LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rihapja e shkollave/ Dasho: Duhet përgjegjshmëri e lartë profesionale dhe veprim i koordinuar multidisiplinor

23 Gusht 2020, 09:30, Lifestyle CNA
Rihapja e shkollave/ Dasho: Duhet përgjegjshmëri e lartë

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, kërkon që ministria e Shëndetësisë të mësojë nga shembulli i Berlinit, teksa ka reaguar për rihapjen e shkollave.

Në një postim në rrjetet sociale, Dasho deklaron se vetëm dy javë pas hapjes së shkollave në Berlin u karantinuan qindra mësues e nxënës.

Ai thekson se për rikthimin e nxënësve në banka duhet të zbatohet një plan strategjik. Eksperti i Shëndetit Publik thotë se duhet përgjegjshmëri e lartë profesionale dhe veprim i koordinuar multidisiplinor.

?Vetëm dy javë pas hapjes për vitin shkollor 2020-21, qindra nxënës dhe mësues në 41 nga më shumë se 800 shkollat e Berlinit janë vendosur në karantinë si pasojë e shpërthimeve të COVID-it. Uroj që Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit në Shqipëri të mësojnë nga shembuj si ky i Berlinit dhe të hartojnë e zbatojnë një plan strategjik për shkolla të sigurta!

Të hapësh dyert e shkollave në kohën e COVID kërkon përgjegjshmëri të lartë profesionale dhe veprim të koordinuar multidisiplinor! Përveç masave gjithëpërfshirëse në shkollë, kërkon mbështetje nga një sistem survejance, testimi dhe përgjigje të shpejtë në se diçka nuk funksionon. Shëndeti i fëmijëve dhe jeta e prindërve duhet të sigurohen në çdo rrethanë!?, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga