Connect with Us

“Deklaratat për detin të papranueshme”/ Lëvizja Vetëvendosje thirrje Ramës dhe ekspertëve

Politikë

“Deklaratat për detin të papranueshme”/ Lëvizja Vetëvendosje thirrje Ramës dhe ekspertëve

Publikuar

-

VV: Ndryshimet kushtetuese deformojnë vullnetin e qytetarëve

“Transparencë e qëndrim të prerë, në mbrojtje të integritetit territorial detar shqiptar!”

Këtë kërkon Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri, teksa komenton deklaratat e kryeministrit grek për zgjerimin e territorit detar me 12 milje. Lëvizja Vetëvendosje i cilëson këto deklarata të papranueshme dhe jo të rastësishme.

Sipas saj, një deklaratë e tillë nuk mund të mos shkaktojë shqetësime për qytetarët e Shqipërisë.

“Deklarata e Micotaqisit për zgjerimin e Greqisë në Jon i hap rrugë aludimit se ose tashmë ekziston një draft marrëveshje a papublikuar mes Shqipërisë dhe Greqisë, ose Greqia po vepron njëanshëm, duke cenuar integritetin e territorit shqiptar dhe të drejtat që i takojnë Shqipërisë në Zonën Ekskluzive Ekonomike (ZEE) në Detin Jon.

Kryeministri e Ministri i Jashtëm Rama, po dje ka këshilluar publikisht qytetarët që para se të shprehen mbi këtë çështje të ndjekin radhën në vijim “…ulu lexo, rri degjo, informohu e pastaj shprehu…”. Si duket ai mendon se qytetarët nuk janë të Shqipërisë, por të OSBE-së, dhe e shohin deklaratën greke nga larg, si neutralë. Radha e veprimeve që propozon Edi Rama është e pamundur të ndiqet, pa bërë qeveria një herë transparencë mbi negociatat dhe mbi këtë çështje”, shpreh VV në Shqipëri.

Më tej thuhet se: “Në vitin 2010, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e shpalli antikushtetuese marrëveshjen Shqipëri-Greqi të vitit 2009, e cila përmes mangësive serioze në përmbajtje dhe moszbatimit të parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare, i kalonte Greqisë pjesë të ujërave territoriale të Shqipërisë si dhe pjesë të zonës ekskluzive ekonomike që i takon Shqipërisë. Të gjithë e kanë të qartë se kjo temë po riaktualizohet tani me ngulm nga pala greke për shkak të tensionit ushtarak Greqi-Turqi të krijuar në Detin Egje për përcaktimin e kufijve detarë dhe të të drejtave të zonave ekonomike. Në një situatë të tillë, do të duhej të ndiqeshin hapat në vijim:

LEXO EDHE:  Video-Kush është i djathti që rraskapiti Ramën

1. Qeveria e Shqipërisë duhet të zbatojë udhërrëfyesin e përcaktuar nga vendimi i vitit 2010 i Gjykatës Kushtetuese, dhe të mos veprojë në kundërshtim me këtë vendim. Madje më mirë të mos veprojë fare, në mungesë të një Gjykate funksionale Kushtetuese.

2. Qeveria e Shqipërisë duhet të sqarojë opinionin ndërkombëtar se interesat e Shqipërisë në Detin Jon nuk do të preken, pavarësisht deklaratave greke dhe cilatdo qofshin arsyet e atyre deklaratave. Njëkohësisht duhet të bëjë transparent për publikun çdo draft marrëveshje të dakordësuar gjatë negociatave Shqipëri-Greqi që kanë rinisur prej vitit 2018.

3. Marrë parasysh tensionet në Detin Egje për kufijtë detarë Greqi-Turqi, qeveria e Shqipërisë nuk duhet të nxitohet për një marrëveshje të re me Greqinë, duke marrë kosto prej konfliktit mes Greqisë dhe Turqisë. Një marrëveshje e nxituar në një situatë ndërkombëtare konfliktuale do të lexohej, në mënyrë të padobishme, si rreshtim në njërin apo tjetrin krah”.

Vetëvendosja i bën thirrje qeverisë të mbajë qëndrim korrekt kombëtar mbi këtë çështje, të heqë dorë nga komunikimi evaziv dhe i intepretueshëm. Gjithashtu i bën thirrje të gjithë ekspertëve që kanë folur kundër marrëveshjes së vitit 2009 të mos heshtin sot, por të kërkojnë me ngulm të vërtetën, të demaskojnë çdo shkelje të mundshme dhe të vendosen në mbrojtje të integritetit territorial detar të Shqipërisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Konflikti Palestinë-Izarel/ Ironizon Spahiu: Jemi popull pa ‘shtyllë kurrizore’

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu/ “Shqipëria Fiton” nëse votohet Amerika, dhe jo Monika

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar mes Palestinës dhe Izraelit.

Spahiu shprehet se ne jemi një popull pa ‘shtyllë kurrizore’. Ai shton se partitë politike në vendin tonë kanë zgjedhur të heshtin në lidhje me këtë konflikt.

“Në shekuj kombi ynë ka qenë i ndarë dhe pa vizion partneriteti historik: Brenda një shekulli kemi ndërruar 30 popuj miq, dhe i kemi bërë armiq: Turqit, grekët, italianët, serbët, Jugo-sllavët, kubanezët, Vietnamezët, rusët, kinezët, amerikanët, gjermanët, francezët… Së fundmi për turpin tonë jemi ndarë si popull në dysh:

– Tifoza pro Palestinës

– Tifoza pro Izraelit

Thjesht tregojmë mediokritetin dhe mungesën e një shtylle kurrizore si komb i pa përcaktuar për të ardhmen tonë. Jo vetēm kaq por dy shtetet shqiptare dhe 200 partitë politike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi kanë zgjedhur heshtjen”, shkruan Spahiu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kush mund të drejtojë PD nëse largohet Basha?/ Arben Imami: Do bëjmë gati kandidatin

Publikuar

-

Nga

Kush mund të drejtojë PD nëse largohet Basha?/ Arben Imami: Do bëjmë gati kandidatin

Ish-deputeti Arben Imami, është pyetur se kush mund të jetë kryetari i PD-së nëse Lulzim Basha jep dorëheqjen.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Imami tha se “Grupi për PD” është duke zgjedhur dhe bërë gati një kandidat për postin e kreut të PD-së.

Ai deklaroi se drejtimin e PD-së mund ta bëjë më mirë edhe një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD.

“Nuk janë hapur zgjedhjet. Ne si grup, “Grupi për PD” meqënëse ka një kohezion të mjaftueshëm pikëpamjesh dhe marrëdhëniesh besoj se do arrijmë të nxjerrim 1 ose më shumë kandidat që zgjedhjet e ardhshme në parti. Do ta bëjmë gati kandidatin, absolutisht jo s’mund të them që jam unë. Një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD, mund ta bëjë më mirë se Basha që ka provuar që nuk e bën dot”, theksoi Imami pa dhënë asnjë emër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Publikuar

-

Nga

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Ish-deputeti i PD-së Arben Imami, nuk i ka kursyer kritikat për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, pasi humbi zgjedhjet parlamentare me rezultat të thellë.

Imami ka bërë një krahasim të shkurtër me ish-kryeministrin dhe ish-liderin historik të PD-së Sali Berisha, ku deklaroi se këtë të fundit pavarësisht se e sulmonin, edhe e donin.

Ai tha se e kundërta ndodh me Bashën, për të cilin theksoi se po tallen me të se nuk fiton dot kundrejt kryeministrit Edi Rama.

LEXO EDHE:  Rama në Korçë/Nis takimi me të rinjtë

LEXO EDHE:  Rama në Korçë/Nis takimi me të rinjtë

“Berishën e sulmonin, nuk  kanë lënë fjalë pa i thënë, e urrenin shumë, por e donin shumë. Problemi është që këtë nuk e urren njeri, me këtë tallen. Nuk fiton dot. Unë e kam ditur para 2 vjetësh”, nënvizoi ish-deputeti në emisionin “Zonë e Lirë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE