Connect with Us

Dosja e drogës në Itali/ Ylli Ndroqi u arrestua, çështjen e mbylli me Engjëll Agaçin në vitin 2010

Aktualitet

Dosja e drogës në Itali/ Ylli Ndroqi u arrestua, çështjen e mbylli me Engjëll Agaçin në vitin 2010

Publikuar

-

Lajmi për sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndroqit (Xhemail  Pasmaçiu), në momentin e parë ra si një rrufe në qiell të hapur, pas shumë përpjekjeve disa vjeçare të tij dhe bashkëpunëtorëve për të fshehur identitetin e vërtetë dhe lidhjet apo hetimet e zhvilluara ndaj tij në Turqi ku ishte arrestuar dhe Itali ku ishte prerë urdhër arresti por kishte shpëtuar me procedurë.

Lajmi i Turqisë qarkullonte shpesh në media por pas shantazheve të Yllit me gjyqe por edhe me sulme nga instrumenta të paguara prej tij, lajmi hiqej. Ylli luftonte me “drejtësi” duke mohuar të ishte Xhemail Pasmaçiu, duke tentuar të mbajë të fshehtë të shkuarën e tij, por historitë me trafik droge nuk ishin vetëm në Turqi, ato shkonin edhe përtej Adriatikut, ku pas një hetimi policor ndaj Ylli Ndroqit (Xhemail Pasmaçiut) ishte prerë në urdhër arresti dhe kjo procedurë kishte vazhduar deri vitet e fundit.

Sipas të dhënave të publikuara nga SPAK, por edhe atyre të disponuara nga  Zyra e Interpol, ka pasur konfirmim nga homologët italianë në lidhje me aktivitetin kriminal të shtetasit Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu), i cili ka rezultuar person i akuzuar si organizator i trafikut të drogës për llogari të një grupi kriminal.

Dosja BAKLLAVAJA

Nga të dhënat e siguruara nga Interpoli, në vitin 2004 shtetasi Ylli Ndroqi është referuar tek Autoritetet Gjyqësore italiane në përfundim të operacionit  “BAKLLAVA”. Ai është hetuar si organizator i trafikut të drogës për llogari të një grupi kriminal, i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë.

E pabesueshme/ Xhemail Pasmaçiu ka qenë djalë i mirë, por u bë trafikant (Dokumenti i shkollës )
Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu)

Sipas të dhënave nga Italia, rezulton se ai u arrestua më datë 17.02.2015 bazuar në urdhër arrestin e lëshuar në vitin 2006 nga Prokuroria e Milanos, fakt ky që jepet edhe nga SPAK në akuzën e ngritur ndaj Ylli Ndroqit, ku është kërkuar sekuestrimi i pasurisë së tij, pasi dyshohet se vjen nga aktiviteti kriminal.

Ky fakt konfirmohet edhe nga Ministria e Brendshme e Italisë dërguar Interpol Tiranës, ku thuhet se nga verifikimi i kryer në Bankën e të Dhënave, ka rezultuar se shtetasi Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu), me datëlindje tjetër, 11.01.1960, në ngarkim të tij rezultojnë precedentë policorë në fushën e narkotikëve, konkretisht në ngarkim të tij Urdhër Arrest me Burg dhënë me datë 23.01.2006 nga GIP, pranë Gjykatës së Milanos. Çështja është ndjekur më tej nga avokati i Ylli Ndroqit (Xhemail Pasmaçiut), i cili ka qenë Ëngjëll Agaçi, aktualisht sekretari i Përgjithshëm i Kryeminsitrisë.

LEXO EDHE:  Arrestimi i zyrtarëve të ARRSH/ Gjykata nxjerr nga qelia tre prej tyre

Sipas të dhënave zyrtare, katër vite më pas, në mars të vitit 2010, në Gjykatën e Torinos u deklarua humbja e vlefshëmrisë së masës së arrestit dhënë më parë.

