Connect with Us

Basha thirrje bashkëkombasve në Malin e Zi/ Votoni listat shqiptare

Politikë

Basha thirrje bashkëkombasve në Malin e Zi/ Votoni listat shqiptare

Publikuar

-

“Luftë” replikash/ Basha i përgjigjet sërish Ramës: Gënjen për të larguar vëmendjen nga situata

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu ka drejtuar një thirrje të fortë shqiptarëve që jetojnë në Maline  Zi të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 30 gushtit dhe të votojnë listat shqiptare.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se ne krenohemi me faktin që shqiptarët kanë luajtur rol kyç në arritjen e pavarësisë së Malit të Zi dhe në përmbushjen e aspiratës së anëtarësimit në NATO.

“Ju bëj thirrje bashkëkombësve tanë në Mal të Zi që të dalin masivisht në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit dhe të votojnë listat shqiptare.

Të dashur motra dhe vëllezër, nëpërmjet votës tuaj për partitë shqiptare, ju mund të siguroni mbrojtjen e të drejtave dhe interesave tuaja dhe të garantoni një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj.

LEXO EDHE:  “Do u heq ‘lakun’ familjeve shqiptare”/ Basha zotohet për uljen e çmimit të naftës

Ne krenohemi me faktin që shqiptarët në Mal të Zi kanë luajtur rol kyç në arritjen e pavarësisë së Malit të Zi dhe në përmbushjen e aspiratës së anëtarësimit në NATO. Jam i bindur që faktori politik shqiptar do të vazhdojë që në mënyrë konstruktive të japë kontribut të çmuar në përshpejtimin e integrimit europian të Malit të Zi.

Forcimi i përfaqësimit të partive shqiptare në parlament, është një kontribut i shtuar për paqen dhe stabilitetin në vend, për garantimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi dhe për integrimin europian të vendit dhe mbarë rajonit.”-shkruan Basha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

‘Parlamenti duhet i plotë’/ Soreca: KAS dhe SPAK të hetojnë parregullsitë

Publikuar

-

Nga

‘Parlamenti duhet i plotë’/ Soreca: KAS dhe SPAK të hetojnë parregullsitë

Për ambasadorin e Bashkimit Europian Luigi Soreca zgjedhjet u zhvilluan në mënyre të rregullt. Por në një intervistë për Euronews Albania ai përmend nominalisht institucionet shqiptare që duhet të monitorojnë me kujdes çdo akuzë dhe ankese për parregullsi.

“Pas zgjedhjeve janë këto diskutime, ankesa dhe akuza për blerje votash dhe parregullsi. Ne duam që autoritetet kompetente, ato të drejtësisë, SPAK, KQZ dhe KAS të shohin çdo parregullsi,” – tha Soreca, – “Duhet të kemi parlament të plotë për të pasur rrugëtim legjitim të Shqipërisë drejt BE-së”.

Përveç diskutimeve të fushatës, për anëtarësimin në BE, sipas Ambasadorit Soreca, drejtuesit politikë duhet të kalojnë të faktet.

“Presim që partitë qoftë qeverisëse, apo opozitare të bëjnë veprimet e duhura për të ndihmuar anëtarësimin,” – vijoi Soreca.

Soreca ndodhet në turin e tij nëpër Shqipëri në kuadër të javëve evropiane, gjatë të cilit njeh qytetarët shqiptarë me investimet e BE-së.

“Vetëm në vitin e shkuar, gjatë krizës së pandemisë, BE ka investuar 230 milionë euro, përveç qindra milionëve që kemi shpenzuar dhe dhuruar për Shqipërinë në 20 vitet e fundit,” – u shpreh ambasadori i BE-së.

LEXO EDHE:  A mund të bëhet Lulzim Basha një Fatos Nano?!

LEXO EDHE:  “Do u heq ‘lakun’ familjeve shqiptare”/ Basha zotohet për uljen e çmimit të naftës

Sipas ambasadorit Soreca të gjitha këto para janë përdorur në projektet që po i tregon gjatë një turi nëpër Shqipëri në kuadër të javës së Evropës./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Analisti ‘demoralizon’ demokratët/ “Opozita do ta ketë të vështirë të vërtetojë manipulimin e zgjedhjeve”

Publikuar

-

Nga

Analisti ‘demoralizon’ demokratët/ “Opozita do ta ketë të vështirë të vërtetojë manipulimin e zgjedhjeve”

Analisti Vehap Kola thotë se opozita do ta ketë të vështirë të vërtetojë se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit janë manipuluar për shkak se i gjithë pushteti është përqendruar në duart e kryeministrit Edi Rama.

Ai thotë se shterimi i diskutimeve për ndershmërinë e zgjedhjeve është në interes të gjithë vendit dhe jo vetëm në favor të opozitës, pasi vota është i vetmi mekanizëm për gjykimin e qeverisjes.

“Çështja e zgjedhjeve të 25 prillit është një sfidë për të gjithë shqiptarëve jo vetëm për opozitën. Zgjedhjet janë i vetmi mekanizëm për publikun që të gjykojë dhe vlerësojë qeverisjen. Është shumë e vështirë të vërtetohet vjedhja e zgjedhjeve jo se nuk ekzistojnë prova dhe indicije që organet e drejtësisë të nisi hetimet, por kjo është e vështirë për një opozitë me të gjithë pushtetet në duart e kryeministrit”, deklaroi z. Kola.

LEXO EDHE:  Edith Harxhi: Basha është i vonuar në dorëheqje, ka humbur tri palë zgjedhje

LEXO EDHE:  Bregu ironizon Bashën rreth vizitës në Gjermani: KE nuk besoj se priste telefonatë nga "Belindi" i CDU

Në një kohë kur opozita tha ai duke se nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, forcat politik opozita do të duhet të mendojnë “se si do të zbardhë manipulimin e zgjedhjeve që pretendon dhe se si do të veprojë dhe përballet me një pushtet që u ka mohuar shqiptarëve mundësinë për ndryshimin e qeverisë me votë”./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mik i vjetër”/ Veliaj publikon foton me ish-ambasadorin Arvizu

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj  ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga Washington DC ku shfaqet bashkë me ish-ambasadorin amerikan në vendin tonë Alexander Arvizu.

Ai shprehet se për të është kënaqësi të takojë ish-ambasadorin në ditën e parë pa maska në SHBA. “Është gjithmonë kënaqësi të takohesh me një mik të vjetër, si ish ambasadori amerikan, Alexander Arvizu, në Washington DC, në ditën e parë pa maska në SHBA”, shkruan Veliaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE