Connect with Us

“Kryeministri vendosi gurin e themelit”/ Manastirliu dhe Rama inspektojnë punimet në spitalin e ri

Lajme

“Kryeministri vendosi gurin e themelit”/ Manastirliu dhe Rama inspektojnë punimet në spitalin e ri

Publikuar

-

“Kryeministri vendosi gurin e themelit”/ Manastirliu dhe Rama inspektojnë punimet në spitalin e ri

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu se bashkua me kryeministrin Edi Rama kanë inspektuar punimet në spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme në QSUT.

Sipas Manastirliut, po bëhet realitet një ëndërr për shumë breza të mjekëve të nderuar.

“Me Kryeministrin Edi Rama, i cili vendosi gurin e themelit të ndërtimit të spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme në QSUT, gjatë inspektimit të punimeve të spitalit të ri, ku puna ka ecur me ritme shumë të mira, pavarësisht situatës së vështirë të epidemisë së shkaktuar nga #COVID19.
Po bëhet realitet një ëndërr për shumë breza të mjekëve të nderuar, një ndër investimet më të mëdha të shëndetësisë shqiptare në dekadat e fundit”, shkruan Manastirliu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lajme

PET/CT – Për herë të parë në Shqipëri & Rajon, vetëm në Spitalin Hygeia

Publikuar

-

Nga

Departamenti i PET/CT i Spitalit Hygeia Tiranë është vetmi i cili do të operojë për herë të parë në Shqipëri & Rajon duke ofruar superioritet për sa i përket diagnozës dhe trajtimit për kategorinë e pacientëve me kancer. Ky Departament bashkëpunon ngushtësisht me Qendrën e Radioterapisë & Onkologjisë duke organizuar radioterapi individuale për pacientët, kjo për të siguruar trajtim të targetuar me qëllim të ruajë të paprekura (ose t’i prekë sa më pak të jetë e mundur) indet e shëndetshme të pacientit. Pra, të gjithë ata pacientë, të cilët më parë ishin të detyruar të drejtoheshin jashtë vendit për të kryer ekzaminimin me PET/CT, tashmë, këtë ekzaminim, mund ta kryejnë më cilësi dhe çmime konkurruese vetëm pranë Spitalit Hygeia Tiranë.

Ҫfarë është PET/CT?

PET/CT është pajisja që zotëron një ndër teknikat imazherike më bashkëkohore dhe efektive, e cila funksionon duke kombinuar ekzaminimin PET (Tomografi e Emetimit të Pozitroneve) me atë CT (Tomografia e kompjuterizuar), të cilët prodhojnë një imazh të shpejtë të krahasuar me teknologjinë e vjetër tomografike.

Ekzaminimet që realizohen më këtë pajisje shërbejnë për të përcaktuar ndryshimin midis indeve të shëndetshme prej atyre të sëmura. Pra, sajë kësaj teknikologjië të avancuar mjekët arrijnë të marrin informacion të detajuar mbi funksionin & formën e organeve dhe qelizave në organizëm. Kjo pajisje, sajë lëndës radioaktive që aplikohet për realizimin e proçedurës, lëndë kjo që injektohet me Injektor automatik, kjo për të siguruar një dozim të saktë dhe për të evituar çdo lloj gabimi njerëzor, ka një fokus të veçantë në fushën e sëmundjeve onkologjike – si për zbulimin e tumorit ashtu edhe për përcaktimin e shkallës së përhapjes së tij në organizëm dhe vlerësimin e trajtimit, sëmundjeve të zemrës, të trurit  si edhe të dëmtimeve vaskulare apo indeve në organizëm.

LEXO EDHE:  Islami: Misioni i opozitës, largimi i bandës së Ramës

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Berisha publikon fotot: Kjo është vila që po ndërton Rama në Butrint

Në cilat raste rekomandohet ekzaminimi me PET/CT?

Mjekët rekomandojnë ekzaminimin me PET/CT kryesisht në rastet e sëmundjeve:

-Kancer

-Probleme me zemrën

-Ҫrregullime të trurit, përfshirë këtu edhe problemet me sistemin nervor qendror



Avantazhet e ekzaminimit me PET/CT

Ekzaminimi me PET / CT bën të mundur që të arrihen diagnoza më të sakta, hartim i planeve më të targetuara të trajtimit, monitorim më i mirë i zhvillimit të sëmundjes, dhe përkatësisht avantazhet konsistojnë në:

-Avantazhi kryesor siç përmendëm edhe më lart është fakti që sajë kombinimit të dy teknologjive PET & CT të cilët ekzaminojnë dy fusha të ndryshme në të njëjtën kohë bëjnë të mundur që të rritet shumë edhe saktësia diagnostike

-Konfort më i lartë për pacientët duke qenë se është proçedurë joinvazive dhe në të njëjtën kohë e padhimbshme

-Dozim i saktë kjo sajë injektimit të lëndës radioaktive e cila realizohet me Injektor automatik

-Kohë më e shkurtër e ekspozimit të pacientit ndaj rrezatimit. Kjo për faktin se proçedura është e shpejtë, pra më e shkurtër krahasuar me aparaturat e tjera

-Aparatura është ideuar në mënyrë të tilla që siguron ekzaminimin edhe për personat obezë dhe atyre që vuajnë nga klaustrofobia (frika ndaj ambienteve të mbyllyra)

Spitali Hygeia Tiranë

Kontakto: 04 23 90 000./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Tjetërsimi i pronave/ “Jala Investment” hedh poshtë akuzat e Balkanweb

Publikuar

-

Nga

Reagim i shoqërisë “Jala Investment” Sh.p.k ndaj artikullit të publikuar nga “Balkanëeb” me titull “Skandal! Grabitet prona në Jalë. Personat që e legalizuan, lidhën kontratë me familjarët e Damian Gjiknurit për të ndërtuar hotel”

Shoqëria “Jala Investment” shpk i konsideron të pavërteta dhe shpifje pretendimet e artikullit të mësipërm dhe shpreh keqardhje për publikimin e një informacioni të tillë.

Shoqëria “Jala investment” është pronare e ligjshme  e 3 pasurive në fshatin Jalë, Bashkia Himarë dhe po zhvillon një projekt turistik të parin Hotel të standardit me 5 yje në këtë zonë. Pretendimi i artikullit se shoqëria “Jala Investment” ka nënshkruar kontratë sipërmarrjeje me personat e cituar në artikull është plotësisht i pavërtetë.



Shoqëria “Jala investment” ka përfituar 3 pronat objekt zhvillimi më sipër (Pasuritë sipas vërtetimeve hipotekore me numër serial Nr.157, 158 dhe 159 të regjistruara në ASHK Vlorë, ZK. 3844 Jalë, Vuno) si kontribut në kapital nga një nga investitorët, shoqëria AIG sh.p.k . Kjo shoqëri i ka blerë këto prona nga pronarët e ligjshëm duke paguar çmimin e shitblerjes sipas tregut dhe taksat përkatëse.  Pronat janë blerë në vitin 2020 nga shoqëria AIG (ortak i shoqërisë Jala Investment) sipas vertetimeve të pronësisë të lëshuara nga ASHK Vlorë, të lira dhe pa asnjë lloj barre hipotekore mbi to. Prej më shumë se 1 viti prona është zotëruar ligjërisht dhe fizikisht dhe nuk ka patur asnjë lloj pretendimi pronësie nga askush dhe jo më nga pretenduesit e prones në këtë artikull.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Berisha publikon fotot: Kjo është vila që po ndërton Rama në Butrint

LEXO EDHE:  Action Bronson përfundon në spital (Foto)

Shoqëria “Jala Investment” zotërohet nga shoqëria ANDI Shpk dhe AIG shpk. Shoqëria Andi.shpk është shoqëri ndërtuese e mirënjohur, e themeluar që në vitin 1993 në Vlorë dhe me aktivitet të gjërë ndërtues në të gjithë Qarkun e Vlorës dhe jo vetëm. Lidhja që bëhet në artikull mes aktivitetit të kësaj shoqërie dhe personave të tjerë publike është abuzive dhe synon thjesht mediatizimin e qëllimshëm të çështjes duke dëmtuar interesat e kompanisë sonë.

