LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndarja nga jeta e ish-ministrit Kondi/ Gjykata e Lartë mesazh ngushëllimi

26 Gusht 2020, 11:09, Sociale CNA
Ndarja nga jeta e ish-ministrit Kondi/ Gjykata e Lartë mesazh

Gjykata e Lartë ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të Drejtësisë, juristit dhe avokatit Thimjo Kondi.

Gjykata e Lartë kujton se Kondi ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë gjatë viteve 1999 ? 2008.

Gjykata deklaron se ish-ministri ka qenë një nga figurat më të rëndësishme të drejtësisë shqiptare duke dhënë kontributin e tij të shkëlqyer në disa drejtime të së drejtës.

?Z.Thimjo Kondi ka qenë një nga figurat më të rëndësishme të drejtësisë shqiptare duke dhënë kontributin e tij të shkëlqyer në disa drejtime të së drejtës.

Ndarja e tij nga jeta, ka trishtuar shumë bashkëpunëtorë të tij, kolegë e miq, në Gjykatën e Lartë.

Me anë të këtij mesazhi, dëshirojmë të shprehim edhe një herë falenderimet tona si gjykatë për mundësinë që patëm për tu drejtuar nga një jurist i shquar si Thimjo Kondi, njëkohësisht shprehim edhe ngushëllimet e trishtimin për ndarjen e tij nga jeta dhe njerëzit e afërt?, thuhet në reagim./ CNA.al

Lajmet e fundit nga