Connect with Us

“Rama si dhelpra me rrushtë”/ Shehu tregon talljen me mjekët e infermierët

Politikë

“Rama si dhelpra me rrushtë”/ Shehu tregon talljen me mjekët e infermierët

Publikuar

-

“Nuk ka strategji”/ Shehu leksion qeverisë: Duhet të stimulohen laboratorët

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë takimit me mjekët dhe infermierët në spitalin Infektiv.

Shehu deklaron se Rama kërkon tu shpjegojë mjekëve përdorimin e maskës, ndonëse nuk guxon të flasë për detyrat e tij.

Ai thotë se Rama po bën si dheplra me rrushtë, ndërsa premtimin për rritjen e pagave të mjekëve dhe infermierëve, demokrati e cilëson si tallje.

“Dikush duhet t’i shpjegojë se maska është e detyrueshme edhe në ambjentet e hapura në distancë nën 2 m ose kur ka grumbullime si aty në oborrin e infektivit. Mbasi kërkoi disa ditë më parë të “çvlerësojë” testimet që Greqia bëri në kufi, sot kërkon të anashkalojë dhe rëndësinë e maskës. Pra sipas tij “pa testime e pa maska”, pikërisht pa ato që ai nuk po i siguron qytetarëve shqiptarë në përmbushje të detyrave të tij.

Kryeministri ynë e bën si “dhelpra me rrushtë”! Asnjë fjalë prej tij për nivelin katastrofal të infeksioneve, shtrimet e shumta, humbjet e jetës, kushtet shumë të vështira në spitale, braktisjen e qindra pacientëve në shtëpitë e tyre pa u rimbursuar asnjë mjekim, komedinë me testimet…, perspektivën e errët!

LEXO EDHE:  “Kërcënon” deputeti i PD/ Edi Rama të japë dorëheqjen, ndryshe ...!

Asgjë për çfarë duhet e do të bëhet për të përballuar këtë gjendje jashtë kontrollit në degradim të plotë, qoftë kjo në nivelin epidemiologjik, qoftë atë klinik, vetëm romuze me mjekët e personelin, kur janë ata që po mbajnë këtë barrë të rëndë. U premtoi si zakonisht rritje pagash… por ama për vitin tjetër e pa thënë asnjë fjalë për shumën, tjetër tallje kjo!

Ndërkaq nuk harroi refrenin: “fajin e ka Saliu”, kur sot mbas tetë vite “Shëndetësi rilindase falas” duhet të ishim në krye të Europës. Por në fakt po fshehim të dhënat me shpresë se kështu do të jemi në “krye të Afrikës Qendrore”, se mund të biem edhe më poshtë ndryshe!”, shkruan ish-ministri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pas përplasjeve me Vasilin/ Luan Rama rikthehet në Vlorë: Rezultati nuk na e shpërbleu punën

Publikuar

-

Nga

Pas përplasjeve me Vasilin/ Luan Rama rikthehet në Vlorë: Rezultati nuk na e shpërbleu punën

Nënkryetari i LSI-së dhe drejtuesi politik për këtë parti në qarkun e Vlorës, është rikthyer në qytetin bregdetar pas përplasjeve me Petrit Vasilin dhe injorimit të Monika Kryemadhit.

Pavarësisht se nuk mundi të fitojë mandatin e deputetit, Rama ka falenderuar koordinatorët dhe shtabet elektorale të LSI-së me të cilin punoi gjatë fushatës.

Në një status në rrjetet sociale, ai deklaron se ekipet e LSI-së janë të mbushura me djem dhe vajza të mrekullueshëm.

“Përsëri në Vlorë: Mirënjohje për angazhimin dhe punën me përkushtim. Përsëri në Vlorë, për të falenderuar me gjithë zemër dhe për t’ju shprehur mirënjohjen dhe respektin të gjithë koordinatorëve të LSI-së dhe shtabeve elektorale të saj që punuan me shumë pasion dhe përkushtim.

Pavarësisht rezultatit që nuk shpërbleu punën e bërë përballë makinerisë kriminale të pushtetit, ekipet e LSI-së të mbushura me djem dhe vajza të mrekullueshëm, ia dolën të fitojnë respektin dhe mirënjohjen e qytetarëve, çka është një motiv më shumë për të qenë të bashkuar dhe për t’u bërë zëdhënës dhe mbrojtës të interesit qytetar.

I detyruar përulësisht ndaj të gjithë veprimtarëve të LSI-së dhe qytetarëve të Vlorës, Sarandës, Himarës, Selenicës, Delvinës, Finiqit dhe Ksamilit, unë nuk do të resht së foluri për problemet e tyre, për të përligjur respektin dhe mbështetjen e me zemër që më dhanë”, shkruan Luan Rama./ CNA.al

Petrit Vasili e “nxjerr jashtë loje”/ Luan Rama: Shqiptarët duhet të mësojnë të vërtetën

LEXO TE PLOTE

Politikë

Integrimi në BE/ Varhelyi: Shqipëria mund të fillojë bisedimet e pranimit pa Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Nga

Integrimi në BE/ Varhelyi: Shqipëria mund të fillojë bisedimet e pranimit pa Maqedoninë e Veriut

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut deri tani janë trajtuar së bashku në rrugën e intergimit Europian.

Por problemet me të cilat Shkupi është përballur kohët e fundit me Sofjen, për shkak të çështjeve të një konteksti historik, BE mund të detyrohet të mbajë Konferencën e parë Ndërqeveritare vetëm me Shqipërinë, në vend të të dy vendeve.

Në një prononcim për mediat në Bruksel, mundësia që diçka e tillë të ndodhte u la e hapur nga Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Vlerësimi ynë është se të dy vendet, si Maqedonia e Veriut ashtu edhe Shqipëria kanë përmbushur të gjitha kushtet për të organizuar Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Shpresoj se do të jemi në gjendje të kemi konferencat e para ndërqeveritare në qershor të këtij viti. Nëse hasim përsëri në vështirësi me Maqedoninë e Veriut që do të thotë se do jemi të pasuksesshëm në bindjen e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për të arritur në një zgjidhje reciprokisht të pranueshme, atëherë do të shfaqet pyetja, nëse mund të shkojmë përpara vetëm me Shqipërinë, dhe ne do të duhet ta marrin në konsideratë këtë. Mund të jetë një opsion”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Kandidatët nuk kanë zbritur në terren për të siguruar vota’/ Haxhiu tregon se çfarë e ‘fundosi’ PD

Publikuar

-

Nga

Haxhiu analizon gabimet e PD/ ‘Kandidatët nuk kanë zbritur në terren për të siguruar vota’

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar shkaqet që sollën humbjen e PD në zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në “Opinion” ai tha se një pjesë e kandidatëve nuk kanë zbritur në terren për të siguruar vota.

“Unë e kam deklaruar dhe më herët, PD ka bërë fushatë të mirë të liderit, por jo të shtrirjes së deputetëve. 72 deputetë nuk kanë vota dhe janë në parlament dhe 72 deputetë nuk kanë zbrit në secilën shtëpi për të marr vota.

Defektet e PD-së kanë qenë se në disa zona janë dorëzuar herët dhe nuk e dinë se sistemi në qarqe u kishte mundësuar edhe fitoren.

Mos harroni se 5 -6 deputetë janë humb vetëm për 1800 vota. Nëse dikush kish pas përkujdesje aritmetike beteja kishte me qenë më e ashpër.

LEXO EDHE:  “Kërcënon” deputeti i PD/ Edi Rama të japë dorëheqjen, ndryshe …!

LEXO EDHE:  Rama në Pogradec/Inspekton nisjen e punimeve të Unazës

Fushata e koncentruar në një lider, që është menduar se do të forcohet pozita e liderit të PD përkarshi një superlideri të PS. PS ëhstë e koncentuar në betejën publike të liderit.

Nëse strategjia e PD do të ishte lideri + të tjerët dhe lideri + shtrirja në secilën shtëpi për të kërkuar votat…. Shikoni votat e 15 të parëve në listë dhe do të shihni se ku janë defektet”, tha ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE