LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mot i paqëndrueshëm me shi dhe erë/ Si pritet të jenë temperaturat për javën e ardhshme

23 Gusht 2020, 13:48, Sociale CNA
Mot i paqëndrueshëm me shi dhe erë/ Si pritet të jenë

Dita e hënë do të nisë me diell dhe në mesditë do të shfaqen vranësirat përgjatë maleve. Reshjet e shiut të izoluara, do të shfaqen në këto zona.

Situatë të paqendrueshme parashikohet të ketë pjesa më e madhe e vendit ditën e martë, por kjo do të jetë e përkohshme. Në ditët në vijim, do të mbizotërojë dielli dhe vranësirat përgjatë maleve.

Era, përgjithësisht do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë e përkohësisht gjatë orëve të mesditës mesatare në bregdet. Era, parashikohet të jetë e vrullshme gjatë ditës së mërkurë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, valëzimi do të jetë i ulët, por për shkak të shtimit të erës mbrëmjen e së martës e të mërkurën parashikohet i forcës 4 dhe 5 ballë, kryesisht në bregdetin jugor.

Temperaturat do të pësojnë rënie si në tabelë për shkak të reshjeve, për tu rritur sërish të enjten dhe të premten./ CNA.al

Lajmet e fundit nga