LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ikja e të rinjve/ Meta thirrje të fortë: Duhet ndalur largimi i trurit

24 Gusht 2020, 18:57, Politikë CNA
Ikja e të rinjve/ Meta thirrje të fortë: Duhet ndalur largimi i

Presidenti Ilir Meta ka bërë pak minuta më parë një thirrje të fortë për largimin e të rinjve nga vendi.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta ka publikuar një pjesë të fjalimit të mbajtur gjatë dekretimit të Rektorëve të rinj të Universiteteve Publike të vendit tonë.

Kreu i Shtetit thotë se edukimi i mirë i rinisë është shpresa më e madhe e vendit tonë dhe investimi më kyç për të ardhmen.

Ai thekson se duhet ndalur largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë.

?Shqipëria ka sot më shumë se kurrë nevojë për shpresë! Edukimi i mirë i rinisë është shpresa më e madhe e vendit tonë dhe investimi më kyç për të ardhmen. Duhet ndalur largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë, në radhë të parë.

Largimi i rinisë dhe mbyllja e shumë degëve të studimit në universitetet në mbarë vendin është një plagë shumë e madhe! U duhet ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe punësimi. Shqipëria ka nevojë për ?brain gain? dhe jo ?brain drain”!?, shkruan Meta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga