LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

OFL zbarkon në Elbasan, Tiranë dhe Durrës/ I kërkon të deklarojnë pasurinë 6 trafikantëve

26 Gusht 2020, 10:03, Politikë CNA
OFL zbarkon në Elbasan, Tiranë dhe Durrës/ I kërkon të

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

? Eldi Çala, banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale ”Vjedhja me armë”, ”Grupi i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

? Klement Çala, banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale ?Organizata Kriminale? dhe ?Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare?;

? L. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?;

? P. B., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale ?Trafikimi i narkotikëve?;

? D. B., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?;

? A. P., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga