LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarri në Peqin/ Dëmtohet rrjeti elektrik, rrezikohen banesat

21 Gusht 2020, 17:45, Kronika CNA
Zjarri në Peqin/ Dëmtohet rrjeti elektrik, rrezikohen banesat

Një sipërfaqe e madhe me ullinj është përfshirë nga flakët prej më shumë se 12 orësh.

Mësohet se flakët kanë djegur rreth 5000 rrënjë ullinj dhe kanë dalë jashtë kontrollit për shkak se favorizohen nga era.

Zjarri është afruar pranë spitalit të Peqinit dhe disa banesave, ndërsa është dëmtuar rrjeti elektrik.

Nga informacionet paraprake, raportohet se flakët rrezikojnë të përhapen në dy fshatrat Garunjë dhe Kazie.

Ndërkohë forcat zjarrfikëse nuk i kanë shuar flakët për shkak të terrenit të vështirë, ndonëse pritet ndërhyrje nga ajri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga