Politikë
Ekskluzive/ Ministria e Drejtësisë fillon hetimin ndaj noteres së Ben Blushit

Ministria e Drejtësisë tashmë ka filluar hetimin administrativ ndaj noteres Violeta Sulkaj, në lidhje me skandalin e denoncuar nga CNA.al disa javë më parë, për një kontratë shit-blerje të falsifikuar.
Bëhet fjalë për kontratën e një pasurie në Korçë, firmosur nga shitësi Andon Dhima dhe blerësja Natali Blushi, vajza e ish-deputeti socialist dhe ish-kreut të LIBRA-s, Ben Blushi.
CNA.al tregoi me dokumente zyrtare dhe ekskluzive se firma e Natali Blushit është falsifikuar, pasi në atë kohë ajo nuk ndodhej në Shqipëri, kjo e vërtetuar edhe nga të dhënat e sistemit TIMS.
Burime zyrtare nga Ministria e Drejtësisë i thanë CNA.al se ka filluar hetimi administrativ ndaj noteres Violeta Sulkaj dhe ashtu siç e parashikon ligji do të bëhet verifikimi i plotë i denoncimit të bërë nga CNA.al në lidhje me noteren dhe më pas do të ndiqen të gjitha hapat ligjorë.

Ky është një ndër ato raste ku është për t’u vlerësuar reagimi i ministres Gjonaj, e cila me rikthimin në detyrë pas pushimeve ka filluar hetimin administrativ për të verifikuar rastin në fjalë.
Kujtojmë këtu se bazuar në ligjin për Noterinë, ministria e Drejtësisë duhet të ngrejë komisionin që duhet të hetojë noteren, e cila ka kryer një vepër penale vite më parë, dhe i takon këtij komisioni të vendosë për fatin e licencës së saj.
Falsifikimi i firmës së Natali Blushit
Investigimi i CNA.al ka zbuluar se në prani të noteres Violeta Sulkaj në 28 dhe në 29 maj të vitit 2015 janë përpiluar dhe firmosur 2 kontrata, në emër të Natali Blushit, ndërsa kjo e fundit ndodhej në Londër, asokohe vetëm 20 vjeç.
Bëhet fjalë për një skandal me blerjen e një pasurie me vlerë tregu 500 mln lekë në qendër të Korçës, në emër të vajzës së Ben Blushit, shkruar në kontratën e shitjes vetëm 30 mijë euro.
Sipas të dhënave zyrtare që ne kemi siguruar nga TIMS, pra nga sistemi i hyrje-daljeve nga Shqipëria, rezulton se Natali Blushi nuk ka qënë në Shqipëri gjatë kohës që është firmosur kontrata e shit-blerjes mes shtetasit Andon Dhima dhe shtetases Natali Blushi.
Ndërkohë, CNA.al zbuloi se shtetasja Natali Blushi ka dalë nga Shqipëria në datën 5 prill 2015, me linjën ajrore Al Italia drejt Romës.

Kjo është lëvizja që ka bërë drejt Italisë në muajin prill Zonjusha Natali Blushi dhe daljen e dytë e ka më pas në datën 24 korrik, po të vitit 2015.
Pra, Natali Blushi ka dalë në 5 prill të vitit 2015, drejt Romës nga Aeroporti i Rinasit, dhe sipas të dhënave të sistemit TIMS, zonjusha është rikthyer në Shqipëri, me linjën e avionit British Airëays, nga Londra në datën 19.06.2015, në orën 21:14 minuta.

Pra, sipas të dhënave të siguruar nga TIMS rezulton se ka hyrë në Shqipëri në datën 19 qershor, pasi ishte larguar më parë në datën 5 prill. Pra, më shumë sesa dy muaj më parë.
Një tjetër detaj që korrespondon është fakti se vetë Ben Blushi në deklarimin e tij të pasurisë, ka thënë se vajza e tij, Natali Blushi, studion në Londër, ç’ka korrespondon me të dhënat e fluturimeve, hyrjet dhe daljet që ajo ka pasur në Shqipëri, kryesisht nga Rinasi, nëpërmjet Italisë, por edhe direkt nga Londra.
Fakti është fakt, firma e Natali Blushit është falsifikuar në zyrën e noteres Violeta Sulkaj. Se kush e falsifikoi, kjo i takon institucioneve përgjegjëse ta hetojnë./ CNA.al
Skandali-/ Ben Blushi bëri vajzën pronare duke i falsifikuar firmën (fakte dhe dokumente)
Ekskluzive-Zbulohen dokumentet/ Si Ben Blushi bleu për 30 mijë euro, pronën 500 milionëshe
Prona 500 milionëshe/ Kush është noterja që falsifikoi firmën e vajzës së Ben Blushit?!
Lajme të Rekomanduara:

Video-Basha kapet mat/ Si gënjeu hapur në emision
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë sërish bllof me gënjeshtrat e tij që tashmë jemi mësuar t’i dëgjojmë shpesh në daljet televizive. Dy ditë...

Horror në Presidencë/ Ilir Meta kërcënon dhe intimidon verbalisht Silva Cakën
Largimi i emrave me peshë nga LSI që i janë bashkuar PS kanë sjellë panik për degradimin e partisë së Ilir Metës. Gazetari Bledi Mane...