LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Politikanët po bëhen vetë media”/ Dervishi: Nuk ka investigime

25 Gusht 2020, 12:11, Politikë CNA
“Politikanët po bëhen vetë media”/ Dervishi: Nuk ka

?Politikanët po bëhen vetë media përmes rrjeteve sociale?. Kështu deklaroi gazetari Lutfi Dervishi, teksa po fliste për ndikimin e politikës në media.

Gazetari deklaron se lajmi dhe lajmësi janë bërë një, ndërsa theksoi se sot mediat nuk i bëjnë vetëm raportim materialeve të prodhuara nga politika, por edhe paketim e zbukurim.

Dervishi tha për Bota.al se politika nuk ka nevojë për median, pasi pretendon se kjo e fundit bën vetë raportime pa bërë investigime.

?Në fillim të viteve 90, media ishte tërësisht politike. Nuk ekzistonte dhe nuk ishte e mundur të flite për media të pavarur apo objektive. Gazetat e para ishin të gjitha partiake dhe gazetari ishte në një llogore me politikën. Më pas një pjesë e gazetarëve politikë u bënë politikanë dhe në fund metamorfoza bëhet e plotë kur politikanë bëhen botues/financues portalesh. Më duket se të ardhmen e kemi parë. Politikanët po bëhen vetë media përmes rrjeteve sociale. Duket se vetëm inercia po mban komunikimin e ?vjetër? me gazetarët.  Njoftimet më të rëndësishme po vijnë përmes facebook, twitter dhe instagramit.

Ka një debat të madh sot se cila është media më e madhe në Shqipëri. Më poshtë po rendis përgjigjen që ka dhënë kryeministri në një takim me familjen e tij politike. ?Ne jemi media më e madhe në Shqipëri. Ne kemi në terren qindra mijë veta. Plus mrrokllat në xhep. Të bashkohen të gjithë bashkë mediat nuk na mundin dot në përpjekjen për të dhënë informacion lidhur me punët që bëjmë, por, nëse ne nuk e bëjmë këtë, atëherë boshi zë gjithmonë e më shumë vend, duke krijuar boshllëk brenda njerëzve?.

Kjo frazë e lexuar në vitet 90 do të dukej si plagjiaturë nga ndonjë roman dystopik. Në atë kohë ky realitet ishte i paimagjinueshëm, sot është i pashmangshëm. Në Kanunin e Lek Dukagjinit thuhet ?lajmësi nuk ka faj?. Sot lajmi dhe lajmësi janë bërë një. Kur vjen puna te raportimi politik, më shumë se raportim, media bën paketim/zbukurim të materialeve të prodhuara nga politika. Koha kur akuzat bëhen lajme të ditës dhe kundërakuzat lajme të së nesërmes. Qartësisht gjithnjë e më pak politika nuk ka nevojë për median, përderisa media bën vetëm raportim. Do të ndryshonte puna nëse media do të bënte investigim?, nënvizoi gazetari./ CNA.al

Lajmet e fundit nga