LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bënin namin me vjedhje në Tiranë/ Arrestohen dy “të fiksuarit” pas bizhuterive

24 Gusht 2020, 08:44, Kronika CNA
Bënin namin me vjedhje në Tiranë/ Arrestohen dy “të

Dy persona janë vënë në prangat e policisë pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh në banesa.

Në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet 28-vjeçari -I. I., dhe 43-vjeçari E.S., të dy banues në Tiranë.

Prej janarit të 2020 deri ditën e djeshme kanë vjedhur 7 banesa, konkretisht bizhuteri.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar ?Liqeni i thatë?.

Kapen dhe arrestohen në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, dy shtetas që kryenin vjedhje banesash.

Zbardhen dhe dokumentohen 7 raste të vjedhjeve në banesa, që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe në bazë të provave të grumbulluara, organizuan dhe finalizuan  operacioni policor të koduar ?Liqeni i thatë?, në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

-I. I., 28 vjeç, dhe E.S., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autor i vjedhjeve në disa banesa, konkretisht:

? Më datë 23.08.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit D. C.

? Më datë 25.07.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.T.

? Më datë 11.06.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.K.

? Më datë 15.02.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetases I.B.

? Më datë 14.02.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.Rr.

? Më datë 13.01.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetases L.A.

? Më datë 28.12.2019 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit A.K.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ?Vjedhja? e kryer në bashkëpunim me shumë se një here./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga