LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trump nuk e mbajti premtimin, ndaj “këneta” po fiton sërish zgjedhjet

22 Gusht 2020, 06:44, Blog CNA

Nga Peter Pry ?Newsmax?

* Presidenti Donald Trump është me të drejtë krenar për mbajtjen e shumë prej premtimeve që dha gjatë fushatës. Por ai ka dështuar në mënyrë spektakolare në mbajtjen e njërit prej premtimeve më të rëndësishme:?tharjen e kënetës?.

Dhe ky dështim mund t?i kushtojë rizgjedhjen në 3 nëntor, dhe ta privojë Amerikën nga udhëheqja e tij madhështore, pikërisht atëherë kur ajo është më e nevojshme se kurrë, për të mbrojtur lirinë nga armiqtë e huaj dhe ata vendas.

?Këneta? është nofka që simbolizon burokracinë e përhershme të elitave të Uashingtonit, e cila prej dekadash ka shkelur Kushtetutën, ka hedhur themelet e parimeve të qeverisjes së kufizuar, përmes forcimit të shtetit rregullator, e ka zhvendosur kombin drejt socializmit, ka abuzuar me pushtetin për të çuar përpara agjendat personale dhe politike etj, teksa ato kanë në përgjithësi prirjen të jenë jokompetente.

Gjallesat e kësaj ?kënete? janë zakonisht demokratët, por aty përfshihen edhe RINO (republikanët vetëm në emër) dhe republikanët e establishmentit. Fitorja e fundit e ?kënetës?, është një njoftim për mediat i Komunitetit të Inteligjencës me titull ?Përditësim i kërcënimit zgjedhor për publikun amerikan? (7 gusht 2020), ku thuhej se Rusia po punon në mënyrë aktive kundër kandidaturës presidenciale të Xho Bajdenit, në favor të presidentit Donald Trump.

Duke mbajtur vulën e Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI), njoftimi për shtyp, larg nga të qenit një vlerësim objektiv i një shërbimi inteligjent, ngjante një deklaratë të dalë nga zyrat e Komitetit Kombëtar Demokrat (DNC).

Duke e prezantuar gabimisht Bajdenin dhe administratën Obama si të ashpër ndaj Rusisë, njoftimi kërkon të shfajësojë Bajdenin nga aktivitetet e tij korruptive në Ukrainë, ndërsa e prezanton sërish në mënyrë të gabuar presidentin Trump si ?Kandidatin Mançurian? të Rusisë:

?Ne vlerësojmë se Rusia po ndërmerr një sërë masash për të denigruar kryesisht zv/presidentin Bajden, dhe atë që ajo e sheh si ?establishmenti? anti-rus. Kjo është në përputhje me kritikat publike ndaj tij nga ana e Moskës, kur Bajden ishte zv/president për rolin e tij në politikat e administratës Obama ndaj Ukrainës, dhe për mbështetjen e saj ndaj opozitës anti-Putin brenda Rusisë… Disa aktorë të lidhur me Kremlinin po synojnë të promovojnë kandidaturën e Trumpit në mediat sociale dhe televizionin rus?.

Njoftimi për shtyp i Komunitetit të Inteligjencës, thekson gjithashtu se Kina dhe Irani janë kundër rizgjedhjes së Presidentit Trump, duke mos u kujdesur që të jetë qoftë edhe formalisht ?i ekuilibruar?. ABC, CBS, NBC, CNN, MSNBC, The New York Times, Washington Post dhe media të tjera të majtës, raportuan ?mesazhin? e duhur që jepte ky njoftim, siç dukej edhe në një titull të ?New York Magazine?:?Shërbimi inteligjent i SHBA-së, thotë se republikanët po bashkëpunojnë me Rusinë për rizgjedhjen e Trumpit? (8 gusht 2020).

Uilliam Evanina, autor i njoftimit për shtyp të Komunitetit të Inteligjencës, është Drejtori i Qendrës Kombëtare të Kundërzbulimit dhe Sigurisë (NCSC), i emëruar nga presidenti Trump. Evanina, dhe cilido që e këshilloi presidentin Trumpin ta vendoste në atë detyrë, duhet të pushohet nga puna.

Evanina është pjesë e ?kënetës?, dhe tradhtia e tij ndaj Presidentit Trump ishte plotësisht e parashikueshme. Ngjitja e tij në majën e burokracisë federale të sigurisë kombëtare filloi në vitin 2009, kur administrata Obama e solli në Uashington për të shërbyer në degën e sigurisë kombëtare të FBI-së.

Evanina është një ?patericë? e gjeneralit Xhejms Klaper, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare në kohën e Obamës, dhe autori i raportit që pretendonte se Rusia ndihmoi në zgjedhjen e presidentit Trump. Klaper e emëroi Evaninën në NCSC në vitin 2014.

Ai ka qenë një i përkëdhelur i demokratëve në senat, që u përpoqën ta shkarkonin Trumpin, me akuzën e rreme se ai është një ?kukull në duart e Putinit?. Dhe emërimi i Evaninës në vitin 2018 nga administrata Trump në postin e kreut të NCSC, u mbajt për 2 vite peng nga senatori Çak Grasli.

Ky i fundit kishte dyshime se përse emri i Evaninës, shfaqej në mesazhet telefonike midis disa punonjësve abuzivë të FBI-së, që po përpiqeshin ta lidhnin me çdo kusht emrin e Trump me Rusinë. Vetëm 3 muaj pas konfirmimit në postin e drejtorit të parë të NCSC më 6 maj 2020, ai shpërndau ??njoftimin për shtyp të Komunitetit të Inteligjencës të datës 7 gusht, duke pretenduar se Rusia po e saboton fushatën presidenciale të Xho Bajdenit, dhe po mbështet presidentin Trump.

Evanina, që ka një diplomë në Administratën Publike dhe një master në Lidershipin Arsimor, me gjithë shërbimin në FBI që nga viti 1996, duket shumë larg kandidatit më të mirë-kualifikuar për të drejtuar kundërzbulimin, apo për të kuptuar operacionet dhe qëllimet subversive të Rusisë, Kinës dhe Iranit në zgjedhjet në SHBA-së.

Pretendimi i Evaninës se Rusia po mbështet presidentin Trump për t?u rizgjedhur në detyrë është dukshëm i njëanshëm, jashtë realitetit, dhe tregon përpjekjet e vazhdueshme të Komunitetit të Inteligjencës për të minuar legjitimitetin e presidentit Trump.

Prioriteti më i madh i Rusisë, është të ndalojë rindërtimin e forcave bërthamore dhe konvencionale të SHBA-së, dhe udhëheqjen e kësaj të fundit drejt një NATO-je më të fortë.

Në fakt, ?Marrëveshja e re e Gjelbër? e Bajdenit, dhe ?Socializmi demokratik? do ta shkatërronin ekonominë dhe ushtrinë amerikane, duke garantuar shkatërrimin e Amerikës për llogari të Rusisë, Kinës, Koresë së Veriut dhe Iranit. Amerika e Kushtetutës mund të bëhet ?Amerika? e Demokratëve të Kuq, vetëm sepse presidenti Trump dështoi ta ?thante kënetën?.

Shënim: Dr.Peter Vincent Pry, është drejtor ekzekutiv i Task Forcës për Sigurinë Kombëtare. Ai ka qenë shefi kabinetit në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura në Kongres dhe CIA./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga