LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi për trafikun e drogës/ Reagon kryebashkiakja e Roskovecit: Do ndjek rrugë ligjore

22 Gusht 2020, 15:00, Politikë CNA
Denoncimi për trafikun e drogës/ Reagon kryebashkiakja e Roskovecit:

Denoncimi i ish-kryeministrit Sali Berisha për kryebashkiaken e Roskovecit Majlinda Bufi, ka bërë bujë.

Duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital, Berisha deklaroi sot se policia ka kapur 85 kg kanabis në makinën e Bufit, si dhe ka arrestuar shoferin e saj, ndërsa pretendon se këtë socialistja e ka mbajtur të fshehtë.

Lidhur me këto akuza ka reaguar vetë kryebashkiakja e Roskovecit, e cila mohon akuzat dhe thotë se do ndjekë një rrugë ligjore.

?Së pari një shpjegim për të gjithë qytetarët e Roskovecit: Nuk ndodh as sot dhe në asnjë moment që burime njerëzore apo materiale të institucionit të cilin ma keni besuar, të vihen në shërbim të punëve në shkelje të ligjit !

Së dyti, për rastin e ndalimit të Arbër Bufi, shofer i Bashkisë, ka një deklaratë zyrtare nga Policia e Shtetit që nuk ka asnjë lidhje me mashtrimet dhe trillimet e portaleve, të cilët për një ?like? më shumë nuk lexojnë edhe vetë se çfarë shkruajnë .

Së treti, për qytetarin dixhital dhe gjithë të tjerët para dhe pas tij: Me këto gënjeshtra dhe baltë të hedhur, nuk fitoni as një votë më shumë, Roskovecin jo e jo …

Dhe e fundit, bashkia do të ndjekë rrugën ligjore të ankimimit për çdo shpifje në lidhje me këtë çështje?, shkruan ajo./ CNA.al

Skandali-Kryebashkiakja transporton drogë me makinën e saj/ Prangoset në flagrancë shoferi

Skandali me kryebashkiaken e Roskovecit/ Alibeaj: Po i shërben trafikantëve të drogës

Lajmet e fundit nga