LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kalvari i një nëne për të sjellë në jetë foshnjën e saj/ Një ngjarje tronditëse dhe në kufijtë e të pabesueshmes

26 Gusht 2020, 09:07, Denoncim CNA
Kalvari i një nëne për të sjellë në jetë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetarje, e cila tregon një ngjarje tronditëse.

Denoncuesja thotë se dy javë më parë ka sjellë në jetë fëmijën e saj dhe tregon të gjithë kalvarin e vuajtjeve, pasi nuk është pranuar nga spitali, për shkak se dyshohej se ishte prekur nga Covid-19.

?Përshendetje para dy javëve kam lindur. Por jetoj në një fshat dhe vajta në spital për të lindur. Në Librazhd nuk më mbajten pasi s?kishin mjek për të bërë lindjen.

Vajta në Elbasan më mbajtën një natë, më zuri temperatura 37 me dhimbjet e lindjes, me nxori një gjekonologe nga spitali më tha je me Covid. U drejtova për Tiranë, aty më refuzuan. Dy spitalet nuk më mbajten asnjëri. Nga mëngjesi deri në drekë kam ndenjur jashtë dyreve të spitalit duke qarë e bertitur. Nuk më pranonin në spital. Kam marë policinë, mezi më kanë futur, nuk bëhej fjalë të më merrnin në spital. Më në fund hyra në spital për të lindur. Më bënë testin e Covid  dhe doli negativ. Më kanë torturuar. Ky shtet as që do tia dijë. Kam marr punonjësin e shëndetësisë, edhe asnjë përgjigje. Unë nuk dija që smund të lindja në spital. Të refuzojë shteti të marrë përsiper pacientin në atë gjendje. Unë edhe sot që kanë kaluar dy javë jam në gjendje shumë te keqe shpirtërore, pasi jam lutur më futni në spital se jam shumë keq. Ik me thonin lind në Elbasan, kur Elbasani me tha nuk te mbajmë.?-shkruan denoncuesja.

Lajmet e fundit nga