Connect with Us

Dy dosjet e drogës të Ylli Ndroqit/ Si i ka shpëtuar drejtësisë

Politikë

Dy dosjet e drogës të Ylli Ndroqit/ Si i ka shpëtuar drejtësisë

Publikuar

-

Dy dosjet e drogës të Ylli Ndroqit/ Si i ka shpëtuar drejtësisë

Në datën 3 gusht 2020, SPAK bëri të ditur se ka sekuestruar pasurinë e presidentit të RTV Ora News, Ylli Ndroqi si dhe konfirmoi se ky i fundit është identifikuar si shtetasi Xhemail Pasmaçiu, i arrestuar për trafik droge në Turqi dhe në Itali.

Sipas SPAK, sekuestrimi i pasurisë së Ylli Ndroqit është bërë pasi rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri, Turqi dhe Itali.

Në njoftimin e SPAK ndër të tjera thuhej se “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimin pasuror nr.10, datë 21.07.2020, në ngarkim të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), lindur dhe banues në Tiranë. Nga aktet e administruara në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është konfirmuar se ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në indicje se shtetasi Ylli Ndroqi (alias Xhemal Pasmaçiu) ka qënë i përfshirë në aktivitete kriminale të parashikuara në nenin 3 të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009 ″Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organziuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë″.

Por, cilat janë dosjet që akuzojnë Ylli Ndroqin

Bëhet fjalë për dy dosje, njëra në Itali dhe tjetra në Turqi.E pabesueshme/ Xhemail Pasmaçiu ka qenë djalë i mirë, por u bë trafikant (Dokumenti i shkollës )

Sipas të dhënave zyrtare të policisë Ylli Ndroqi është arrestuar në Turqi nën emrin e tij të vjetër Xhemail Pasmaçiu, identiteti i tij i fëmijërisë. Sipas kesaj dosjeje ai ishte pritësi i një sasie heroine prej 30.5 kg.

Ndroqi është arrestuar me një grup të madh personash pas një operacioni të gjerë të policisë turke e cila ka kryer disa dhjetra veprime deri në ndalimin e të gjithë grupit. Por që më pas ka arritur t’i shpëtojë drejtësisë duke gjetur kleçka proceduriale. (Lexo këtu dosjen e plotë).

Kjo është një nga ato dosje, e cila përmendet edhe nga SPAK, që tregon të shkuarën kriminale të Ylli Ndroqit, i cili gjithmonë ka dashur ta fshehë këtë fakt, duke ndryshuar edhe emrin dhe duke u ngjitur në elitë, nën “petkun” e biznesmenit dhe pronarit të një media.

Për shumë vite ai nuk ka pranuar kurrësesi identitetin e tij të ndryshuar, por edhe përfshirjen në trafikun ndërkombëtar të drogës. Por, tashmë është vënë me “shpatulla pas muri”, nga SPAK dhe të vërtetat e dosjes së tij.

Një tjetër dosje që akuzon Ylli Ndroqin, është edhe ajo e Italisë.

Në Itali çështja ka filluar pas një urdhër arresti të dhënë nga Prokuroria e Milanos në vitin 2006, i cili më pas është mbyllur.

LEXO EDHE:  Dhëndri Erdogan akuza të rënda SHBA-së/ “Po nisin terrorizmin”

Por, në dosjen në fjalë raportohen të dhënat për aktivitetin e Ylli Ndroqit (Xhemail Pasmaçiu) si person i përfshirë në trafik droge në Itali, disa vite pas arrestimit të tij në Turqi.

Në njoftimin e SPAK, thuhej se “Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol ka përcjellë të dhëna për aktivitetin kriminal të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), të siguruara nga Interpol Roma/Itali. Autoritetet italaine kanë konfirmuar se në vitin 2004 shtetasi Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaciu), është referuar tek Autoritetet Gjyqësore në përfundim të operacionit ″BAKLLAVA″, si organizator i trafikut të drogës për llogari të një grupi kriminal, i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë. Në vijim ai u arrestua më datë 17.02.2015 bazuar në urdhër arrestin e lëshuar në vitin 2006 nga Prokuroria e Milanos.”

Pra, vetë SPAK tregon se Ylli Ndroqi është arrestuar në Itali në vitin 2015, si organizator i trafikut të drogës, për llogari të një grupi kriminal.

