LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmëron Dritan Shano/ Pritet një shtator "i nxehtë", do e ndjejnë familjet shqiptare

25 Gusht 2020, 10:20, Politikë CNA
Paralajmëron Dritan Shano/ Pritet një shtator "i

Eksperti i ekonomisë Dritan Shano ka bërë sot një paralajmërim të fortë për sezionin e ardhshëm parlamentar.

Shano tha se shtatori do të jetë i nxehtë politikisht dhe ekonomikisht dhe sipas tij, nxehtësinë do ta ndiejnë familjet shqiptare.

?Pritet një shtator i nxehtë politikisht dhe ekonomikisht, dhe nxehtësinë do ta ndiejnë familjet shqiptare, jo ata në pushtet?, u shpreh ai.

Për ekonominë e vendit, eksperti tha në A2 se ky sektor vijon të ketë problematika.

?Qeveria nuk arriti të injektonte para në ekonomi përtej dy paketave, që ishin një ndihmë sociale prej 5.5 euro në ditë për 300 mijë persona, ndërkohë që të gjithë sektorët ekonomikë janë në gjunjë dhe nuk kanë marrë ndihma nga qeveria, që mohoi edhe mundësinë e një pakete të tretë?, theksoi ai.

Nga ana tjetër, analisti kërkoi që politika shqiptare të ndërgjegjësohet dhe të plotësojë 15 kushtet e Bundestagut ndaj Shqipërisë.

?Ka ndodhur një ndryshim drastik te BE ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, vala e fundit e zgjerimit ishte moment penalizues për vendet që nuk ishin pjesë e kësaj vale, sepse BE ndjeu nevojën të ndalonte dhe të merrte frymë për të absorbuar vende me sisteme vlerash dhe institucionesh të ndryshme nga ato perëndimore?, nënvizoi analisti.

Shano deklaroi më tej se: ?europianët nuk e heqin dorën nga supi jonë, por nuk na tërheqin më prej dore. Duhet të tregojmë se e kemi seriozisht reformën në drejtësi, trajtimin e pronës, së medies së lirë, të korrupsionit. Po nuk treguam vullnet për këtë, dhe individë me qasje perëndimore, ata do kenë problem për t?u afruar?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga