LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkrimi i Ramës për Kekon/ Paloka zbulon “hipokrizinë”: Ja si do reagonte Dori po të ishte gjallë

22 Gusht 2020, 17:00, Politikë CNA
Shkrimi i Ramës për Kekon/ Paloka zbulon

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar lidhur me një status të bërë nga kryeministri Edi Rama për shkrimtarin e ndjerë Teodor Keko.

Paloka e cilëson si hipokrizi shkrimin e Ramës, ndërsa ngre akuzat se ky i fundit nuk e ka ndihmuar Kekon, por pas vdekjes së tij i pushoi nga puna edhe bashkëshorten Xhuli Keko.

Sipas tij, kreu i qeverisë po përdor Teodor Kekon për të fituar vlera njerëzore, pasi demokrati pretendon se nuk ka.

?Hipokrizia është një nga ?cilësitë? më tipike të një njeriu të dalë boje si Rama. Sot ka bërë një status për të kujtuar Dor Kekon… Jam i bindur që po ta lexonte Dori atje lart ku është, do kalonte një herë dorën në mustaqe dhe do nënqeshte me atë ironinë e tij dashamirëse. Dorin ?e vogel? e donin të gjithë dhe i respektonte të gjithë. Nuk dua dhe nuk më takon mua të komentoj marrëdhënien e Ramës me Dorin kur ishte ende mes nesh. Por një fakt të njohur nga të gjithë miqtë e Dorit nuk mund të mos e përmend.

Pasi Dori u largua nga kjo jetë, një akt ka kryer Rama që lidhet me të; largoi nga puna Xhulin, bashkëshorten e Dorit megjithëse e dinte shumë mirë që rroga e shtetit ishte e vetmja e ardhur që kishte. Pavarësisht se Dori ka qenë gazetar, shkrimtar dhe deputet, ne e dimë të gjithë se ai kurrë nuk u ndye me pislliqet e politikës. E ky, më i qelburi i politikës, merr guximin sot ta kujtojë sepse kështu është mësuar, të përdorë të gjallë e të vdekur për të marrë prej tyre atë që nuk e ka vetë, vlerat njerëzore!?, shkruan nënkryetari i PD në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga