LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk më ka ikur mendja”/ Braçe për çështjen e detit: Nuk na kanë pushtuar...

26 Gusht 2020, 18:39, Politikë CNA
“Nuk më ka ikur mendja”/ Braçe për

Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar ndaj deklaratave të qeverisë greke për zgjerimin me 12 milje të ujërave territorialë në detin Jon.

Braçe bën me dije se ka marrë qindra mesazhe nga qytetarët të cilët i kërkojnë llogari. Ai u kërkon të qetësohen pasi askush nuk po i grabit asgjë Shqipërisë.

?Qetesohuni!
Histeria nuk eshte fuqia jone, eshte dobesia jone!

Po u drejtohem ju te gjitheve qe keni mesyre prej oresh ne inbox ketu, facebook, ëhatsapp;
QETESOHUNI!
NUK NA KA PUSHTUAR KUSH E AS PO NA RREMBEN KUSH TOKE, DET!

Nuk u jam pergjigjur deri tani se isha ne pune, ne zone, me njerezit, pra as me ka ikur mendja e as me eshte mekur zeri! Por edhe sepse nuk dua te ushqej histerine qe na ze e ben tape ne te tilla raste!

Toka, deti e gjithcka tjeter qe zoti na fali ne keto ane e qe ligjet nderkombetare e kombetare na garantojne, nuk i mbron histeria, por dija, qetesia, qartesia, ligji, pasioni dhe dashuria per cdo centimeter toke e det te ketij vendi!

Nuk ka kush kohe e deshire ti jape ze asaj qe eshte e padobishme;
Tani na duhet bashkim, unitet, as akuza e as gjyq banal pa prova e fakte qe bejne copash, percajne kete vend e kete popull! Keshtu qe qetesohuni e kujtoni se si kohe me pare ra si antikushtetuese nje marreveshje e nje pushteti te degraduar;
Me qetesi, qartesi e mbeshtetur fort ne ligj! Jemi po te njejtet!?, shkruan Erion Braçe./CNA.al

Lajmet e fundit nga