Connect with Us

“Asnjë frikë për detin”/ Paralajmëron Ngjela: Është shumë e afërt dita kur…

Politikë

“Asnjë frikë për detin”/ Paralajmëron Ngjela: Është shumë e afërt dita kur…

Publikuar

-

“Të gjithë kryeministrat shqiptarë kanë shitur interesin kombëtar”/ Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar mëngjesin e sotëm lidhur me çështjen e detit, pas deklaratës së kryeminisrit grek Kyriakos Mitsotakis.

Ngjela deklaron se shqiptarët nuk duhet të kenë asnjë frikë, ndërsa kryeministrin grek e quan fakir që po flet si pushtues i territorit shqiptar në Detin Jon.

Sipas tij, Shqipëria nuk ka asnjë rrezik ta humbë territor në Detin Jon, pasi thekson se Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar tani marrëveshjen e 2013-ës.

“Për Detin Jon. Asnjë frikë nuk duhet të kenë shqiptarët. Po, pse po flet kryeministri grek si pushtues i territorit shqiptar në Detin Jon?

Mos ia vini re, ai tani është një fakir. Ne, këndej nga Tirana, i themi sjelljes së tij: kërcen prifti nga belaje; sepse ka frikë. Ai kuptohet se tani ka shqetësim frike nga Erdogani dhe fregatat e anijet e rënda luftarake të Turqisë, prandaj mendon se po kërcënon me Shqipërinë. Asnjë rrezik nuk ka Shqipëria për të humbur territorin e saj në Detin Jon.

Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar tani marrëveshjen prej hajduti, për shitjen e kufirit shqiptar në Detin Jon, që bëri në vitin 2013 korrupsioni i lartë shtetëror. Sot nuk ka forcë që ta prishë atë vendim, se kompetenca e vendosjes, sipas kushtetutës, është Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë.

Në të njëjtën kohë, duhet vënë në dukje se, qeverisë shqiptare ia kërkoi këtë me ngulm dhe me forcë politika e lartë amerikane: ajo kërkoi me forcë prishjen e marrëveshjes së detit Shqipëri -Greqi me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, marrëveshje nuk ka më, dhe të korruptuarit e qeverisë së atëhershme shqiptare kanë ulur veshët e po rrinë me frikë, sepse SPAK duhet të fillojë procesin penal”, shkruan ai në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Paralajmëron Tomorr Alizoti/ Negociatat me BE-në do të hapen për mëshirë

Avokati paralajmëron se Greqia nuk ka për ta marrë detin dhe se dita e Shqipërisë për të tërësinë e plotë territoriale për Korfuzin, Çamërinë dhe Epirin, është shumë e afërt.

“Unë jam në dijeni të plotë të kësaj çështjeje, se kërkesën për Gjykatën Kushtetuese e kam firmosur vetë. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi me nëntë vota pro dhe asnjë kundër marrëveshjen korruptive të Detit Jon. Grekët janë genocidistë, sharlatanë, antishqiptarë shekullorë dhe pushtues territoresh të gjera shqiptare.

Por, Detin Jon nuk na i marrin dot, siç na kanë pushtuar Korfuzin, Çamërinë dhe Epirin, nga Preveza e deri në Janinë. Gjithsesi, dardha e ka bishtin mbrapa, dhe kjo e sotmja është historia e Arbërisë që po rivjen. Nuk do të jetë e largët koha për ta fituar tërësinë e plotë territoriale e drejta arbërore. Madje, është shumë e afërt. Keni për ta parë…”, nënvizon Ngjela./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rindërtimi/ Gazment Bardhi nxjerrr bllof Ramën: Koha e mashtrimeve të tij ka mbaruar

Publikuar

-

Nga

Votat e administratës, PD nis monitorimin/ Zbulohen porositë e Bardhit për degët

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe bilancit të këtij të fundit për rindërtimin në durrës.

Bardhi e cilëson rindërtimin si një ndër dështimet më të mëdha të qeverisë Rama, ndërsa thekson se nuk janë mbajtur pretimet.

Demokrati ka publikuar një video me deklaratat e kryeministrit dhe paralajmëron se Koha e Ramës dhe mashtrimeve të tij ka mbaruar .

Procesi i rindërtimit pas tërmetit është një nga dështimet e mëdha të Edi Ramës. Bilanci i tij një vjeçar është shumë premtime, fare pak punë.

Më konkretisht:

Premtoi se deri në dhjetor familjet do të futeshin në shtëpitë e tyre. Per 1 vit, ka ndërtuar vetëm 2.6% të shtëpive.

Premtoi se në shtator nxënësit do të kishin shkollat e reja dhe qytetarët spitale të reja. Pas një viti, ka ndërtuar vetëm 3% të shkollave të premtuara dhe zero spitale.

Bilanci 1 vjeçar pas tërmetit i Edi Ramës është zero pallate të reja të ndërtuara.

Edi Rama ka arritur vetëm një objektiv me rindërtimin. U ka dhënë klientëve të vet shumicën e fondit për rindërtimit. Vetëm Safet Gjicit i ka dhënë 35 milionë euro me një dorë.

Koha e Edi Ramës dhe mashtrimeve të tij ka mbaruar! Është koha të kemi një qeveri që punon për qytetarët!”, shkruan Bardhi krahas videos./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi: I besoj vaksinës anti-Covid, jam pro saj

Publikuar

-

Nga

Kryemadhi: I besoj vaksinës anti-Covid, jam pro saj

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, është pyetur mbrëmjen e sotme nëse i beson vaksinës anti-Covid, ndonëse ajo ka deklaruar se nuk ka besim te virusi.

Kryemadhi tha se e beson dhe është pro saj, ndërsa inkuroi të gjithë qytetarët që ta bëjnë.

Ajo theksoi në emsionin “Zonë e Lirë” se në momentin që vaksinat licensohen, nuk janë më marketing dhe sipas saj nuk përfitohet në kurriz të njerëzve.

Unë i besoj shkencës së mjekësisë dhe i besoj institucioneve, siç është FDA në SHBA dhe agjencisë për licencimin e vaksinave, agjencia europiane. Sigurisht që i besoj vaksinës, unë kur bëj thirrje për të bërë vaksinën për kancerin e qafës së mitrës, normalisht jam pro vaksinës dhe kundër bizneseve që duan të përfitojnë në kurriz të njerëzve.

Unë tashmë e kam një pak problem, pasi jam asimptomatike, sepse vaksinat janë problematike për asmiptomatikët, dhe unë e kam kaluar Covid-in si asimptomatike. Asnjë gjë nuk është. Në momentin që këto vaksina licensohen dhe nuk janë në kuadrin e marketingut, sepse që kur është regjistruar patenta e vaksinës, 4 vite para se të vinte koronavirusi”, nënvizoi Kryemadhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi leksion Ramës/ Një karantinë e dytë do ishte fatale, ja si mund të shmanget

Publikuar

-

Nga

Kryemadhi leksion Ramës/ Një karantinë e dytë do ishte fatale, ja si mund të shmanget

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se është kundër një karantine të dytë.

Ajo tha në emisionin ‘Zonë e Lirë’se Shqipëria është e dërrmuar nga karantina e parë dhe një karantinë e dytë do të ishtë fatale.

Mendoj që jemi të dërrmuar nga karantina e parë, jemi të dërrmuar ekonomikisht, jemi të dërrmuar psikologjikisht, jemi të dërrmuar në shëndetin mendor dhe një karantinë e dytë do të ishte fatale për ekonominë, për biznesin, për arsimin e për çdo gjë tjetër. Por mendoj që duhet të karantinojmë ata që janë të paaftë për të menaxhuar këtë situatë problematike që po kalon sot Shqipëria, por jo vetëm Shqipëria, por e theksoj për shkak të keq menaxhimit”, u shpreh ajo.

Sipas saj, zgjidhja për të shmangur karantinën e dytë është rritja e testimeve.

Karantina eliminohet totalisht nëse kemi testime në masë të të gjithë popullatës. Sepse sot është bërë një tender për të marrë gjasme disa mjete anti covid, nuk ka shpallur fituesin Ministria e Shëndetësisë, Kryeministria ka shpallur të trembëdhjetin, që është 3 herë më i shtrenjtë se ai që ka fituar tenderin për maska, dorashka e gjëra të tjera.

Kur ndërkohë këto para që s’janë gjë tjetër veçse një tender sekret që trefishohet buxheti i tij, këto para mund të ishin marrë për tamponë që të bëhej testim masiv  i popullatës, në mënyrë të tillë për të eliminuar një karantinë të dytë, e cila do të shkatërronte dhe do të dërrmonte ekonominë shqiptare, do të humbnim vende pune, do të largoheshin shqiptarët tashmë jo me avion, por nga kufiri”, nënvizoi Kryemadhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE