Connect with Us

Bylykbashi tallet keq me Ramën/ S’e imagjinoja dot që ustai i manipulimit të zgjedhjeve në Shqipëri, do të udhëhiqte OSBE

Politikë

Bylykbashi tallet keq me Ramën/ S’e imagjinoja dot që ustai i manipulimit të zgjedhjeve në Shqipëri, do të udhëhiqte OSBE

Publikuar

-

“Më në fund 7 ligjet gjetën “dritën e diellit”/ Bylykbashi: U desh presioni i opozitës dhe ndërkombëtarëve

Ish-deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi  ka ironizuar kryeministrin Rama, në lidhje me tentativën për të gjetur një zgjidhje për krizën në Bjellorusi në cilësinë e kryetarit të OSBE-së.

Me ironi ai thekson se nuk e kishte imagjinuar që “ustai i manipulimit të zgjedhjeve në Shqipëri, do të udhehiqte OSBE”.

Ndërsa ka ndarë me ndjekësit përvojën e tij që pati vite më parë si vëzhgues afatshkurtër i Misionit Ndërkombëtar te Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Bjellorusi.

Reagimi i plotë

Mire u ngordhi lopa, po s’i lene rehat as mizat!
(proverb bjellorus)

Ne fillimin e shtatorit 2001, bashke me dy kolege te tjere nga Shqiperia, Elsa Ballauri dhe Maksim Shimani, iu bashkova si vezhgues afatshkurter Misionit Nderkombetar te Vezhgimit te Zgjedhjeve ne Bjellorusi. Ishte tentativa e Lukashenkos per nje mandat te dyte si president.

Asokohe punoja ne OSBE dhe kisha eksperiencen e fresket te zgjedhjeve skandaloze parlamentare me 5 raunde votimi te 2001, ato me Dushk ku me nje truk PS i vodhi opozites 9 mandate, kandidate te pavarur fallco (ministra qe regjistroheshin si te pavarur per te mashtruar sistemin), rrahje komisioneresh nga policia, qindra police, SHISh apo tanke neper rruge, kuti votimi qe zhdukeshin dhe gjendeshin te shqyera, kuti votimi qe hapeshin ne anesore dhe nderroheshin procesverbalet rruges per ne qender, KQZ dhe komisione qe kontrolloheshin te gjitha 5:2 nga qeveria socialiste, Gjykate Kushtetuese qe i hiqte mandatet deputeteve te opozites dhe urdheronte rivotim qe me pas fitohej nga qeveria. Po kishim edhe lista zgjedhesish te manipuluara ku rreth 150 mije zgjedhes nuk figuronin fare ne regjistrat e gjendjes civile pra zgjedhes zombi qe ne fund rezultonin te kishin votuar, zonat zgjedhore krejtesisht te manipuluara ne favor te qeverise saqe ne veri opozites i duheshin me shume vota per te zgjedhur nje deputet sesa i duheshin qeverise ne jug. Nuk mbaron ketu katalogu i manipulimeve.

LEXO EDHE:  Video-Rama “i qepet” turistit/ Bën xhiro me motor

Ja, me kete “bagazh dijesh” isha i armatosur, une vezhguesi i thjeshte i OSBE/ODIHR-it

Fati e deshi te isha vezhgues ne distriktin me qender qytetin Brest. Por rastesia me solli lajmin qe Brest ishte qyteti ku para pak ditesh filluan protestat kunder regjimit te fundit diktatorial ne Evrope.

Lajmet e ketyre diteve me kujtuan eksperiencen e zgjedhjeve te shtatorit 2001 ne Bjellorusi. Na thane te benim kujdes se Lukashenko e paraqiste ODIHR-in si “djalli” qe kishte ardhur te prishte Bjellorusine. Asokohe perendimi kishte dominance ne OSBE dhe nuk i kishte hyre shejtani akoma. Ato dite pame manipulime aq te trasha saqe dukeshin brutale dhe foshnjarake. Krahasuar me ate qe kisha pare ne qershor-gusht te atij viti ne Shqiperi, Lukashenko dhe shpura e tij post-sovjetike kishin mungese te theksuar “fantazie” ne manipulimin e zgjedhjeve perballe ustallareve socialiste ne Shqiperi. Ne perfundim Lukashenko u rizgjodh per nje mandat te dyte me me shume se 85% te votave. Nuk e turperonte veten me pak ai.

Ne kthim me disa kolege te huaj diskutonim per manipulimet qe kishim pare. Duke qeshur hidhur u thash: “Keto qe pame ishin si ushtrime per nivel kopshti, manipulime krejt te trasha. Duhej te vinit ne Shqiperi ne qershor te shihnit manualin me titull “Si te manipulosh zgjedhjet””.

Ate dite ishte 11 shtator 2001. Pak ore me vone, rrezimi i dy kullave binjake ne Neë York do te ndryshonte boten. E ku e imagjinoja dot une ate dite qe bota do te ndryshonte aq sa vete ustai i manipulimit te zgjedhjeve ne Shqiperi, do te udhehiqte OSBE, do te jepte bekimin per raportin e vezhgimit te zgjedhjeve te manipuluara bjelloruse dhe madje do te guxonte te ndermjetesonte zgjidhjen e krizes pas rrahjes brutale te protestuesve.

Cfare fati ters dhe cinik paten bjelloruset!

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Manastirliu jep lajmin/ Shqipëria plotëson kuotën e 1 milion vaksinave anti-Covid

Publikuar

-

Nga

Manastirliu jep lajmin/ Shqipëria plotëson kuotën e 1 milion vaksinave anti-Covid

Ashtu si ditët e tjera, edhe mbrëmjen e sotme në Shqipëri kanë ardhur disa doza të tjera vaksinash kundër Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar foto nga aeroporti “Nënë Tereza”.

Manastirliu njofton se në vendin tonë kanë mbërritur 50,000 doza të vaksinës Coronavac dhe është kaluar sasia e 1 milion vaksinave të premtuara nga qeveria.

LEXO EDHE:  Berisha i nxjerr videon Ramës/ Ja pse Shqipëria nuk i hap negociatat

LEXO EDHE:  Del për shëtitje me bashkëshorten/ Zbulohet vendodhja e kryeministrit Rama

Aeroporti “Nënë Tereza” – 50,000 doza të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 1 MILION sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani”, shkruan ministrja në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha tallet me demokratët/ Nxjerr udhëzimin qesharak

Publikuar

-

Nga

Zotohet Basha/ Nuk do e lejoj Ramën të dobësojë PD-në, do fitojmë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nxjerrë një udhëzim qesharak për të gjithë demokratët, lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.

Këtë udhëzim Basha e ka miratuar në Kryesinë e PD-së dhe më pas sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi e ka shpërndarë te drejtuesit politikë të qarqeve dhe te degët e partisë.

Por në këtë udhëzim Basha është tallur me demokratët, pasi ai nuk po i lejon ata të bëjnë as analizë.

Ai e ka ndarë mendjen për masakër zgjedhore vetëm e vetëm që të justifikojë karrigen e tij të kryetarit

Në fakt kryeopozitari thotë se ka ndodhur masakër dhe kërkon të dhëna nga baza për rezultatet në vite krahasuar me objektivin e 2021 që nuk u kap nga shumica dërmuese e drejtuesve politikë.

LEXO EDHE:  Reforma zgjedhore do të fillojë kur vendi të ketë një qeveri antimafia

LEXO EDHE:  Përfundon takimi Rama-Meta/Çfarë u diskutua për 90 minuta?

Në disa qarqe shumë prej tyre kanë humbur me diferenca nga 10 deri 30 mijë vota.

Kjo duket si një tentativë e Bashës për të mbuluar dështimin e përsëritur në zgjedhje, ndërkohë që shifrat kanë treguar fare mirë se humbja është e thellë dhe përgjegjës për këtë duket të jetë vetë kryetari i opozitës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lisandër Hoxha zbulon “skenarin” e Bashës: Ja pse do hyjë në Kuvend

Publikuar

-

Nga

“Demokratët kanë ngelur pa përfaqësim 12 vjet”/ Lisandër Hoxha: Ja pse Basha pranoi të hyjë në Kuvend

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha u shpreh se nuk do e njohë rezultatin, ndërsa nga ana tjetër pranon se do të hyjë në Kuvend.

Ish nënkryetari i FRPD Lisandër Hoxha u shpreh se Basha do e njohë Parlamentin në shtator, pasi u ka premtuar ndërkombëtarëve.

Në një prononcim për CNA.al, Hoxha deklaroi se elektorati i djathtë është i zhgënjyer për shkak se prej 12 vitesh kanë ngelur pa përfaqësim.

Argumenti i përdorur pas humbjes së zgjedhjeve ishte alibia për të vazhduar qëndrimin në krye të PD. Sigurisht që Basha i ka premtuar ndërkombëtarëve njohjen e Parlamentit dhe vazhimin e jetës politike në institucione. Kjo do të thotë se PD do jetë në Parlament në Shtator.

Ajo që e kam paralajmeruar që prej herës së parë është se, idea e parealizueshme dhe jo e vërtetë e mosnjohjes së zgjedhjeve do të shkaktonte zhgënjim të madh tek elektorati i djathtë në Shtator. Kjo sepse elektorati ynë mbeti për 12 vite në opozitë dhe u kap pas kësaj fije bari me shumë nga dëshira për të besuar se sa nga mundësia që kishte për të ndodhur një 2019 e dytë.

Z.Basha ka menduar të prodhojë një rezolutë të Kuvendit Kombëtar të PD, që do e paraqesë më 17 Korrik, se nuk i njeh zgjedhjet, por nëse vendos kështu pasoja e futjes në Parlament, pasi deklarohesh se nuk njeh zgjedhjet, do jetë shkatërrimtare për imazhin e PD.

Unë shpresoj shumë që të thuhet e vërteta dhe të mos krijojmë shpresa të fiktive tek ndjekësit tanë sepse situata post 25 Prill nuk toleron asnjë të pavërtetë. Fitorja jonë fillon nga sinqeriteti i marrëdhënieve tona me qytetarët dhe ndjekësit tanë”, u shpreh Lisandër Hoxha për CNA.al.

LEXO TE PLOTE