LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mision për të shpëtuar pemët/ Amsterdami krijon "banjot e gjelbërta"

22 Gusht 2020, 13:53, Kuriozitete CNA
Mision për të shpëtuar pemët/ Amsterdami krijon "banjot

Amsterdami së fundmi në një përpjekje për të luftuar një problem të vjetër, siç është urinimi publik ka vendosur të instalojë tetë urinale në disa pika të qytetit. Këto urinale do të jenë të qëndrueshem dhe të mbushura me kërp.

Në pamje të parë, tualetet të quajtura GreenPees, duken si disa vazo gjigande me gjelbërim, mirëpo teksa afroheni dhe i shihni nga afër do të zbuloni se këto ?vazo? janë funksionale për nevojat personale. GreenPess është një projekt i cili është prodhuar nga ndërmarrja Hollandeze Urban Senses dhe tani regjistrohen gjithsej 12 urinale në Amsterdam, bëri të ditur shpikësi Richard de Vries ditën e premte për CNN.

Të kënaqur nga rezultat, zyrtarët shkuan dhe urdhëruan dhe tetë GreenPees të reja, të cilat ishin caktuar të vendoseshin në muajin shkurt. Mirëpo, pandemia e koronavirusit detyroi Amsterdamin dhe të gjithë vendet e botës të karantinoheshin dhe kishte më pak interes për abientet e tualeteve publike.

Megjithatë,rreth tre javë më parë, qyteti filloi aktivitetin normal përsëri dhe nevoja e tualeteve publike ishte në rritje.Sipas De Vries, GreenPess ndikojnë pozitivisht, ato mbrojnë ndërtesat historike nga efektet gërryese të urinës, deri në uljen e përdorimit të ujit në krahasim me tualetet tradicionale.Gjithashtu ato gjelbërojnë qytetin dhe tërheqin bletë dhe insekte të tjera./ CNA.al

Lajmet e fundit nga