Është e konfirmuar nga Drejtoria e Antidrogës se pranë arkivave të saj rezulton emri Ndroqi, Ylli, i lindur më 11.01.1960, në ngarkim të të cilit rezulton masa paraprake e sipërpërmendur e Gjykatës së Milanos, vendim si rezultat i mbylljes së hetimeve të koduara Triangolo D’oro dhe Bakllava, të kryera nga grupi operativ i Antidrogës i Guardia di Finnanza në Milano.

Kjo është një pjesë e dosjes ku raportohen të dhënat për aktivitetin e Ylli Ndroqit (Xhemail Pasmaçiu) si person i përfshirë në trafik droge në Itali disa vite pas arrestimit të tij në Turqi. Në material thuhet se ai është arrestuar por ende ngelen të pa qarta ku dhe si e fitoi më pas lirinë Ylli Ndroqi, i cili në fakt të gjithë historitë e tij në lidhje me drogën dhe hetimet nga SPAK po kërkon t’i justifikojë me faktin se po sulmohet nga politika për shkak të pozicionimit të tij si opozitar kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.

Disa ditë më parë Ndroqi në një publikim të tij në rrjetet sociale shkruante se kishte kontribuar që Edi Rama të bëhej kryeministër e Veliaj kryebashkiak i Tiranës. Në fakt miqësia e Veliaj- Ndroqi ka qenë mjaft e thellë, aq sa në dasmën e djalit të Ndroqit, vallen e parë e hidhte lali Eri. Rrugës miqësia është prishur për tu kthyer në një përplasje të fortë mes palëve, aq sa tani edhe hetimet për trafikun e drogës Ylli Ndroqi ( Xhemail PAsmaçiu) i quan si sulme nga Veliaj./ CNA.al

Historia e “dashurisë” Veliaj-Ndroqi/ Nga bashkëpunimet e errëta deri tek prishja e miqësisë

Dosja turke e drogës/ Si u përfshi Ylli Ndroqi në trafikun e heroinës

Si lidhet Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu) me dosjen e drogës dhe vjedhjes së votave 339

Sa i kushton fasada mediatike Ylli Ndroqit/ Nga Sonila Meço tek Artur Zheji e co

Trafikant droge me lidhje terroriste/ Ylli Ndroqi drejt një akuze të re?!

Si u zhvillua aksioni antidrogë në Turqi/ Xhemal Pasmaçiu dhe një turk ishin pritësit e heroinës

Biznesmen i ndershëm dhe me borxhe/ Po trafikant droge kush ka qenë?

18 muaj hetime në bashkëpunim me ndërkombëtarët/ Policia jep detaje nga sekuestrimi i pasurive të Ylli Ndroqit

Ylli Ndroqi dhe lidhjet me elementët terroristë ndërkombëtarë

Nga trafiku i drogës, tek celulat terroriste/ Lidhjet kriminale të Ylli Ndroqit dhe paralajmërimet e gazetarëve

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Rritet numri i infeksioneve ditore në Rusi/ Moska goditet rëndë

Publikuar

-

Nga

Ekipi kombëtar i Rusisë për luftën kundër koronavirusit njoftoi të shtunën për 17,906 raste të reja infeksionesh, më shumë se dyfishi i numrit ditor që nga fillimi i muajit qershor.

Më shumë se gjysma e infeksioneve të reja janë shënuar në Moskë, ku rastet janë trefishuar këtë muaj. Rritja e numrit të infeksioneve ka alarmuar zyrtarët të cilët kanë shtuar kufizimet me qëllimin pengimin e përhapjes së infeksioneve.

Moska, periferia e saj dhe dy rajone të tjera ruse dhanë urdhër këtë javë për vaksinime të detyrueshme për punonjësit në fushat e tregtisë, arsimit dhe sektorë të tjerë të shërbimeve.

LEXO EDHE:  Covid-19 merr 236 jetë njerëzish/ Shkon 213,013 numri të infektuarve në Itali

LEXO EDHE:  Nxirrnin targa me numër të njëjtë/ Arrestohet sekseri dhe specialisti

Kryeqyteti rus ka mbyllur restorantet nëpër qendrat tregtare dhe ka kufizuar orarin e shërbimeve me porosi për restorantet dhe baret në mbarë qytetin.

