LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërndanin drogë në Tiranë/ Arrestohen dy të rinjtë, sekuestrohet lënda narkotike, para dhe telefona

22 Gusht 2020, 11:55, Kronika CNA
Shpërndanin drogë në Tiranë/ Arrestohen dy të

Policia e Tiranës, bën të ditur se ka vënë në pranga dy të rinj, që shpërndanin lëndë narkotike në kryeqytet.

Sipas uniformave blu në kuadër të operacionit të koduar,  ?Tuneli?, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: R.Gj., 24 vjeç dhe I.P., 24 vjeç., të dy banues në Tiranë.

Gjatë operacionit , shërbimet e Policisë në rrugën ?Frosina Plaku?, në hapsiren midis nje blloku pallatesh, e cila quhet si zona e ?Tunelit?, kanë konstatuar dy personat e lartpërmendur të cilët në bashkëpunim me njeri-tjetrin, po shisnin lëndë narkotike në doza të vogla .

Pas kontrollit, në vendin ku u konstatuan këta shtetas, shërbimet e Policisë kanë gjetur 80 doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa, si dhe shumën prej 62.000 lekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 aparate celular.

Materialet procedurale do t?i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?, e kryer në bashkëpunim.

Lajmet e fundit nga