Connect with Us

Rezultonte e zhdukur që prej 12 gushtit/ Gjendet shqiptarja në Greqi, nënë e katër fëmijëve

Lajme

Rezultonte e zhdukur që prej 12 gushtit/ Gjendet shqiptarja në Greqi, nënë e katër fëmijëve

Publikuar

-

Zhduket shqiptarja në Greqi/ 27-vjeçarja është nënë e katër fëmijëve

Që prej datës 12 gusht, një familje shqiptare në Greqi ka ngritur alarmin se ishte zhdukur një 27-vjeçare.

Bëhet fjalë për Antonia Nikollën, e cila jetonte në Heraklion të Kretës dhe është nënë e katër fëmijëve.

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se e reja është kthyer në banesën e saj të dielën në mbrëmje.

Lajmin e ka konfirmuar bashkëshorti i saj, i cili ka thënë në polici se 27-vjeçarja është kthyer në banesë.

Kujtojmë se kontaktin e fundit para zhdukjes ajo e kishte pasur me bashkëshortin në telefon.

LEXO EDHE:  Basha në një linjë me Ramën/ Çështja e detit me Greqinë duhet të zgjidhet në Hagë

Ndërkohë, ende nuk dihet më shumë detaje për zhdukjen dhe rikthimin e saj në gjirin e familjes, por policia greke po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ CNA.al

Zhduket shqiptarja në Greqi/ 27-vjeçarja është nënë e katër fëmijëve

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Situata problematike nga zjarret/ Prefekti i Tiranës kërkesë strukturave: Merrni masat për ditët në vijim

Publikuar

-

Nga

Situata problematike nga zjarret/ Prefekti i Tiranës kërkesë strukturave: Merrni masat për ditët në vijim

Temperaturat e larta dhe situata me zjarret në vend, ka bërë që Prefektura e Tiranës tu drejtohet me një shpresë bashkive të qarkut, policisë vendore dhe strukturave të mbrojtjes civile ku u kërkon të marrin masa në përballimin e situatës së zjarreve në ditët në vijim.

Prefekti i Tiranës Mersin Murataj  u ka kërkuar që të merren të gjitha masat e domosdoshme për të përballuar rreziqet e mundshme dhe të ulen maksimalisht dëmet në rast rënies së zjarreve.

Po ashtu u bëhet thirrje qytetarëve që të mos bëjnë djegie të pakontrollueshme pasi përbëjnë rrezik për zjarre masive dhe se në raste të tilla do të përballen me ligjin njësoj si zjarrvënesit me dashje.

REAGIMI I PLOTË I PREFEKTIT TË QARKUT TIRANË:

Tiranë më 27. 7. 2021

Lënda: Kërkesë për marrje masash në përballimin e situatës së zjarreve

Drejtuar :

5 BASHKIVE TË QARKUT TIRANË

STRUKTUARVE TË MBROJTJES CIVILE TË BASHKIVE

STRUKTURAVE TË MZSH-VE NË BASHKITË E QARKUT TIRANË

DREJTORISË SË MZSH-SË TË BASHKISË TIRANË

DREJTORISË VENDORE TË POLICISË SË RENDIT

TË GJITHA STRUKUIRAVE PËRGJEGJËSE PËR MBROJTJEN CIVILE NË QARKUN TIRANË

Temperaturat e larta të këtyre ditëve, të cilat kanë përfshirë dhe do vazhdojnë të përfshijnë gjithë territorin e vendit tonë, edhe në Qarkun e Tiranës kanë sjellë dhe vijojnë të sjellin shqetësime shum serioze mbi rrezikshmërinë e zjarreve me pasoja të rënda ekonomike
Ditët në vijim sipas parashikimeve, do të jenë me rrisk edhe më të lartë nga rreziku i zjarreve.

Për sa më sipër;
Nisur nga këto premisa rreziqesh, referuar Ligjit Nr. 107, datë 27.10.2016, “Për Prefektin e Qarkut” dhe Ligjit Nr.45, datë 18.07.2019, “Për Mbrojtjen Civile”, dhe porosive të fundit të dërguara për situatën aktuale nga Drejtori i Përgjitshëm i AKMC-së, kërkohet nga ana juaj të merren të gjitha masat e domosdoshme për të përballuar rreziqet e mundshme dhe të ulen maksimalisht dëmet në rast rënies së zjarreve.
*- Të pesë Bashkive të këtij Qarku, ( Tiranë, Vorë, Kamëz, Rrogozhinë dhe Kavajë), ju terheqim vëmendjen që në mobilizimin e strukturave të tyre të mbrojtjes civile dhe atyre të MZSH-së, që të bashkëpunojnë frytshëm dhe në mënyrë shum efikase kryesisht me strukturat vendore të policisë si dhe gjith strukturat përgjegjëse për raste fatkeqësish që veprojnë në teritorin e tyre,
*- Strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkive, në bashkëveprim të ngushtë me strukturat Vendore të Policisë së Rendit, duhet të përqëndrohen jo vetëm në identifimkimin dhe përballimin e situatave të zjarreve, por për të rritur bashkëpunimin në identifikimin dhe procedimin penal te autorëve të zjarrvënive.
*- Sipas porosive edhe të Drejtorit të Përgjitshëm të AKMC-së, duhen dhënë mediatikisht të gjitha procedimet dhe autorët e zjarreve, të cilët në shumicën e rasteve janë përsëritës dhe me dashje.
*- Të merren masat e nevojshme dhe të gjenden mënyrat e duhura nga të gjitha Bashkitë e Qarkut Tiranë, për të mundësuar gjithashtu edhe thirrje për të gjithë qytetaret, në gjithë teritorin e tyre, të cilët bëjnë djegje të pa kontrolluara, ku tu bëhet e qartë se përbëjnë rrezik potent për shkaktimin e zjarreve masive dhe me pasoja të mëdha në siperfaqe, pyjesh , kullotash, pemtari por edhe qendra të banuara.
Tu bëhet e qartë shum mirë se në raste të tilla do të përballen me ligjin njësoj si zjarrvënesit me dashje.
Meqenëse në vijim do të kemi situate me rrisk edhe më të lartë nga rreziku i zjarreve, kërkohet që gjithë strukturat e lartpërmendura të jenë në mobiolizim total për çdo premis.
Ju Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

LEXO EDHE:  Trondit mjeku/ Në kampet greke janë përdhunuar fëmijë

LEXO EDHE:  Merr fund aventura/ Gjendet 31-vjeçarja shqiptare, e zhdukur para 9 ditësh

PREFEKTI
MERSIN MURATAJ

 

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Vllaznia përballet me Ael Limasol/ Ademi kërkesë Manastirliut: Lejo tifozët në stadium pa asnjë kufizim

Publikuar

-

Nga

Vllaznia përballet me Ael Limasol/ Ademi kërkesë Manastirliut: Lejo tifozët në stadium pa asnjë kufizim

Sfidën e radhës Vllaznia e ka ndaj qipriotëve të Ael Limassol, të enjten, në orën 19:00.

Kjo ka bërë që Voltana Ademi ti drejtohet me një shkresë ministres së Shëndetësië Ogerta Manastirliu për të lejuar praninë e tifozëve në Loro Borici, pa asnjë kufizim.

Shkresa

Te enjten Vllaznia luan ndeshjen e dyte me Ael Limassol e vlefshme per konference league. Klubi shkodran shkrese zyrtare ministrise per te hapur stadiumin me kapacitet te plote.

E nderuar znj. Ministre,Në kuadër të turit të dytë të kompeticionit të Liges së Konferencës Evropiane me datën 29 Korrik 2021 në orën 21.00 në stadiumin Loro Borici në Shkodër zhvillohet takimi i kthimit me skuadrën Qipriote të AEL Limassol. Takimi i parë i zhvilluar me datën 22 Korrik ka përfunduar 1-0 në favorin e skuadrës AEL Limassol.

Duke qënë se ndeshja e kthimit e planifikuar me datën 29 Korrik 2021 ka një interes të jashtzakonshëm nga qytetarët shkodranë të cilët futbollin e kanë si aktivitetin e tyre parësorë në jetën e përditshme pritet një numër i konsiderueshëm spektatorësh ne tribunat e stadiumit Loro Borici.

Për Klubin e Futbollit Vllaznia shëndeti i lojtarëve, stafeve teknike dhe spektatorëve do të mbetet prioritare dhe në këtë frymë kemi prezantuar edhe në ndeshjen e zhvilluar në Shkodër me datën 15 Korrik 2021 kundër boshnjakve të Siroki Brijeg ku falë zbatimit rigoroz te rregullave dhe protokolleve ndeshja u ndoq nga rreth 5000 tifozë shkodranë pa asnjë lloj problemi shëndetsorë si gjatë zhvillimit por edhe pas mbarimiit të saj.

Duke kërkuar mirkuptimin dhe bashkpunimin tuaj ne do tju luteshim qe në ndeshjen e datës 29 Korrik në orën 21.00 në stadiumin Loro Borici të lejohet prania e tifozëve pa asnjë kufizim duke konsideruar se qyteti i Shkodrës prej kohësh ka arritur tashmë nje imunizim falë edhe masave të kujdesshme të ndërmarra dhe ecurisë mjaft të mirë të procesit të vaksinimit masiv të popullatës nga ana e MSHMS.

Shprehim bindjen se ky vendim do të ndihmonte në rikthimin e normalitetit në sport dhe në jetën sociale të qytetit të Shkodrës dhe do të ishte edhe një shembull suksesi në të gjithë vendin sesi mund të garantohet siguria publike duke iu rikthyer aktiviteteve të këtyre përmasave.

Duke ju falënderuar paraprakisht për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, mbetemi në pritje të një përgjigje pozitive nga ana Juaj.

Me konsiderate   Voltana ADEMI

LEXO TE PLOTE

Lajme

Diplomohen 59 oficerët e rinj të FA/ Peleshi: Akademia, diploma ekuivalente me akademitë e vendeve të NATO

Publikuar

-

Nga

Diplomohen 59 oficerët e rinj të FA, Peleshi: Akademia, diploma ekuivalente me akademitë e vendeve të NATO

59 kadetë, mes të cilëve 13 vajza dhe 46 djem përfunduan me sukses Kursin e Përgatitjes së Oficerit të Ri, i cili zgjati 37 javë.

Në ceremoninë e diplomimit dhe betimit të tyre, morën pjesë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, zëvendësministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj, zëvendësshefja e Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Manushaqe Shehu, deputetë, komandantë të forcave si dhe atashe ushtarakë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi vlerësoi se përfundimi me sukses i këtij kursi është kapërcim i madh, një inkurajim dhe motivim i merituar për këta të rinj, si oficerët më të rinj të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ministri Peleshi theksoi se objektiv i Ministrisë së Mbrojtjes mbetet që sistemit të edukimit ushtarak t’i jepet një vizion i ri, duke e kthyer këtë sistem në laborator të përpunimit të mendimit teorik ushtarak, ndërsa fushat, poligonet dhe terrenet e stërvitjes, në praktika eksperimentale.

Të gjithë ushtarakët tanë, në veçanti oficerët duhet të mbajnë në mendje që nuk janë vetëm ushtarakë të Republikës se Shqipërisë, por dhe ushtarakë të Aleancës së madhe Euroatlantike ku ne duhet të përfaqësohemi në mënyrën më profesionale dhe më dinjitoze, duhet të përfaqësojmë rolin dhe emrin e vendit tonë. Kjo do të thotë që karriera juaj do të jetë në vëmendje të vazhdueshme edhe për arsimimin, trajnimin dhe kualifikimin e mëtejshëm jo vetëm në shkollat tona ushtarake por dhe në shkollat e vendeve aleate dhe partnere”, – u shpreh gjatë fjalës së tij, ministri Peleshi.

LEXO EDHE:  Krujë/ Qëllohet me armë një banesë, nuk dihet autorët

Ai ndau me të pranishmit edhe planin e punës, për të cilin po punohet me drejtues dhe stafin e Akademinë e FA për vitin e ardhshëm akademik.

LEXO EDHE:  FNSH “zbarkon” në banesën e Talo Çelës/ Dështon sërish operacioni

“Sfidat me të cilat përballemi janë gjithnjë e më të mëdha e gjithnjë e më të komplikuara ndaj ne duam që AFA duke filluar nga viti i ardhshëm akademik të formojë jo vetëm oficerë me formimin shkencor ushtarak, por dhe me specialitete të tjera, ndaj do të hapim dy programe këtë vit: “Teknologji Informacioni në fushën e Mbrojtjes” është njëri prej tyre, program bachelori si edhe “Navigacion dhe Komandim Detar”, është programi tjetër bachelorit. Dhe krahas këtyre programeve të bachelorit, që për herë të parë hapen pranë Akademisë së Forcave të Armatosura do të hapim edhe programin e masterit në Siguri Kibernetike”, –  shtoi ministri.

Ministri i Mbrojtjes deklaroi se kjo ambicie do të shkojë më përpara duke e kthyer këtë akademi, sipas modelit “West Point”, e cila në një të ardhme të afërt apo afatmesme të mund të prodhojë oficerë të cilët dalin me një diplomë mundësisht ekuivalente sikur të kenë studiuar në “West Point”, apo në akademi të tjera më prestigjioze të SHBA dhe të vendeve të NATO.

LEXO TE PLOTE