LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dua Lipa feston ditëlindjen/ Familja i bën urimet e veçanta

22 Gusht 2020, 10:32, Lifestyle CNA
Dua Lipa feston ditëlindjen/ Familja i bën urimet e veçanta

Sot këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa feston 25 vjetorin e saj të lindjes.  Instagrami i saj është pushtuar nga urimet ku nuk mund të mungonin urimet e familjarëve të saj, babit, mamit, motrës dhe vëllait të vogël të këngëtares.

Kujtojmë se Dua prej disa muajsh ndodhet larg familjes, pasi është zhvendosur me të dashurin e saj Anwar Hadid në SHBA. Kurse familja e saj ndodhet në Britani.

Babai, Dukagjini,nëna Anesa, vëllai Gjini dhe motra Rina kanë postuar foto mjaft të bukura me gocën e ditëlindjes, duke i shoqëruar me fjalët më të ëmbla.

?25 vite që ti ke lindur dhe aq vite që unë jam bekuar. Ti je e rritur tashmë, por je akoma vogëlushja ime. Jam shumë mirënjohës që jam me ty në këtë udhëtim të mrekullueshëm. Do më kesh gjithmonë mua që kujdesem për ty. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime?, shkruan Dukagjin Lipa krahas fotove me Duan.

Gëzuar ditëlindjen ëngjëlli im.  Fjalët nuk mund të përshkruajnë sa mirënjohëse jam që të kam në jetën time !!

Ti fal aq shumë dashuri, lumturi dhe gëzim në jetën time. Jam aq krenar për ty dhe gjithçka që ke arritur ndër vite. Ke një vend të veçantë në zemrën time !! Love you! TË DUA,- ka shkruar nëna e saj.

Dua, ti je 25 tashmë. Do doja të isha me ty sot. Kalofsh ditëlindjen më të bukur ndonjëherë!?, shkruan Gjini.

Gëzuar ditëlindjen mikja ime më e mirë. Do doja të isha aty e të të jepja përqafimin më të fortë, por ja ku janë disa foto domethënëse. Të dua, më mungon shumë!, shkruan krahas fotove të postuara në Instagram motra Rina./ CNA.al

Lajmet e fundit nga