Politikë
Zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi/ Berisha thirrje bashkatdhetarëve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një thirrje për bashkëatdhetarët që jetojnë në Malin e Zi.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha deklaron se të gjithë shqiptarët duhet të dalin masivisht në zgjedhje dhe të votojnë për kandidatët shqiptarë.
“Mali i Zi në zgjedhje parlamentare! Miq, Mali i Zi me datën 30 gusht zhvillon zgjedhjet parlamentare. Me këtë rast le t’ju drejtojmë një mesazh miqësor të gjithë shqiptarëve qytetarë të Malit të Zi, kudo që ndodhen, të dalin masivisht në zgjedhje dhe të votojnë për kandidatët shqiptarë për konsolidimin e pavarësisë dhe integrimin në BE të vendit të tyre. sb”, shkruan ish-kryeministri./ CNA.al