Kronika
Kultivonte drogë rreth shtëpisë/ Arrestohet një person, procedohet bashkëshortja dhe kryeplaku i fshatit

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, kanë konstatuar disa bimë narkotike cannabis sativa të kultivuara në fshatin Zall, Krujë, përreth një banese.
Mësohet se policia ka arrestuar një person dhe ka proceduar penalisht dy të tjerë.
Konkretisht është arrestuar shtetasi me iniciale A.K., 52 vjeç, dhe është proceduar penalisht bashkëshortja e tij I.K., për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike kryer në bashkëpunim”.
Gjithashtu u procedua penalisht edhe shtetasi I.S., 43 vjeç, më detyrë kryeplak i fshatit Zall, Krujë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme./ CNA.al