LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Është sa patetik aq edhe qesharak”/ Olli “kryqëzon” Ramën, mesazhi për qytetarët

27 Gusht 2020, 12:55, Politikë CNA
“Është sa patetik aq edhe qesharak”/ Olli

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Olli ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, në lidhje me çështjen e kufirit detar me Greqinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Olli shkruan se Rama është sa patetik aq edhe qesharak.

?Ky kokëministri ynë dhe kur merr mundimin të sqarojë një çështje kaq delikate si çështja e kufijve detarë, e bën në mënyrën më harbute sa nuk ka ku të shkojë.

Deklarata e tij reflekton një bezdisje të paparë a thua se nuk ka lidhje me të dhe i është prishur kaq shumë humori sa nuk ka ku të të shkojë!

Helbete, kohë pushimesh! Për më tepër, me deklamimi se ai dhe Partia që ai drejton nuk bëjnë gabime të tilla është sa patetik aq edhe qesharak. Në fakt, ai, pa dashje, ka dëshmuar një realitet të hidhur të partisë shtet që ka akaparuar gjithë pushtetet. ?-shkruan Olli.

Më tej, ai thekson se shqiptarët presin shpjegime dhe qëndrime nga kryeministri i vendit dhe jo nga kryetari i njërës apo tjetrës parti. Por, sipas tij, autokracia e kamufluar me zor, del zbuluar nga subkoshienca, që as ai nuk mund fshehë apo të bëjë përjashtim nga ky fakt.

Më tej, ai ironizon Ramën, ndërsa shkruan se ?Të nderuar shqiptarë, ju lutem, përfshij edhe veten time, mos i kërkoni më llogari kaq pa takt liderit tonë se na bezdiset dhe na i prishet humori. Duhet të lutemi se ai po na bën nder që po na udhëheq nga fitorja në fitorje, duke u lodhur e stërmunduar kaq shumë sa nuk mund ta imagjinojmë…. E për më tepër, mos e bezdisni në kohë pushimesh se po nxehet keq dhe e dorëzon detyrën e mjerë ne pastaj….. Do mbetemi “jetimë”, si fëmijë në terrin e natës…. Ju lutem kujdes për herë të tjera…. ?/ CNA.al

Lajmet e fundit nga