Connect with Us

Opozita i kundërshtoi/ Meta dekreton rektorët e rinj të Universiteteve, ceremoni në Presidencë

Politikë

Opozita i kundërshtoi/ Meta dekreton rektorët e rinj të Universiteteve, ceremoni në Presidencë

Publikuar

-

Fenomeni “Meta”/ Ku i ka rrënjët shpërfytyrimi i vetes dhe përçudnimi i Presidencës?

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot  12 rektorët e rinj të universiteteve publike në vend, dalë nga gara zgjedhore e 30 korrikut.

Universitetet e Shqipërisë zgjodhën me 30 korrik 12 rektorët të cilët do të drejtojnë institucionet e arsimit të lartë.

Kujtojmë që vendimi për zhvillimin e zgjedhjeve ka qenë shumë i debatuar , ndërsa vetë partia Demokratike  i ka konsideruar të paligjshme, pasi sipas tyre pandemia nuk i lejon kandidatët të bëjnë fushatë dhe gjithashtu u vendos jeta e studentëve në rrezik.

LEXO EDHE:  Paketa antishpifje/ Meta sulmon Qeverinë, del në krah të mediave

Dekretimi shoqërohet me nje ceremoni në Presidencë.

Emrat e rektorëve fitues:

Andrea Maliqari- Universiteti Politeknik i Tiranës

Kseanela Sotirofski- Universiteti ”Aleksandër Moisiu” i Durrësit

Dhimitër Bello- Universiteti Fan S. Noli Korçë

Arben Gjata- Universiteti i Mjekësisë

Artan Hoxha- Universiteti i Tiranës

Suzana Golemi- Universiteti “’Luigj Gurakuqi’’ Shkodër

Bektash Mema- Universiteti ‘’Eqrem Çabej’’ Gjirokastër

Roland Zisi- Universiteti ‘’Isamil Qemali’’ Vlorë

Kastriot Çaushi- Universiteti i Arteve

Agron Kasa- Universiteti i Sporteve

Fatbardh Sallaku- Universiteti Bujqësor në Tiranë

Skënder Topi – Universiteti ”Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit./CNA.al

Image may contain: 1 person, indoorImage may contain: 2 people, people standing, suit and indoorImage may contain: 3 people, people standing and suitImage may contain: 3 people, people standing and suitImage may contain: 13 people, people standing, suit and wedding

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk shkelin 5 qershorin”/ Yuri Kim: E zhgënjyer që s’pati konsensus

Publikuar

-

Nga

“Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk shkelin 5 qershorin”/ Yuri Kim: E zhgënjyer që s’pati konsensus

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka folur për ndryshimet kushtetuese të miratuara në Parlament pa miratimin e opozitës së Lulzim Bashës.

Kim tha se ndryshimet kushtetuese nuk e shkelin marrëveshjene  5 qershorit, ndonëse opozita ka shprehur të kundërtën.

Mendoj se deklarata që nxori Ambasada e SHBA ishte shumë e qartë, pra që metoda me të cilën u arrit marrëveshja e 5 qershorit ishte një mënyrë e mirë dhe që duhet të ishte përdorur si model për marrëveshjet në të ardhmen. Në të njëjtën kohë, ne nuk mund të mohojmë kompetencën e parlamentit për të miratuar legjislacion. Lidhur me pyetjen nëse 5 qershori u shkel apo jo, njerëz të ndryshëm kanë opinione të ndryshme. Opinioni im është shumë i qartë për këtë. Ajo që ndodhi përtej 5 qershorit shkon përtej 5 qershorit por nuk e shoh si shkelje të 5 qershorit”, vlerësoi ajo në emisionin “Opinion”.

Teksa u pyet nëse përbën problem fakti që ndryshimi i kodit u bë pa qenë produkt i një konsensusi, ambasadorja amerikane deklaroi se është zgjënjyer për këtë pjesë.

LEXO EDHE:  Meta paralajmëron koalicionin PS-PD/Do ketë surpriza!

LEXO EDHE:  Meta bën lëvizjen e radhës/ Thërret në Presidencë 3 anëtaret e Kushtetueses

Mendoj se është shumë zhgënjyese që pjesa e dytë e reformës zgjedhore nuk mu arrit në të njëjtën mënyrë, sepse pjesa e parë, 5 qershori u bë mirë. Dhe duhet të ishte përsëritur. Mendoj se është diçka e pafat që opozita kryesore nuk ishte e pranishme në parlament dhe mendoj se kjo nënvizon përgjegjësinë e cilitdo për të mbetur i angazhuar”, theksoi Kim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk doja t’i hyja biznesit”/ Zbërthehet Yuri Kim: Ja si e fillova diplomacinë

Publikuar

-

Nga

“Nuk doja t’i hyja biznesit”/ Zbërthehet Yuri Kim: Ja si e fillova diplomacinë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka treguar mbrëmjen e sotme se si e ka filluar diplomacinë.

Ajo rrëfeu se nuk kishte në plan të bëhej diplomate, por po kërkonte një punë në shërbimin publik kur pa një njoftim për punë.

Kim tha në emisionin “Opinion” se aplikoi për punë në Departamentin e Shtetit për Shërbimin e Jashtëm dhe kaloi çdo fazë.

Kur shkova në universitet. Shkova në Universitetin e Pensilvanisë, studiova shkenca politike dhe kur mbarova atje, doja të shkoja diku ndryshe dhe shkova në Universitetin e Kembrixhit, në Angli.

Pas një viti u ktheva dhe po kërkoja punë. Ishte koincidencë. U ktheva në Uashington dhe e dija që doja të bëja diçka në shërbimin publik. Nuk doja t’i hyja biznesit.

Isha duke parë vende të ndryshme pune dhe teksa kërkoja, qëlloi që pashë broshurën e Departamentit të Shtetit për Shërbimin e Jashtëm. Dhe, ka një provim prove, pas broshurës. Dhe, teksa prisja, po e shihja dhe mendova – duket argëtuese. U regjistrova për provimin dhe kalova çdo faze dhe kështu u bëra diplomate dhe ndihem me shumë fat”, tha ambasadorja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha i përgjigjet Ramës/ Inceneratorët helmojnë qytetarët, u dogjën para ndërtimit

Publikuar

-

Nga

Berisha i përgjigjet Ramës/ Inceneratorët helmojnë qytetarët, u dogjën para ndërtimit

Ish-kryeministri Sali Berisha e quajti skandaloze deklaratën e djeshme të kryeministrit Edi Rama se nuk i interesojnë procedurat për inceneratorët.

“Djegësi i Elbasanit, i Fierit dhe i Tiranës, nga i cili funksionon vetëm i Elbasanit, janë monopol i një grushti qeveritarësh, që kanë një sekser që quhet Mirel Mërtiri dhe bashkëpunëtorin e tij, Klodian Zoto. Të gjitha këto janë dhënë në shkelje flagrante të procedurave që nuk i interesojnë zotit Rama.

Nëse djegësat nuk janë të teknologjisë së avancuar, helmojnë mjedisin dhe qytetarët.
Problemi është se djegësi mori flakë përpara se të ndërtohet. Ka 14 vendime qeveritare të firmosura brenda një dite. Në 30 vite, por në asnjë vend tjetër, nuk ndodh kurrë një procedurë që të marrë 14 firma ministeriore dhe qeveritare brenda një dite,” tha Berisha në intevistën e Syri Tv.

LEXO EDHE:  Meta bën lëvizjen e radhës/ Thërret në Presidencë 3 anëtaret e Kushtetueses

LEXO EDHE:  Shkarkimi i Metës/ Mblidhet sot Komisioni Hetimor

Sipas ish-kryeministrit, nuk është e vërtetë që përpara se Rama të vinte në pushtet, nuk trajtoheshin mbetjet.
“Shqipëria sot është më e mbushur më shumë se kurrë në plehra. Landfilli i Sharrës ka të paktën 20 vite që ekziston aty, e ka lejen që në vitin 2002. Landfilli i Bushatit dhe i Maliqit në Korçë janë të vitit 2007. Kishte projekt dhe toka gati për landfill në Sarandë. Kishte edhe të tjera projekte. BE ka përcaktuar landfillin si prioritet kryesor,” tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE