LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Crvena Zvezda zbarkon në tokën shqiptare

24 Gusht 2020, 11:39, Sport CNA
Crvena Zvezda zbarkon në tokën shqiptare

Crvena Zvezda ka zbritur në tokën shqiptare dhe është nisur drejt hotelit ku do të akomodohen për ndeshjen e nesërme. Kjo përballje është e vlefshme për turin e dytë në ?Champions League?, atje ku bardheblutë pasi kaluan Tbilisin, do të bëjnë gjithçka munden për të eliminuar edhe kampionët e Serbisë.

Një ndeshje që do të jetë e ndezur edhe për vetë historinë e të dyja vendeve. Pavarëisht se në fushë do të flasi vetëm gjuha e futbollit, emocionet e së shkuarës dhe historisë nuk mund të anashkalohen.

Ndërkohë që ekipi serb ka zbritur në tokën shqiptare dhe është duke u shoqëruar nga policia deri te hoteli. Në pasditen e sotme do të kenë edhe stërvitjën e parë në ?AIr Albania?, ndërsa menjëherë pasi zbritën nga avioni ?Dejan Stankoviç? kanë vazhduar procedurat e lëvizjes pa pasur asnjë vonesë të panevojshme apo incident.

Lajmet e fundit nga