Aktiviteti kriminal i Ndroqit konfirmohet edhe nga Ministria e Brendshme Italiane, dërguar Interpol Tiranës, ku thuhet se nga verifikimi i kryer në Bankën e të Dhënave, ka rezultuar se shtetasi Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu), me datëlindje tjetër, 11.01.1960, në ngarkim të tij rezultojnë precedentë policorë në fushën e narkotikëve, konkretisht në ngarkim të tij Urdhër Arrest me Burg, dhënë me datë 23.01.2006 nga GIP, pranë Gjykatës së Milanos.

       Edi Rama, Engjell Agaci

Çështja është ndjekur më tej nga avokati i Ylli Ndroqit (Xhemail Pasmaçiut), i cili ka qenë Ëngjëll Agaçi, aktualisht sekretari i Përgjithshëm i Kryeminsitrisë.

Sipas të dhënave zyrtare, katër vite më pas, në mars të vitit 2010, në Gjykatën e Torinos u deklarua humbja e vlefshmërisë së masës së arrestit, dhënë më parë.

Pra, materialet në dy dosjet në fjalë konfirmojnë aktivitetin kriminal dhe arrestimin e Ylli Ndroqit (Xhemail Pasmaçiu).

Por, mbeten ende të pa qarta ku dhe si e fitoi më pas lirinë Ylli Ndroqi, i cili ka gjetur si alibi përplasjet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, të cilin po tenton ta përdorë si “komardare shpëtimi” për historitë e tij në lidhje me drogën./ CNA.al

Dosja e drogës në Itali/ Ylli Ndroqi u arrestua, çështjen e mbylli me Engjëll Agaçin në vitin 2010

Dosja turke e drogës/ Si u përfshi Ylli Ndroqi në trafikun e heroinës

Si lidhet Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu) me dosjen e drogës dhe vjedhjes së votave 339

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Zbehet” roli i Rinasit/ Belinda Balluku: Aeroporti i Vlorës do jetë kryesori

Publikuar

-

Nga

“Zbehet” roli i Rinasit/ Belinda Balluku: Aeroporti i Vlorës do jetë kryesori

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e pranishme në studion e “Ilva Now”, komentoi projektet ndërtuese për aeroportet e vendit. Ajo theksoi se qeveria shqiptare synon ta kthejë Aeroportin e Vlorës në aeroportin kryesor të Shqipërisë.

“Në Vlorën synojmë ta kthejmë në aeroportin kryesor të Republikës së Shqipërisë. Vlora do të ndërtohet me gjatësi tjetër piste. Tirana dhe Vlora do të jenë në garë me tyre, dhe kjo do të sjellë shërbime më të mira. Padyshim të gjitha këto që shkojnë në benefit të qytetarëve”, tha ajo.

Ajo gjithashtu u ndal edhe tek aeroporti i Kukësit, që sipas Ballukut është konceptuar që të shërbejë si aeroport rajonal, përfitues i të cilit do jenë jo vetëm kuksianët që ndodhen në emigracion, por edhe qytetarët nga Kosova. Më tej, znj, Balluku shtoi se aeroporti i Sarandës është menduar të jetë një aeroport sezonal, që në thelb do ti shërbejë sektorit të turizmit.

“Aeroporti i Kukësit është aeroport rajonal, nuk ndërtohet vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën, sepse me të vërtetë është Prishtina, por banorët e Ferizajt kanë më afër Kukësin.Është një aeroport për nevojat e asaj zone. Nëse ajo zonë ka emigracion, ato destinacione do të mbulojë. Aeroporti i Sarandës është aeroport sezonal që do të akomodojë nevojat e fluturimeve të posaçme, dhe flurimet do të jenë nga Prilli deri në tetor. Janë bërë të gjitha me studime”,  shtoi ajo.

LEXO EDHE:  Dhëndri Erdogan akuza të rënda SHBA-së/ “Po nisin terrorizmin”

LEXO EDHE:  "Do e bëjmë Italinë të njohë muzikën shqiptare"/Motrat Sinani tregojnë çfarë do ndodhë më tej

Gazetari Neritan Sejamini u shpreh i bindur se aeroporti i Vlorës nuk ka për t’u ndërtuar kurrë.

“Aeroporti i Vlorës nuk ka për t’u bërë kurrë”, tha ai.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kontrata për inceneratorët u bë brenda ditës”/ Ahmetaj: Janë katër muaj punë

Publikuar

-

Nga

“Kontrata për inceneratorët u bë brenda ditës”/ Ahmetaj: Janë katër muaj punë

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, u pyet mbrëmjen e sotme lidhur me kontratën e inceneratorëve, e cila sipas gazetarit Mentor Kikia është bërë brenda një dite.

Ahmetaj tha se kontrata nuk ëhstë bërë brenda një dite, ndërsa pretendon se është hartuar dhe negociuar për një afat kohor prej 4 muajsh.

Ai dekaroi në emisionin “Opinion se ditën e hartimit janë paguar 5.57 milionë euro pa TVSH, ndërsa impianti bën 21.6 milionë euro pa TVSH.

“Procedura ka filluar më 11/8 dhe që atë ditë ka filluar një procedurë në Ministrinë e Mjedisit, që kulmon më 16 dhjetor 2014. Fakti është që në 16 janë mbyllur procedurat. Kontrata nuk është negociuar për një ditë, ka ardhur dhe është paraqitur në ministri, është diskutuar, është çuar për aprovim në Këshillin e Ministrave. Të gjitha këto janë konseguencë e 4 muajve punë në emergjencë. Një qeveri që vendos të pastrojë plehrat, dhe do vazhdojë t’i pastrojë edhe në mandatin e tretë, ditën e parë foli me qytetarin e Elbasanit. Nuk është një ditë punë, është kulmimi i katër muajve punë. Duhet të çmontojmë një gënjeshtër. Nuk u hartua dhe negociua kontrata brenda një dite, por ishin 4 muaj punë. Ditën e hartimit janë paguar 5.57 milionë euro pa TVSH, ndërkohë që impianti bën 21.6 milionë euro pa TVSH.

LEXO EDHE:  Rriten rastet e reja Covid në Itali/ Mbi 1700 të infektuar regjistrohen edhe 11 viktima

LEXO EDHE:  Italia me shifra shqetësuese/ 812 viktima nga koronavirusi në 24 orë

Ky është një investim publik. Në periudhën që privati ka ndezur veprën dhe e ka kolauduar ka marrë nga buxheti i shtetit 5.57 mln euro dhe ka paguar 21.6 mln euro. Vërtetojeni këtë që them unë dhe nëse nuk është kështu, atëherë unë nuk e di çfarë do bëj. Ky është një partneritet publik-privat tipik, ku ditën që është dorëzuar aseti, dhe që funksionon, atë ditë gjithë aseti kushtonte 21.6 milionë euro, të cilat janë investuar nga privati, i cili nga shteti ka marrë deri në atë ditë 5.57 mln euro, pra gati ¼ më pak të këtij investimi. Autoriteti Kontraktor, që është Ministria e Mjedisit, ka paguar me firmë deri më atë ditë 5.57, dhe entiteti ka investuar gjithë asetin”, tha Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha ka 7 vite që dështon”/ Kulluri: Në listën e PD, kandidatë që kanë punuar për përçarjen e partisë

Publikuar

-

Nga

“Basha ka 7 vite që dështon”/ Kulluri: Në listën e PD, kandidatë që kanë punuar për përçarjen e partisë

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Repolitix” ku komentoi listën e kandidatëve për deputetë nga demokratët.

Kulluri tha se lista e PD-së do të jetë më keq se lista në vitin 2017. Gjithashtu ai tha se disa prej deputetëve në listën e 2017 kanë punuar për përçarjen e PD-së.

“Lista e ardhshme do të jetë më keq. Me disa përjashtime, 80 përqind e listës së 2017 ishte katastrof. Këtë herë do jetë më keq. Ne kemi përjetuar regjimin komunist në Shqipëri.

Degradimi demokratik do të jetë më i keq. Sa më shumë masivizon garën, aq më shumë ndriçon kryetarin.

LEXO EDHE:  Përplasjet për Kushtetuesen/ SPAK merr në dorë kallëzimin e Metës  

LEXO EDHE:  Rriten rastet e reja Covid në Itali/ Mbi 1700 të infektuar regjistrohen edhe 11 viktima

Po ky që ka 7 vite që dështon, çfarë do të ndriçojë. Nuk më vjen keq fare për këta figura. Në atë listë kanë kontribuar për përçarjen e PD-së. Kanë qenë bashkëpunëtorë të hapur të Ramës. Janë njerëz që i kanë thënë marshalla djegies së mandateve. Zëvendësimi i tyre me disa të tjerëve, nuk ndryshon asgjë. Lista do të jenë ripërsëritje të anonimatit” ,tha Kulluri./CNA.al

LEXO TE PLOTE