LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjykata dënon kapitenin e Manchester United/ Sajoi përdhunimin e të motrës nga shqiptarët, të ulë kokën me turp

25 Gusht 2020, 19:46, Kosova & Bota CNA
Gjykata dënon kapitenin e Manchester United/ Sajoi përdhunimin e

Gjykata greke ka dënuar kapitenin e Manchester United me 21 muaj dënim për sulm dhe ryshfet ndaj policisë Greke.

Avokati grek tha se ylli i Man Utd duhet të ulë kokën me turp, për ?shpikjen e një pakete gënjeshtrash? për ?shqiptarët që u përpiqën t?i përdhunojnë motrën?.

Kapiteni i Manchester United Harry Maguire u përball me katër akuza nga autoritetet greke: sulm, abuzim verbal, sulm ndaj policisë dhe përpjekje për të korruptuar policinë helene. Vëllai i futbollistit Joe u akuzua gjithashtu për sulm dhe përpjekje për ryshfet ndaj policisë.

Harry Maguire nuk ishte në gjyq, megjithëse babai i tij Alan është duke marrë pjesë në gjykimin, që po zhvillohet në Greqi. Maguire, 27 vjeç, u shpall fajtor për sulmin ndaj policisë, abuzimit verbale dhe përpjekjen për të korruptuar policinë greke, pas sherrit të së premtes së kaluar ? vetëm disa orë pasi ai mori mbështetjen e menaxherit të Anglisë, Gareth Southgate, i cili këtë pasdite e thirri në skuadrën kombëtare./CNA.al

Lajmet e fundit nga