SHBA/ Shërbimi Postar në qendër të debateve
Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan zhvillon sot një ...
Udhëheqësja e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya do të takohet të hënën me Zëvendës Sekretarin amerikan të Shtetit Stephen Biegun në Lituani, si pjesë e përpjekjeve për të çtensionuar krizën rreth zgjedhjeve të debatueshme, tha ekipi saj për agjencinë e lajmeve Reuters.
Numri 2 i diplomacisë amerikane do të ndalet në kryeqytetin Vilnius të Lituanisë gjatë rrugës për në Moskë, ndërkohë që Uashingtoni përpiqet për një zgjidhje paqësore të krizës që do të shmangte një ndërhyrje ruse.
Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko po përballet me sfidën më të madhe në 26 vitet e tij në pushtet, ndërkohë që njerëzit kanë dalë në rrugë në shumë qytete bjelloruse, përfshirë kryeqytetin Minsk, prej gati dy javësh, duke protestuar kundër rezultatit të zgjedhjeve, për të cilat ata thonë se u manipuluan për t’i siguruar presidentit rizgjedhjen.
Në një intervistë me agjencinë e lajmeve Reuters të shtunën, zonja Tsikhanouskaya tha se e sheh veten si një simbol të ndryshimit, me rolin për të ndihmuar në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, sepse Lukashenko, sipas saj, ?do të duhet të ikë, herët a vonë?.
Presidenti Lukashenko tha të shtunën se do të mbyllë fabrikat ku ka patur protesta të punëtorëve, njoftoi agjensia ruse e lajmeve RIA.
Komentet e tij janë një tjetër përpjekje për të shuar valën e tubimeve të opozitës që nga zgjedhjet e kontestuara të 9 gushtit. Lukashenko la gjithashtu të kuptohej se ai do të pushonte punëtorët e përfshirë në protesta.
“Nëse një fabrikë nuk punon, atëherë le të vendosim një bravë te porta e saj, duke filluar nga e hëna. Le ta mbyllim,? tha Lukashenko në qytetin Grodno afër kufirit me Poloninë, sipas citimeve të agjencisë.
“Njerëzit do të qetësohen dhe ne do të vendosim se kë do të lejojmë,? u shpreh ai.
Protestave u janë bashkuar edhe punëtorët në një numër fabrikash shtetërore. Lukashenko mohon se në votime ka patur manipulime.
Rivalja e tij kryesore në zgjedhje, Sviatlana Tsikhanouskaya, ka ikur në Lituaninë fqinje.
Pa përmendur emra, Lukashenko tha se organizatorët e tubimeve mbarëkombëtare “janë jashtë, në vendet fqinje” dhe gëzojnë mbështetje politike nga udhëheqësit e atyre vendeve.
Dy anëtarë kryesorë të një këshilli të sapokrijuar të opozitës në Bjellorusi u morën në pyetje të premten për një çështje penale, lidhur me atë që Lukashenko e quan përpjekje për të marrë pushtetin./ VOA
Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan zhvillon sot një ...
Në Kosovë në 24 orët e fundit, janë regjistruar 169 raste të...
Kritiku i njohur i Kremlinit, Alexei Navalny, i cili është n...
Zemërimi dhe protestat që shkaktoi rasti i Shën Sofisë me sa...
44 vjeçari, Aleksej Navalny ka mbërritur për trajtim në spit...
Greqia ka marrë masa shtesë për të parandaluar përhapjen e k...
Dy korrespondentë të Shërbimit Rus të Radios Evropa e Lirë j...
Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter është regjist...
Kundërshtari më i njohur i Putinit: Politikani rus i opozitë...
Afër tregut në lagjen Ulpiana në Prishtinë, çdo ditë po krij...
Në Kosovë mijëra qytetarë janë arrestuar për mosrespektimin ...
Pas shpalljes së kandidaturës për president nga ish-kryemini...
Autokratët rëzohen nga pushteti kur njerëzit nuk kanë më fri...
Turqia ka zbuluar rreth 320 miliardë metra kub të gazit naty...
Rizgjidhet për një tjetër mandat katërvjeçar në postin e kry...
Anija e madhe luftarake amerikane, “USS Hershel Woody Willia...
Zëri i Amerikës mëson se është shtyrë për dy ditë takimi i p...
Dhjetë viktima dhe 162 raste pozitive me COVID-19 janë regji...
SHBA e akuzon Teheranin për shkelje të marrëveshjes atomike ...
Ekonomia, reformat gjyqësore, projektet kapitale infrastrukt...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike ...
Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura m...
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...