Duke besuar se artikulli spekulativ ka ardhur për shkak të keqinformimit dhe mungesës së të dhënave, shoqëria “Jala Investment” kërkon përgënjështrimin e shkrimit. Në të kundër, jemi të detyruar të ndërmarrim rrugën ligjore civile për mbrojtjen e imazhit të kompanisë dhe zhdëmtim për dëmin e shkaktuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Nga Miron Çako/ Kreshmë të lehta e të na gjejë krishtlindja të ndritshëm

Publikuar

-

Nga

Kisha Orthodhokse në datën 15 nëntor fillon kreshmët e Krishtlindjes. Këto ditë kreshme zgjasin deri në 24 Dhjetor dhe prishen mbas Shërbesës së Liturgjisë Hyjnore të të kremtes që celebrohet  pasi ka dalë ylli i mëngjesit ( afërdita ) në 25 Dhjetor.

Festa e Lindjes trupore të Zotit tonë Jisu Krisht përbën festën e dytë më të madhe Zotërore të kremtores së krishterë, prandaj edhe periudha e dytë më e gjerë e kreshmës pas Kreshmës së Madhe të Pashkës është Kreshma e Krishtlindjeve, e njohur në gjuhën e popullit orthdodhoks edhe si “40 ditëshi”.

Kreshma e Krishtlindjes është një kreshëm 40 ditore relativisht e lehtë, sepse përveç të mërkurave edhe të premteve që janë ditë asketike sipas kanoneve kishtare lejohet në ditët e tjera të konsumohet vaji, verë edhe peshk deri në datë 17 dhjetor(Shën Danieli), mbas kësaj date kreshma bëhet më e fortë asketike dhe nuk lejohet më peshku, por vetëm vaji e vera deri në Krishtlindje.

Historiku i Kreshmës së Krishtlindjes

Deri në shekullin e IV Krishtlindja ishte një e kremte që festohej bashkë me Epifaninë e Zotit (Ujin e Bekuar) 6 Janar, si një nga festat e mëdha të shfaqes së Perëndisë në tokë në formën njerëzore si Mesia (Krishti) i Izraelit.

Krishtlindja filloj të festohej nga Kisha Apostolike në 25 dhjetor mbas shekullit të IV , për të kundërbalancuar festivalin pagan të “Diellit  të Pamposhtur”. Kjo ditë u vendos  nga Kisha në mënyrë të ndërgjeshme, si një orvatje petagogjike që njerëzit në Perandorinë Romake që mbas Ediktit të Mediaolanit 313 kishin  liri të besonin në fenë e re të krishterë, të kishin mundësi të shkëputeshin përfundimisht nga paganizmi edhe të adhuronin denjësisht  Zotin Jisu Krisht: “Diellin e vërtet të Drejtësisë “( Malakia 4-2) dhe “Dritën e botës” që askush nga njerëzit të mos mbesë në errësirën e padijes dhe mëkatit .(Jaoni 12 -46)

Për kremtimin e Krishtlindjes në 25 Dhjetor kemi dëshmi nga Etërit e shekullit të IV si Shën Ambrozi dhe Shën Agustini. Shën Joan Gojarti, i cili na flet i pari për festën e Krishtlindjeve, e quan atë: “Nënë  të të gjitha festave”.

Për kreshmën para Krishtlindjeve dëshmitë e para historike që kemi shfaqen në shekullin e V në Perëndim dhe në të VI në Lindje. Nga shkrimtarët lindorë për këtë kreshmë flasin Anastas Sinaiti, Patriarku i Kostandinopojës Niqifor Pohuesi, Shën Theodhor Studiti, si edhe Patriarku i Antiokisë Theodhor Valsamon.

Në fillim kreshma zgjaste për një periudhë të shkrutër kohore një javë që quhej “shtatëditëshi”.

Përfundimisht me formën që kemi sot Kreshmët e Krishtlindjes 40 ditëshe janë vendosur kanonikisht për të gjithë kishën Apostolike Katholike Orthodhokse në shekullin e 11 në vitin 1666, në kohën e perandorit të lindjes Emanuel edhe Patriarkut Ekumenik të Kostandinopojës Luka.

Të gjithë besimtarët e lindjes  u urdhëruan që të mbajnë kreshmimin  40 ditësh  si përgatitje për të kremtuar sa më denjësisht Lindjen e Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krishtit.

Që nga ajo kohë ky rregull ëshët pranur dhe kryet nga të gjithë Kisha Orthodhokse në botë sipas kalendarëve të ndryshëm që Kisha Ortdhokse përdorë ai Julian (hënor) ku kreshma e Krishtlindje fillon 28 nëntor dhe mbyllet në 5 janar dhe ai Gregorian (diellor) ku kreshma fillon në 15 nëntor edhe mbyllet në 24 dhjetor.

Kreshmën e Krishtlindjeve e quanin edhe të “Shën Filipit”, sepse fillon menjëherë pas kujtimit të Apostullit Filip në 14 nëntor, kurse në perëndim të “Shën Martinit” që festohet në 14 nëntor në Kishën e Perëndimit.

Ku e mbështet Kisha Orthodhokse praktikimin e kreshmës edhe para Krishtlindjes?

Kisha Orthodhkse si trupi i Krishtit në tokë, mbështet  kreshmimin si përpjekjen asketike në ndihmën që kreshma jep për një adhurimin  sa më të denjë të Perëndisë Triadik, në Shkrimin e Shenjtë dhe Traditën e Shenjtë.

Në Bibël për agjërimin, kreshmën flitet si në librat e Zanafillës, Eksodit, I Mbretërve, Profetit Isaia, Profetit  Joel, Profeti Daniel, tek Ungjijtë dhe Letrat e Apostujve.

Më konkretisht kreshma si konsumim i ushqimit bimor e ka fillesën që sapo u krijua njeriu prej dheut (Zanafilla 2-7) dhe u vendosi në kopshtin e Edenit: Zoti Perëndi e vendosi njeriun në një kopësht, në lindje që u quajt Eden dhe i  dha për ushqim :“Barin e fushës që lëshon farë mbi sipërfaqen e mbarë tokës dhe çdo pemë që ka fruta dhe që përmbajnë farë, kjo do të jetë për ushqim” (Zanafilla. 1:29)

Po ashtu kreshma si një regull hyjnor vetpërmbajtje për të ushtruar lirinë, për të treguar bindje ndaj Zotit dhe  për të përparuar në virtyt, e ka fillesën tek urdhërimi i parë që u dha njerëzve: “Ha nga gjithë pemët e kopshtit, por mos ha nga pema e njohjes së të mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj ke për të vdekur me siguri” (Zanafilla. 2:16-17)

Këtë urdhërim kreshmor fatkeqësisht njeriu nuk e mbajti, sepse i gënjyer nga djalli që u fut te gjarpri dhe e nxiti njeriun të hajë ushqimin e ndaluar duke e tunduar se do bëhej i pavdekshëm si Perëndia, ai hëngri frutin e ndaluar dhe prishi ligjin e kreshmës:” Atëherë gjarpri i tha gruas: “Ju s’keni për të vdekur aspak; por Perëndia e di që ditën që do t’i hani, sytë tuaj do të hapen dhe do të jeni në gjendje si Perëndia të njihni të mirën dhe të keqen”. Dhe gruaja pa që pema ishte e mirë për t’u ngrënë, që ishte e këndshme për sytë dhe që pema ishte e dëshirueshme për ta bërë të zgjuar dikë; dhe ajo mori nga fruti i saj, e hëngri dhe i dha edhe burrit të saj që ishte me të, dhe hëngri edhe ai.(Zanafilla 3 4-6)

Këtu fillon mëkati edhe tragjedia njerëzore, sepse thjesht në çift njeriu neglizhoj urdhërin hyjnor të kreshmës, që nuk e bëri të pavdekshëm si i premtoj satanai, por  njeriu u bë rob  i djallit, i mishit dhe vdiq sipas gjykimit të drejtë të Zotit :”sepse ti je pluhur dhe në pluhur do të rikthehesh”.(Zanafilla 3-19)

Prandaj kreshma e mohuar nga çifti i parë, më pas u bë praktik e detyrueshme asketike që njerëzit të mund ta shikonin dhe të bashkoheshin me Perëndinë edhe të hynin përsëri në Parajsën nga ku u përjashtuan.(Zanafilla 3-24)

Kështu në Shkrimin e Shenjtë kemi raste të regjistruar për agjërimin dhe kreshmim që mbajtën shumë njerëz të zgjellur nga Perëndia, si  mbajti profeti Moisi  para se të merrte nga Zoti X portositë në dy rasa guri :“Kështu Moisiu mbeti aty me Zotin 40 ditë e 40 netë, nuk hëngri bukë, as piu ujë dhe Zoti shkroi mbi pllaka fjalët e besëlidhjes(10 urdhërimet)” (Eksodi. 34:29)

Po ashtu dhe profeti Ilia agjëroi me fuqinë e Zotit 40 ditë  para se të fliste me Zotin në malin Horeb: “Engjëlli i Zotit u kthye për herë të dytë, e preku dhe i tha: Çohu dhe ha sepse rruga është tepër e gjatë për ty. Ai u ngrit dhe piu dhe pastaj me forcën që i dha ai ushqim, eci 40 ditë e 40 netë derisa arriti në Malin e Perëndisë Horeb. (I Mbretërve 19:7-8)



Profetët që agjëruan dhe kreshmuan i nxisnin judejntë për agjërim edhe kreshmim: “Shpallni një agjërim, thërrisni një kuvend solemn, mblidhni pleq dhe tërë banorët e vendit në shtëpinë e Zotit, Perëndisë suaj dhe klithini Zotit. Prandaj tani thotë Zoti kthehuni te Unë me gjithë zemrën tuaj, me agjërime, me lot dhe me vajtime. I bini borisë në Sion, shpallni një agjërim, thërrisni një kuvend solemn, mblidhni popullin, shenjtëroni kuvendin, mblidhni pleqtë, mblidhni fëmijët dhe foshnjat e gjirit.Të dalë dhëndri nga dhoma e tij dhe nusja nga dhoma e saj e nusërores, midis portikut dhe altarit le të qajnë priftërinjtë, shërbyesit e Zotit le të thonë: “Fale o Zot popullin tënd dhe mos ia lër trashëgiminë tënde turpit apo nënshtrimit nga ana e kombeve sepse do të thonë midis popujve: Ku është Perëndia i tyre” (Joeli 1:14. 2:12, 15, 16, 17).

Vetë Zoti Jisu Krisht, Biri dhe Fjala i Perëndisë  kur erdhi në tokë si njeri , para se të përballej me djallin në shkretëtirë, mbajti agjërim 40 ditë në shkretëtirën e Judesë:“Edhe Jisui plot me Frymën e Shenjtë u kthye nga Jordani dhe fryma e çoi në shkretëtirë ku për 40 ditë u tundua nga djalli. Gjatë atyre ditëve ai nuk hëngri asgjë dhe kur ato kaluan në fund e mori uria”(Luka 4:1-2).

LEXO EDHE:  Vasili “masakron” Ramën/ Çfarë thoshte dje dhe sot për Metën e Nishanin

LEXO EDHE:  Pas komplikacioneve nga fruthi, ndërron jetë foshnja 7 muajshe në Pediatrinë e QSUT  

Krishti , si Adamin i dytë (1 Korintasve 15 -45-49) duke  agjëruar në shkretëtirë e mundi tundimin që djalli i bëri Adamit të parë në Eden.(Zanafilla 2 16-17): Dhe djalli i tha: ”Nëse je Biri i Perëndisë, i thuaj këtij guri të bëhet bukë”. Por Jezusi u përgjigj duke thënë: ”Është shkruar: “Njeriu nuk do të rrojë vetëm me bukë, por me çdo fjalë të Perëndisë”

Zoti na tregoi me shembullin dhe mësimet se si mund të çlirohemi nga tundimi dhe ndikimi i djallit: “Ky lloj demoni nuk del veçse nëpërmjet lutjes dhe agjërimit” (Math. 17:21)

Apostull Pavli na këshillon që kreshma nuk është vetëm ushtrim asketizmi për nga ushqimi por edhe nga epshi që u shfaq tek njeriu mbasi ata hëngrën frutin e ndaluar(Zanafilla 3- 7 ). Ai u thotë të krishterëve: “Mos ia privoni njëri-tjetrit përveçse jeni marrë vesh për një farë kohe që t’i kushtoheni agjërimit dhe lutjes dhe bashkohuni përsëri që të mos ju tundojë satanai për shkak të mospërmbajtjes suaj” (I Korintasve. 7:5)

Kanoni 69 i apostujve thotë: “Një klerik që nuk kreshmon 40 ditët e kreshmës, ose të mërkurën dhe të premten, vetëm në rast sëmundje ç’hirotoniset. Një laik aforizohet, nxiret jashtë kungimit”

Këto rregulla kreshmor nuk janë “barrë e rëndë për t’u mbajtur”(Luka 11:46) as si një qëllim në vetvete, por si një mjet për një përsosje shpirtërore për të arritur në dashuri për Zotin dhe për të afërmin duke plotësuar gjithë Ligjin, ashtu siç e përmblolli Zoti Jisu Krisht: “Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë forcën tënde dhe me gjithë mendjen tënde, edhe të afërmin tënd porsi vetveten”.(Luka 10-27)

Krishtlindja është festë e gëzuar që na tregon dashurinë e Perëndisë për njeriun edhe botën : “Dhe Jezusi i tha: “Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde”. Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi. Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten”. Nga këto dy urdhërime varet i tërë ligji dhe profetët”. (Mateu 22:37-40 )

Prandaj që dikush në liri dëshiron ta pranojmë këtë dashuri të Perëndisë në Krishtin, duhet ta pastrojë zemrën që është e ndyrë me mëkate dhe pasione, ashtu si Zoti e tha: “Por gjërat që dalin nga goja, dalin nga zemra; dhe ato ndotin njeriun. Sepse nga zemra dalin mendimet e mbrapshta, vrasjet, shkeljet e kurorës; kurvëria, vjedhjet, dëshmitë e rreme, blasfemitë.(Mateu 15-19)

Edhe Apostull Pavli, “goja e Krishtit”, na mëson po të njëjtat gjëra: “Dhe veprat e mishit janë të zbuluara dhe janë: kurorëshkelja, kurvëria, ndyrësia, shthurja,idhujtaria, magjia, armiqësimi, grindjet, xhelozitë, mëritë, zënkat, përçarjet, tarafet, smira, vrasjet, të dehurit, grykësia dhe gjëra të ngjashme me këto, për të cilat po ju paralajmëroj, si kurse ju thashë edhe më parë, se ata që i bëjnë këto gjëra nuk do të trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë.(Galatasve 5 19-21)

Prandaj që ne të mund të pastrojmë veten  nga këto mëkate mishore që e kanë zanafillën tek mosvetëpërmbajtja nga ushqimi i tepërt dhe epshi, duhet patjetër të nisim të kreshmojmë të pendohemi të rrëfehemi dhe kështu të pastrohemi shpirtërisht dhe trupërisht gjatë këtyre ditëve, që të bëhemi gati për festën e Krishtlindjes dhe të zbukurojmë veten si tempullin e Perëndisë (1 Korintasve 3-16)  me hiret e Shpirtit të Shenjtë që janë: “dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli. Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj.( Galatasve 2-22-23)

Duke filluar të mbajmë kreshmën që fillon nga goja, domethënë nga shija dhe kaloritë që i jepim trupit, trupi ynë fillon dobësohet të përulet dhe automatikisht  ngrihet shpitrti ashtu si në një lavjerës kur njëri ulet ngrihet tjetri.

Po ashtu edhe instiktet e tona mishore që marin fuqi nga ushqime shtazore qetësohen dhe çlirohen më pas dëshirat, ndjenjat, mendimet, të cilat janë shpirtërore dhe këto kërkojnë të drejtohen drejt Zotit në etje dhe dëshirë për Jisu Krishtin që tha: “Unë jam buka e jetës. Ai që vjen pas meje nuk do të ketë uri dhe kush do të më besojë mua nuk do të ketë etje kurrë”. (Joani. 6:35)

Prandaj pa kreshmim është e pamundur t’i afrohesh Zotit dhe të bësh një jetë shpirtërore.

