LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidentoi të miturin/ Vetëdorëzohet në polici 35-vjeçari

24 Gusht 2020, 10:51, Kronika CNA
Aksidentoi të miturin/ Vetëdorëzohet në polici

Është vetëdorëzuar në polici 35-vjeçari që aksidentoi rëndë të miturin sot në Kukës.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.H 35 vjecar A.H., pasi ka aksdientuar të miturin  e ka dërguar atë me mjet tjetër në spitalin e Kukësit dhe më pas është vetëdorëzuar pranë Drejtorisë së Policisë Kukës.

I mituri ndërkohë është dërguar me helikopter në Spitalin e traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Njoftimi:

Vetë dorëzohet pranë Drejtorisë së Policisë Kukës, autori i aksidentit të ndodhur pak më parë.

Shtetasi A.H., 35 vjeç, banues në Bushtricë, Kukës, në aksin rrugor Kukës-Gostil, me mjetin tip ?Mitsubish?, ka aksidentuar shtetasin e mitur E.M., pasi e ka dërguar me mjet tjetër në spitalin e Kukësit, është vetë dorëzuar pranë Drejtorisë së Policisë Kukës.

Shtetasi A.H., ndodhet në ambientet e Drejtorisë, për veprime të mëtejshme proçeduriale./CNA.al

Lajmet e fundit nga