Rusët janë shumë hezitues ndaj vaksinimeve ndërsa vetëm afro 12% e popullsisë ka marrë një dozë. Rreth 5.3 milionë raste janë raportuar në vendin me 146 milionë banorë. Rusia ka njoftuar për 128,911 vdekje, ndërsa ekspertët thonë se shifrat e infektimeve dhe vdekjeve mund të jenë më të larta./ VOA

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mesatarisht 12 denoncime në ditë për dhunë në familje/ Ekspertët: Shumë raste nuk referohen në polici

Publikuar

-

Nga

Mesatarisht 12 denoncime në ditë për dhunë në familje/ Ekspertët: Shumë raste nuk referohen në polici

Dhuna në familje po merr përmasa shqetësuese. Referuar të dhënave zyrtare nga Policia e Shtetit, rastet e denoncimeve në rang vendi, variojnë nga 10 deri në 12 brenda një dite.

Por a janë këto raste të denoncuara të dhunës, të vetmet?

“Sa më thellë të shkojmë në fshatrat e Shqipërisë, sa më në zona rurale të jemi, aq më të thella janë problematikat, shqetësimet dhe pamundësia për të dalë nga problematikat dhe vuajtjet që mund të kenë femrat në këto zona” – tha Helena Halilaj, pedagoge e shkencave sociale.

Referuar burimeve zyrtare, Tirana është qyteti që zë vendin e parë për nga numri i raportimeve të dhunës në familje. Viktima, në më shumë se 90% të rasteve, janë gratë.

Këto raste përhapen më pas, sipas qyteteve më të populluara, Durrësi, Fieri, Elbasani, Shkodra dhe Vlora. Edhe Dibra është një tjetër qark që së fundmi ka shënuar rritje të numrit të konflikteve brenda familjes.

LEXO EDHE:  Arrestimi i zyrtarëve të ARRSH/ Gjykata nxjerr nga qelia tre prej tyre

LEXO EDHE:  Italinë e kërcënon zhvendosja djathtas

Por pse pikërisht Tirana ka numrin më të lartë të dhunës? Sipas Helena Halilaj është pikërisht pamundësia për t’u integruar për qytetarët e rretheve ajo që përbën problematikën kryesore.

“Janë më tepër çështjet ekonomike që ndikojnë në mosakordimin e marrëdhënieve mes familjarëve ose mes kryefamiljarit dhe bashkëshortes. Ne jetojmë në një shoqëri në të cilën kryefamiljari ka detyrat ekonomike dhe duhet t’i bëjë ato. Ne jemi gra të cilat kërkojmë të drejta të barabarta dhe më pas nuk e matim kontributin nëse e kemi ose jo të njëjtë në familje. Pastaj duket sikur metropoli na jep mundësi që ne të kemi pak më shumë liri të vepruarit dhe të sjellurit, e ndonjëherë ndoshta kjo e trondit pak individin ose njerëzit të cilët vijnë nga rrethet” – u shpreh Halilaj.

Vetëm në 5 muajt e parë të vitit 2021, janë regjistruar 10 viktima si pasojë e dhunës në familje./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Manastirliu jep lajmin/ Shqipëria plotëson kuotën e 1 milion vaksinave anti-Covid

Publikuar

-

Nga

Manastirliu jep lajmin/ Shqipëria plotëson kuotën e 1 milion vaksinave anti-Covid

Ashtu si ditët e tjera, edhe mbrëmjen e sotme në Shqipëri kanë ardhur disa doza të tjera vaksinash kundër Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar foto nga aeroporti “Nënë Tereza”.

Manastirliu njofton se në vendin tonë kanë mbërritur 50,000 doza të vaksinës Coronavac dhe është kaluar sasia e 1 milion vaksinave të premtuara nga qeveria.

LEXO EDHE:  Italinë e kërcënon zhvendosja djathtas

LEXO EDHE:  Megaoperacioni- Shkatërrohet banda kriminale/ Në pranga 20 persona

Aeroporti “Nënë Tereza” – 50,000 doza të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 1 MILION sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani”, shkruan ministrja në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE