LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet fytyra e vërtetë e Ramës/ Si premtoi Rilindje dhe solli rrënim

23 Gusht 2020, 13:16, Politikë CNA
Zbulohet fytyra e vërtetë e Ramës/ Si premtoi Rilindje dhe solli

?Premtoi Rilindje, solli rrënim!?. Kështu deklaron ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i cili ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama ku dëgjohen disa nga premtimet e pambajtura.

Salianji i numëron Ramës premtimet e pambajtura dhe ngre akuzat se ky i fundit nuk e ka rilindur Shqipërinë por ka fuqizuar krimin, oligarkët dhe ka varfëruar shqiptarët.

?Premtoi 300.000 vënde pune, e rrënoi ekonominë, varfëroi qytetarët, largoi 500.000 qytetarë për azil! Premtoi taksim të ndershëm, vuri taksën më të pandershme, favorizoi tarafin e ngushtë dhe lehtësoi okigarkët. Premtoi rend dhe siguri; krijoi një rend të ri ku banditë, kriminelë dhe trafikantë kontrollojnë institucionet!

Premtoi barazi para ligjit dhe ndëshkoi vetëm qytetarët e pamundur. Premtoi Shqipëri të ndershme, ndërtoi Shqipërinë e oligarkëve, banditëve, kriminelëve. Ju dha pasuri natyrore bregdet, buxhet dhe gjithçka një grushti njerëzish. Ramën e qeshin edhe të vetët por Shqipërinë s?duhet ta qajmë se e zhvat ky!?, shkruan demokrati krahas videos./ CNA.al

Lajmet e fundit nga