Të dashur të krishterë orthodhoks duhet të përgatisim veten për 40 ditë duke kreshmuar sipas rregullit kishtar që të presim Birin e Perëndis Zotin Jisu Krishtin që të lindë në zemrat tona, ashtu si lindi 2021 vjet përpara në shpellën e Betlehemit, siç na thotë edhe urata para Kungimit Hyjnor e Shën Joan Gojartit:

“O Zot, Perëndia im, e di që nuk jam i denjë, as i aftë që të hysh nën mbulesën e shtëpisë së shpirtit tim, sepse është e shkretë dhe e rënë dhe s’gjen te unë vend të denjë për të ulur kryet. Por, siç e ule veten së larti për ne, ule dhe tani në përuljen time. Dhe siç denjove të shtrihesh në shpellë dhe në grazhd të kafshëve, denjo të hysh dhe në grazhdin e shpirtit tim të paarsyeshëm dhe trupit tim të njollosur…Prandaj të lutem Ty, të vetmit të shenjtë, o Zot, shenjtëroma shpirtin dhe trupin, mendjen dhe zemrën dhe gjithë mendimet e mia, përtëritmë krejt, rrënjos në gjymtyrët e mia frikën tënde dhe bëje që të mos zhduket nga unë shenjtërimi yt. Dhe ji për mua ndihmës dhe përkrahës duke ma drejtuar jetën në paqe dhe duke më bërë të denjë të qëndroj bashkë me shenjtorët nga e djathta jote, me ndërmjeti met dhe uratat e Mëmës sate të tërëkulluar dhe të meshëtarëve të Tu pa trup e të kulluar që të shërbejnë, si dhe të gjithë Shenjtorëve që të kanë pëlqyer prej jete. Amin.”

Për ne të krishterët orthodhoks Kungata Hyjnore kur merret mbas një kreshmimi dhe argjërimi strikt është  një Krishtlindje dhe bashkimi më i lartë me Zotin, që sipas Shën Nikolla Kavasilas: “nuk mund të shkohet më lart se kjo”, prandaj gjithë qëllimi i kreshmës është që të bëhemi të denjë që për Krishjtlindje të marim pjesë në të Kremten e Krishtlindjes dhe në Liturgjinë Hyjnore që kulmon me Kungimin Hyjnor.

Bota sekulariste e ka kthyer Krishtlindjen në një festë komerciale, dmth Krishtlindje pa Krishtin, një festë për barkun, epshet, dhuratat dhe kënaqësitë e tyre mëkatare, ashtu siç thuhet: “Perëndia i tyre do të jetë stomaku i tyre.” (Filipianëve 3.19) .

Zoti na rujt nga një gjendje e tillë mjerane dhe e dënueshme që vjen nga injorimi apo mosmbajtja e kreshmës para Krishtlindjes dhe të gjithë kishërimit.

Nqs jemi të krishterë dhe duam të pregatitemi për të kremtuar Krishtlindjet me Krishtin duhet pa tjetër të kreshmojmë sipas kanoneve kishtare në bashkëpunim me atin rëfyes për të kryqëzuar mishin mëkatar dhe pasionet që ushqehen nga lakmia, sepse: “Ata që janë të Krishtit e kanë kryqëzuar mishin bashkë me pasionet dhe lakmitë të tij.(Galatasve 5-24)

Prandaj le ta pregatisim veten për të festuar Krishtlindje jo me drita artificiale , bredha edhe zbukurime pagane por me kreshëm, lutje, pendim rrëfim ,me vepra bamirësie dashuria ndaj të afërmit, që atë ditë të madhe të Krishtlindjes në 25 dhjetor Krishti të rilindet në zemrën tonë të pastruar dhe të mund të përshëndesim njëri-tjetrin me me plot gojën pa na dënuar ndërgjegjja: “Ja Krisht lindi lavdërojeni atë.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE