LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Mësoni nga Kosova!”/ Manjani "bën për ujë të ftohtë" Ramën

25 Gusht 2020, 13:21, Politikë CNA
“Mësoni nga Kosova!”/ Manjani "bën për ujë

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka marrë si shembull Kosovën, lidhur me testimet anti-Covid që po kryhen në situatën e pandemisë.

Manjani thotë se Kosova ka licensuar 98 laboratorë për testime, ndërsa pretendon se qeveria shqiptare vetëm shet pordhë.

Ai kërkon që edhe në Shqipëri të licensohen më shumë laboratorë dhe qeveria jonë të mësojë nga ajo e Kosovës.

?Kosova paska 98 laboratorë të liçensuar nga shteti për testet anti COVID! Bravo për zotin! Bravo qeverisë së Kosovës, që vërtetë bën çdo gjë për të ndihmuar njerëzit në këtë situatë të vështirë. Për t’iu gjetur në krahë popullit të vet. Turp e faqe e zezë për Qeverinë e Republikës e Shqipërisë që vetëm shet pordhë e bën gam gam me sovranitet!

I ka hyp n’shpinë popullit (sovranit) të vet e veç i bëhet barrë. Hapni more sytë e lejoni laboratorët të testojnë masivisht popullsinë e në mënyrë të përsëritur madje! Sa më shumë laborarorë aq më shumë mundësi diagnostifikimi. Kështu bie dhe çmimi. Çdo kush ka të drejtë të dijë gjendjen e tij/saj shëndetësore, pavarësisht shkon apo jo në spital! Mësoni nga Kosova!?, deklaron Manjani në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga