LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu) fillon të shkruajë shqip

25 Gusht 2020, 08:35, Satire Politike CNA
Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu) fillon të shkruajë shqip

Ka disa të vërteta, që dikujt mund të mos i pëlqejnë, por e vërteta ngelet e tillë, sado hidhur mund t?i vijë kujtdo.

I tillë është edhe rasti i Ylli Ndroqit (Xhemail Pasmaçiut), i cili ka mësuar të shkruajë shqip në moshën 50-vjeçare dhe kjo sigurisht edhe falë kontributit të CNA.al.

Pak ditë më parë, në një vëzhgim të bërë në statuset e Ylli Ndroqit në rrjetet sociale, zbuluam se ai nuk dinte të shkruante shqip, por shkruante si një analfabet.

Por, së fundi ka bërë përmirësime të dukshme. Megjithëse ka ngelur në klasë që në fillore në Gjuhën Shqipe, më në fund ka filluar të shkruajë me ë dhe me shenja pikësimi.

Tani, ose mësoi kaq shpejt të shkruajë shqip dhe është shumë i zgjuar, por kapacitetin në Gjuhën Shqipe e kishte të fshehur, ose ka punësuar dikë t’ia shkruajë statuset, ose dikush ia korrigjon para se t?i publikojë.

Gjithësesi edhe pse po publikon në rrjetet sociale statuse me korrigjim, prap në fillore ka ngelur në Gjuhën Shqipe dhe askush nuk ka më dyshime se Ylli Ndroqi mësoi në moshën 50-vjeçare shenjat e pikësimit.

Por, rëndësi ka që edhe CNA.al ka kontribuar për diçka të mirë. Zoti Ndroqi nuk duhet të na shikojë vetëm si armiq, që publikojmë të vërtetat e tij dhe historitë e drogës, por edhe duhet të na falenderojë që më në fund i ndryshuam performancën e tij në rrjetet sociale dhe filloi të shkruajë shqip, sepse shkruante si një analfabet./ CNA.al

Foto-fakt – Analfabetizmi i Ylli Ndroqit/ Trafikanti pronar mediash nuk di të shkruajë

Lajmet e fundit nga