LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Infektohet me Covid-19 zyrtari i policisë në Librazhd/ Konfirmohen pozitivë edhe dy efektivë në Elbasan

26 Gusht 2020, 09:33, Kronika CNA
Infektohet me Covid-19 zyrtari i policisë në Librazhd/ Konfirmohen

Një drejtues i komisariatit të policisë së Librazhdit ka rezultuar i infektuar me Covid-19.

Mësohet se gjithashtu dy raste të tjera me koronavirus janë regjistruar edhe në drejtorinë e policisë së Elbasanit.

Zyrtari i policisë dhe dy efektivët kanë bërë tamponët dhe kanë rezultuar pozitivë.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që në radhët e policisë ka persona të infektuar, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima në këtë drejtori./ CNA.al

Lajmet e fundit nga