LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmi në xhami në Zelandën e re/ Zbulohen planet “monstruoze” të autorit që vrau 51 persona

24 Gusht 2020, 09:32, Kosova & Bota CNA
Sulmi në xhami në Zelandën e re/ Zbulohen planet

Të tjera detaje kanë dalë në dritë, pas sulmit që që shkaktoi 51 viktima në dy xhami në Zelandën e Re në vitin 2019.

BBC raporton se autori i sulmit kishte në plan të sulmonte edhe një xhami të tretë.

Brenton Tarrant planifikoi të digjte xhamitë, në mënyrë që të ?shkaktonte sa më shumë viktima?. Australiani ka pranuar 51 akuzat, 40 tentativa për vrasje dhe një akuzë për terrorizëm.-raporton BBC.

Tarrant 29 vjeç mund të  dënohet me burgim të përjetshëm, pa të drejtë lirie- një dënim që nuk është dhënë kurrë më parë në Zelandën e Re.

Ai u përball me të mbijetuarit dhe të afërmit e viktimave në gjykatë të hënën.

?Ju i dhatë vetes të drejtën për të vrarë 51 njerëz të pafajshëm, i cili krimi i tyre i vetëm për ju ishte fakti që ata ishin  muslimanë,? tha Maysoon Salama, djali i njerit prej viktimave.

Në sulmin e parë ai shkoi në xhaminë Al Noor, duke qëlluar njerëzit që kishin marrë pjesë në lutjet e së Premtes. Ai më pas përshkoi rreth 5 km (3 milje) në xhaminë e Linëood duke shkaktuar më shumë viktima.

Sulmi shkaktoi shok në të gjithë botën dhe bëri që Zelanda e Re ndryshonte ligjet për sa i përket përdorimit të armëve.

Lajmet e fundit nga