“Do ta kisha fal burrin po të më tradhtonte me ty”/ Roza Lati publikon mesazhet me ndjekësen

23 Gusht 2020, 13:56, Lifestyle CNA
“Do ta kisha fal burrin po të më tradhtonte me ty”/ Roza

Roza Lati është një nga moderatoret më të pëlqyera për natyrën e saj pa komplekse. Ashtu siç mund ta keni parë të gjithë, Roza është shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh herë ndan me ndjekësit momente të përditshmërisë së saj me detaje.

Së fundi moderatorja ka publikuar disa mesazhe që ka shkëmbyer me një nga ndjekëset saj e cila duket se është një fanse e zjarrtë e saj.

?Unë ia kisha fal burrit tradhtinë veç po të më tradhtonte me ty. Të kam shumë qejf, je shumë e mirë, ti më rrezaton mirësi?, i shkroi ndjekësja. Nuk mungoi reagimi i vetë moderatores, e cila qeshi dhe i shkroi ?Ma trego njëherë burrin meqë qenkam e falme?. Mesa duket biseda e tyre ka vijuar ende pasi Roza zbulon që emri i partnerit të ndjekëses është Fredi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga