Connect with Us

Përndiqej prej muajsh nga 33-vjeçari/ Vajza tenton vetvrasjen

Kronika

Përndiqej prej muajsh nga 33-vjeçari/ Vajza tenton vetvrasjen

Publikuar

-

cna lajme

Një 33 vjeçar me inicialet K.V., është vënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka përndjekur dhe telefonuar vazhdimisht që prej muajit Janar një vajzë.

E reja e cila ka brë kallzimin ka deklaruar se sipasojë e ankthit nga përndjekja kishte tentuar dhe vetëvrasjen.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja S.Sh., 28 vjeç, se shtetasi K.V., e përndiqte dhe telefonuar vazhdimisht që prej muajit Janar, duke i shkaktuar ankth dhe pasiguri, e cila për pasojë kishte tentuar vetëvrasjen, menjeherë organizuan punën për gjetjen, lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

LEXO EDHE:  “Më jep para që mos të të publikoj fotot”/ E pëson keq gjobëvënësi 21-vjeçar

Pas një punë të mirëorganizuar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit K.V., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Përndjekja”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Përmbyset kamioni në Kuçovë/ Drejtuesi i mjetit mbetet i bllokuar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur Kozare , në Kuçovë. Shtetasi me inicialet A.P, duke drejtuar mjetin e tij tip “Kamion”, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Ndërkohë që shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë në nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, pasi ka mbetur i bllokuar në mjet.



“Sot , rreth orës 20:00, në vendin e quajtur Kozare, Kuçovë shtetasi A.P, duke drejtuar mjetin tip “Kamion”, ka dal nga rruga dhe është përmbysur. Shërbimet e policisë dhe të zjarrëfikses, në vendgjarje po punonjë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, pasi ka ngelur i bllokuar në mjet.

LEXO EDHE:  Sherr në mes të Fierit/ Rrihet keq një person

LEXO EDHE:  Shkodër/ Kapet i dënuari për “vjedhje me armë”

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po lëvizte me biçikletë/ Makina përplas 56-vjeçarin në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 56-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Murras.

Sipas burime nga policia bëhet me dije se një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin me inicialet V.H , 56 vjeç.



“Më datë 24.09.2021,rreth orës 20:05, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Murras , një mjet ende i paindetifikuar , ka aksidentuar shtetasin V.H , 56 vjeç, banues në Cërrik, i cili po qarkullonte me biçikletë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

LEXO EDHE:  Shkodër/ Kapet i dënuari për “vjedhje me armë”

LEXO EDHE:  “Më jep para që mos të të publikoj fotot”/ E pëson keq gjobëvënësi 21-vjeçar

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe zbardhjen e shkakut të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kokainë dhe 25 milionë euro/ Arrestohen 3 “bishat” shqiptare në Itali

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Policia italiane ka arrestuar 5 persona, mes tyre tre shqiptarë për trafikim dhe shpërndarje të kokainës.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, 5 personat e arrestuar në kuadër të operacionit ‘Bestia’, dy nga të cilët italianë të moshës 45 dhe 52 vjeç dhe tre shqiptarë të moshave 22, 27 dhe 55 vjeç, ishin pjesë e rrjetit të organizuar kriminal.

LEXO EDHE:  Shkodër/ Kapet i dënuari për “vjedhje me armë”

LEXO EDHE:  Habit Edi Rama/ Shqiptarët besojnë policinë, pastaj Zotin

Gjatë aksionit u sekuestruan 3 kg kokainë dhe 25 milionë euro cash.



Këta persona raportohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merrnin kokainë nga Shqipëria dhe baza e logjistikës ishte në Bra.

Mësohet se grupi i drejtohej njëri tjetrit me nofkën “Bisha” dhe për këtë arsye edhe operacioni i policisë u kodua me këtë emër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE