Connect with Us

Pagat e mjekëve/ Bardh Spahia: Rama kopjac i programit të PD!

Politikë

Pagat e mjekëve/ Bardh Spahia: Rama kopjac i programit të PD!

Publikuar

-

“Po shohim pamje kriminale nga spitalet”/ Spahia: Qytetarët presin për orë të tëra ambulancat

Ish deputeti i PD, Bardh Spahia e ka quajtur kryeministrin Edi Rama kopjac , pasi sipas tij po kopjon programin e PD për mjekët.

Sipas Spahisë, Rama po bën premtime elektorale duke mbetur tek niveli i retorikës së propagandës.

Ish deputeti thotë se rikthimi pas muajsh të tërë me ide të kopjuara keq, dëshmon se shëndeti i qytetarëve nuk është shqetësim i Edi Ramës, as në kohë pandemie, e me të panjohurën e muajve të ardhshëm.

“EDI RAMA, KY KOPJAC I PANDREQSHEM!
7 muaj në situatë sprovuese me pandeminë Covid-19 dhe Edi Rama ende nuk ka një strategji as për personelin shëndetësor, që mbetet nën kapacitete përpara periudhës vjeshtë-dimër!!! Pas javësh të tëra heshtje, Edi Rama u shfaq para mjekëve të spitalit infektiv, për t’u thënë se ka vendosur t’u rrisë pagat, një fakt që PD e ka publikuar prej kohësh, si pjesë të strategjisë së saj për sistemin shëndetësor, sapo të vijë në pushtet rrogat e mjekëve do rriten në 1200 euro ndërsa e infermjerëve në 700 euro! Por si cdo kopjac, që nuk e ka të vetën idenë, nuk di të thotë se sa do i rrisë pagat e mjekëve e infermierëve, por bën premtime elektorale duke mbetur tek niveli i retorikës së propagandës ndërkohë që për 8 vite nuk pati asnjë rritje pagash vetëm mbushje xhepash të oligarkëve!!!
Njëlloj nuk arrin të materializojë si duhet, as sugjerimin tjetër të PD, vaksinimin falas të të gjithë popullsisë për gripin stinor! Edi Rama premtoi sot vaksinim falas të kategorive të caktuara të popullsisë, si të ishte ndonjë risi rilindase!!! Në fakt kjo ka qenë e mundur që në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike dhe cdo qytetar që e përfiton e ka të qartë këtë, njëlloj sic ka edhe propagandën farsë të Edi Ramës! C’ka PD ka sugjeruar është vaksinimi falas i të gjithë popullatës për gripin stinor, në kushtet kur askush nuk e di se si do sillet Covid-19, me shfaqjen e këtij gripi! Këtë Edi Rama nuk po e kupton dot! Njëlloj asnjë fjalë për buxhetin për shëndetësinë, edhe pse e ka renditur Shqipërinë, si vendi me shpenzimet më të ulëta në Europën Juglindore, c’ka rrit pasiguritë para muajve të ardhshëm! Gropa e thellë që ka krijuar në buxhetin e shtetit për shkak të prioritizimit të PPP-vë e tenderave sekretë korruptivë, po shndërrohet në kosto për sektorin që ka më shumë nevojë në këtë periudhë, shëndetësinë! Përse nuk rishikohet buxheti për shëndetësinë? Përse konsiderohen të paprekshme koncesionet e PPP-të në shëndetësi, para një pandemie? Përse jemi ende të fundit në rajon për numrin e ulët të testimeve dhe cila është prejardhja e mënyra e sigurimit të atyre, që vazhdojnë të mbeten enigmë? Kur do plotësohen me pajisje e staf spitalet Covid 3 dhe 4, në mënyrë që “Shefqet Ndroqi” të rikthehet në profilin e vet, si i vetmi spital i specializuar për sëmundjet pulmonare?
As edhe një përgjigje, e as edhe një ide nuk ka Edi Rama për asnjërën nga këto tema të nxehta që do i kemi aty, edhe më të rënduara në muajt e ardhshëm, nëse nuk veprohet!
Rikthimi pas muajsh të tërë me ide të kopjuara keq, dëshmon se shëndeti i qytetarëve nuk është shqetësim i Edi Ramës, as në kohë pandemie, e me të panjohurën e muajve të ardhshëm! Cdo ditë në karrike, Edi Rama është kosto për shqiptarët dhe e dëshmon vetë me zë e figurë edhe përmes ERTV-së!”, shkruan Spahia./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Edi Ramës duhet t’i priten duart”/ Roland Bejko: Zërat kundër në PD, e pasuruan partinë

Publikuar

-

Nga

“Edi Ramës duhet që t’i priten duart” / Roland Bejko: Zërat kundër në PD, e pasuruan partinë

Anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko ka folur mbi situatën brenda partisë dhe zërat kundër.

Në një intervistë për Fax news ai theksoi se duhet që Edi Ramës t’i priten duart, në kuptim të figurshëm, pra t’i shkatërrohet mekanizmi që ka krijuar për manipulimin e votave.

“Secili nga drejtuesit e qarqeve prezantoi mendimin e asaj sa ndikoi në rezultat ndërhyrja e qeverisë për të deformuar vullnetin e qytetarëve, pra duke mos e lënë votën e qytetarëve të rridhte e lirë.

Duke ndaluar këtë dhe duke gjetur një përkrahje të ndërkombëtareve të cilët luajnë rol të rëndësishëm, të jeni të sigurtë që nuk do të kemi më të njëjtin deformim të vullnetit të qytetarëve.

Duhet që Edi Ramës t’i priten duart, t’i shkatërrohet kjo inxhineri që ka krijuar për manipulimin e votave, dhe përfundimisht të kemi zgjedhje të lira. Analiza vazhdon”, tha Bejko.

LEXO EDHE:  Dita e medias/ Gazetari malazez: Deklaratat e Ramës skandal

LEXO EDHE:  Qeveria heq financimin për Akademinë e Shkencave/ Rama: Nuk do tundim flamurin sovjetik

Duke folur për zërat kundër në PD, Roland Bejko u shpreh se këto zëra vetëm sa e kanë pasuruar partinë.

Në fund ai kishte dhe një ftesë për zërat kundër të cilëve ju bëri thirrje që të luftonin së bashku për të mirën e partisë.

“Më ka ndodh dhe mua ta shoh vetën jashtë këshillit kombëtar por nuk jam larguar nga PD. Unë do t’i ftoja të qëndrojnë dhe të gjithë së bashku të luftojmë. PD doli mirë nga kuvendi në tërësi. Një parti politike nuk e pasuron vetëm elementi sasior por idetë dhe aksionet që përfundojnë me rezultate politike. Të gjithë ne kemi një qëllim, pra ta rimëkëmbim PD-në. Mbi të gjitha kemi nevojë të gjejmë një ekip pasionant . Kemi nevojë të krijojmë një lidhje të fortë midis qendrës dhe bazës”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Gjykata na ka urdhëruar të heqim kangjellat”/ Manjani ‘masakron’ Veliajn: Mamluk i Rilindjes!

Publikuar

-

Nga

Gjykata na ka urdhëruar të heqim kangjellat/ Manjani ‘masakron’ Veliajn: Mamluk i Rilindjes!

Krybashkiaku Erion Veliaj ka përmendur sot një vendim të gjykatës, për të hequr rrethimet mbrojtëse anash rrugëve të Tiranës, çka ai e ka quajtur skandaloz dhe të marrë nën lobimin e pronarëve të lokaleve apo lavazheve.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili teksa e quan Veliajn mamluk i Rilindjes, me tone të forta shton se duhet të zbatojë vendimin e gjykatës dhe mos e zgjasë shumë.

“Një gomisteri e një lavazh në Laprakë na paskan arritur të lobojnë një vendim gjykate.- thotë bashibozuku i bashkisë që bën si pronari i Tiranës.

Ejj një gomist e një lavazhier..!!

Po për shëmbjen e Teatrit Kombëtar cili lavazh e cili gomist lobboi?!

Bahhh! Fjalë e mashtrim është ky mamluk i Rilindjes!

Zbato mor vendimin e gjykatës e mos e zgjat! Siç nuk guxon askush në Paris e Londër të mos e përflasë gjykatën.

***

Por kam idenë se do ti gjendet një gjykatës edhe këtij bashibozuku, që do dijë ku tja vendosë hekurat… Një gjykatës që e ka vëllain gomist dhe çunin e xhajes lavazhier…

Kështu e kanë ngrënë edhe të tjerë…”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Neveri për njerëzit që abuzojnë”/ Eli Fara hedh poshtë akuzat: Nuk kam mashtruar kurrë

Publikuar

-

Nga

“Neveri për njerëzit që abuzojnë”/ Eli Fara hedh poshtë akuzat: Nuk kam mashtruar kurrë

Këngëtarja Eli Fara ka reaguar për herë të parë publikisht pas akuzave të publikuara në disa media, ku ajo akuzohet se ka qënë punësuar për tetë vite si drejtoreshë në dy ministri.

Në një postim në rrjetet sociale, Eli Fara hedh poshtë çdo akuzë, ndërsa thekson se çdo gjë që ka në jetë, e ka arritur me djersën e saj.

Ajo thekson se ndjen neveri për abuzuesit, dhe shton se nuk ka  firmosur kurre ne asnje bordero si drejtoreshe dhe ska marrë kurrë një pagë si e tillë.

Zoti me ka bekuar me zerin qe me fali , gjith jeten time ia kam kushtuar artit te kenges! Ndjej neveri te pa fund per njerezit qe abuzojne me jeten e te tjereve duke shpifur pafytyresisht!!!

Ndjej detyrim moral te sqaroj opinionin publik mbi lajmet e rreme nga disa portale keto dite! Nuk di te kem mashtruar apo vjedhur askend kurre ne jeten time! Kam punuar fort dhe jam krenare per rrugen qe kam ndjekur per te perballuar çdo gje me djersen time, jam krenare per edukaten qe me kane dhene prinderit e mi te mrekullueshem larg te keqiave, mashtrimeve, vjedhjeve! Deri tani nuk e kam besuar se ne bote ka njerez kaq te ligj, te paskrupullt dhe abuzive! Perse i ka sjelle zoti ne kete bote? Duke shkruar tani po shoh babain tim 88 vjeçar duke shkulur barishtet e keqia ne oborr, si mendoni do shpetoje nga ato? Zoti e befte mire per te gjithe ne!

Nuk kam firmosur kurre ne asnje bordero si drejtoreshe!!!Nuk di te kem marre ndonjehere rroge si drejtoreshe!!!! Nuk di te kem udhetuar ndonjehere si drejtoreshe!!! Kam udhetuar vetem per koncerte dhe nuk kam pasur nevoje per shoqerues! Kjo eshte e verteta!

Thone qe ne ditet me te veshtira njeh ata qe te duan por edhe ata qe mezi presin te marrin gurin e pare e te te godasin. Per keta te fundit nuk dua te flas me shume, disa prej tyre do te kene perballje ligjore. Ndersa per ata qe u shqetesuan njesoj si une dhe besojne te e verteta ime, dua ti Falenderoj pa fund!”-shkruan këngëtarja Eli Fara./CNA.al

LEXO TE PLOTE