LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi mosbesuese për Covid-19/ Patozi: Është temë shumë serioze, s’mund të bëhet gallatë

22 Gusht 2020, 17:55, Politikë CNA
Kryemadhi mosbesuese për Covid-19/ Patozi: Është temë

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka reaguar pas deklaratës së kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila tha nga Mali i Tomorrit se nuk e njeh Covid-19.

Me tonë ironike, Patozi deklaron se tani duhet të presim duke mbajtur frymën qëndrimin e kryetarit të Republikës së Re Lulzim Basha, për koronavirusin.

Koordinatori i BD-së thekson se shpreson që të kenë qëndrim të njëjtë, pasi ironizon se në të kundërt do të prishet koalioni opozitar.

Ai sulmon Kryemadhin për këtë qëndrim dhe nënvizon se koronavirusi nuk është gallatë, por një armik që duhet marrë me seriozitet.

?Dashtë zoti të mos ndahen! Pas deklaratës së Monikës nga Mali i Tomorrit për mosnjohjen e COVID 19, duhet kërkuar dhe pritur me mbajtje fryme qëndrimi i Lulzim Bashës për këtë çështje. Shpresoj ta kenë të rakorduar dhe ta mendojnë njësoj, sepse ndryshe i bie që të lëkundet fort koalicioni i tyre i parimeve të forta, gati 6 muaj para zgjedhjeve. Në fakt, koronavirusi është një temë shumë serioze, me të cilën nuk mund të bësh dot gallatë dhe nuk mund ta marrësh dot me shaka edhe kur ngjitesh nëpër male për pelegrinazh.

Nuk është, fjala vjen, si debati popullor i ditëve te fundit për njohjen apo mosnjohjen e zgjedhjeve në Bjellorusi nga Shqipëria, së cilës fati i ka qëlluar të jetë kryesuese e OSBE-së. Madje nuk ka të krahasuar edhe me diferencën mes taksës së sheshtë dhe asaj progresive, që po na shitet sikur do të vendosë fatin e pushtetit të ardhshëm në Shqipëri. Dashtë Zoti që COVID 10 të mos e ndajë Lulin nga Monika!?, shkruan Patozi në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga