Connect with Us

Skandali-Si vidhen fondet për tërmetin/ Asnjë lek për të dëmtuarit

Denoncim

Skandali-Si vidhen fondet për tërmetin/ Asnjë lek për të dëmtuarit

Publikuar

-

Skandali/ Si vidhen fondet për tërmetin/ Asnjë lek për të dëmtuarit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit paratë e fondeve për tërmetin nuk po shkojnë tek të dëmtuarit, por po vidhen.

Sipas denoncuesit, shteti të mban 30% të shumës që do duhej të përfitonte një qytetar në varësi të shkallës së dëmtimit të banesës dhe për më tëpër, edhe ai 70% që pretendohet të marrë, nuk i është dhënë.

“Bashkia Tirane dhe qeveria po vjedhin fondet e rindertimit, per demtimet ds1 ds2 ds3. Me lajmeruan te shkoja te firmosja nje kontrate per demshperlimet dhe vura re qe shuma qe perfitoja ishte 350.000 leke qe ne fakt duhet te ishte 500.000 leke, dhe kur e pyeta punonjesin e minibashkisë, me tha qe do merja 70% te shumes se 30% i mban shteti ne forme TVSH-je.

LEXO EDHE:  Edipët e SHIK-ut të Berishës

Si ka mundesi qe shteti te takson 30% me fondet qe dha bota falas per te demtuarit nga termeti. Nuk po len 5-lekesh pa ja vjedh popullit. Veç kesaj me thane qe leket kush e di kur do i marresh se per momentin nuk ka kokerr leku. Ka njerez qe kane nje muaj qe kane plotesuar kontraten dhe nuk i kane marrë leket. Ma thane vet punonjëset ketë gje”-shkruan denoncuesi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Kërkon të përvetësojë pronën në Ksamil/ Avokati del blof me deklarimet

Publikuar

-

Nga

Emisioni Stop në Tv Klan denoncoi mbrëmjen e sotme rastin e avokatit Gjergji Imeraj në Sarandë që kërkon të zaptojë një pronë në Ksamil.

Gazetari i Stop që po ndjek çështjen, Genc Angjellari, pasi verifikoi pronat e avokatit në Kadastrën e Sarandës, takoi edhe drejtorin e Kadastrës.

Gazetari i bëri kërkesë zyrës së Kadastrës për të marrë nga një kopje të 6 aplikimeve që avokati Imeraj ka hedhur për legalizim.

Filimisht na u premtuan këto dokumente, por më pas nuk na u dhanë. Stop mësoi se një i afërm i avokatit Imeraj punon në Kadastër.

Drejtori Kadastrës Sarandë: Çfarë kërkoni nga unë?

Gazetari: Këto dy dokumentet, që ka aplikuar ky Gjergj Imeraj për Aluiznin,çfarë ka deklaruar atje për disa prona? Kaq! Kupton?

Drejtori Kadastrës Sarandë: Mirë, bëje një kërkesë!

Gazetari: Ta bëj kështu, me A4!

Gazetari: Si je? S’na i jepni dot këto ë…?

Drejtori Kadastrës Sarandë: Aplikohet dhe në bazë të aplikimit pastaj legjitimohet, atëherë dhe ju kthehet përgjigje me shkrim.

Gazetari i Stop takoi vetë avokatin Gjergji Imeraj. Gjatë bisedës me të, avokati doli bllof disa herë, duke dhënë versione të ndryshme për mënyrën sesi i ka përvetësuar këto prona.

Gazetari-Po ajo prona, që është atje është e jotja, apo ka qënë e këtyre?

Av.Gjergj Imeraj-Po, sinqerisht këta kanë…

Gazetari-Që është vënë kontenieri atje, domethënë kontenieri, që është vënë në 2017-ën, kontenieri i policisë.

Av.Gjergj Imeraj-Kontenieri i policisë ndenji përkohësisht.

Gazetari-Përkohësisht katër vite?

Av.Gjergj Imeraj-Jo, jo! Ja ta them unë!

Gazetari-Para zgjedhjeve, thatë diku te 10 ditë para një javë tha, erdhën e rrethuan vendin atje, unë isha vetë, njoftova policinë, por nuk më erdhi asnjë tha, sepse është dhe në Këshillin Bashkiak, ka dhe njohje në polici ka dhe këtej, edhe kjo është.

Av.Gjergj Imeraj-Ka një njëzetë e ca që do ta shkruaj, që unë tashi e pashë, është e sekuestruar, gjithë ajo prona, që është atje, është e sekuestruar nga përmbarimi gjyqësor.

Gazetari-Po pse?

Av.Gjergj Imeraj-Ke marrë kredi bankare dhe është…

Gazetari-Ke marrë ti?

Av.Gjergj Imeraj-Ka marrë vëllai im.

Gazetari-Është në emrin e vëllait tënd ajo prona atje?

Av.Gjergj Imeraj-E ka marrë vëllai im dhe e ka vendosur në kredi bankare. Unë tashi e shkruajta një letër, ajo ishte e sekuestruar.

LEXO EDHE:  INTERVISTA/ Berisha thirrje SHBA-së dhe BE-së: Dënoni politikën kanabiste të Ramës!

LEXO EDHE:  Edipët e SHIK-ut të Berishës

Gazetari-Po ti thua kjo është në emër të vëllait.

Av.Gjergj Imeraj-S’është në emër të vëllait kjo more, është në emër tim Gjergj Imeri.

Gazetari-Po si ka aplikuar çuni?

Av.Gjergj Imeraj-Nuk ka…, s’ka fare çuni atje, mos e quaj!

Gazetari-Po është në Aluizëm ajo në 2017-ën more! Si mos e quaj atë? Ajo është te dokumentat zyrtarë, pastaj bëhet, apo s’bëhet, është tjetër gjë, por tentativë për të manipuluar proçedurën, ne si media më kupton, edhe  ti po të jesh…

Av.Gjergj Imeraj-Ore, ke të drejtë..!

Gazetari-Po ti, kur e ke marrë hipotekën e kësaj prone? Në ’90-ën?

Av.Gjergj Imeraj-Që në ’96-ën ose në 2000-shin, është marrë me vendim nga ish-Këshilli, ka vendim gjykate.

Gazetari-Po mbi ç’provë është marrë me vendim?

Av.Gjergj Imeraj-Atje ku ishe ti sot te plazhi, me vendim nga Ish-Këshilli i kohës.

Gazetari-Po, po kur e kishit ju, pse ia linit plakës ta mbante?

Av.Gjergj Imeraj-Shiko! Unë nuk banoj atje, e di ça? Mua nuk më ka ndodh vetëm ajo me ato.

Gazetari-Jo më the në 1990-ën, që thua ti e kemi lënë në kolateral në një X bankë në emrin e vëllait. Është e juaja, ta gëzoni në rregull! Po tani mua më lind pyetja si gazetar: pse e keni lënë këtë familjen Gonxhaj ta shfrytëzonte?

Av.Gjergj Imeraj-S’e ka shfrytëzuar asgjë..

Gazetari-E ka shfrytëzuar, ai ka bërë betonin atje.

Av.Gjergj Imeraj-Ore do më dëgjosh? Ka bërë beton..

Gazetari-Po si mund ta lejosh?

Av.Gjergj Imeraj-E di çfarë bëri? E hodhi për tërë natën, ky ishte problemi.

Gazetari-Po nuk hidhet ajo.

Av.Gjergj Imeraj-Po pse, çfarë e quan ti? Do ma dëgjosh dhe njëherë tjetër, se unë, kur e ka hedhur ajo..?

Gazetari-Po mirë e hodhi. Pse s’e denoncove?

Av.Gjergj Imeraj-Kë të denoncoja?

Gazetari-Plakën!

Av.Gjergj Imeraj-E dinte dhe i kisha thënë njëqind herë.

Gazetari-Në Ksamil, që pyetëm ne, kishe 4 prona në emrin tënd.

Av.Gjergj Imeraj-Nuk kam 4, kam më shumë more, ça ka?

Gazetari-Po nga i gjete gjithë këto?

Av.Gjergj Imeraj-Po ore jam qytetar,e kupton ti, që zhvillohet jeta përditë?! /tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Avokati zapton pronën në Ksamil/ Kërkon legalizim me dokumente false

Publikuar

-

Nga

Avokati zapton pronën në Ksamil/ Kërkon legalizim me dokumente false

Emisioni Stop në Tv Klan ka marrë një denoncim nga Ksamili për një sipërfaqe toke që pretendohet se është përvetësuar pa të drejtë.

Sipas denoncimit, bëhet fjalë për avokatin Gjergji Imeraj në Sarandë, dhe që sipas dokumenteve rezulton se djali i avokatit ka rrethuar një sipërfaqe toke që në fakt është në pronësi të një zonje.

Gazetari i emisionit Stop, Genci Angjellari, shkoi në Sarandë dhe Ksamil për të verifikuar rastin.

Në muajin Prill 2021 avokati bashkë me familjarët e rrethojnë këtë pronë me forcë dhe nxjerrin jashtë zonjën, e cila e kishte në përdorim që nga viti 1988.

Stop verifikon pronën në terren që është rrethuar nga avokati dhe djali i tij ka aplikuar për legalizim me dokumente të falsifikuara. Në dokumente deklarohen ndërtime, kur aty nuk ka asnjë ndërtim.

Gazetari i Stop u interesua pranë Kadastrës për të pyetur për këtë procedurë, por thonë që kjo pronë me sipërfaqje 1800 metra katrorë nuk mund të legalizohet.

Gazetari: Kjo një mijë e tetëqind më duhet! Si e ka përfituar, me legalizim?

Kadastra Sarandë: Nuk ma do mendja të japi, nuk jep dot legalizimi 1 mijë e 800 metra , sepse ne jemi tre fish baze, maksimumi deri në pesëqind.

Por avokati përdor një vërtetim hipotekor, që i cilëson prona të tjera dhe i përdor si të dhëna të pronave, që po kërkon të përvetësojë.

Gjatë interesimit për këtë çështje, gazetari i Stop zbulon se avokati Imeraj ka bërë 6 aplikime në total që kërkon legalizim të pronës, kur në fakt nuk ka asnjë ndërtim por vetëm tokë.

Punonjëse, Kadastra Sarandë- Tani ti i do të tëra me deklarimet, që ke?

Gazetari-Po,po! Për sa ka aplikuar ky? 1,2,3,4,5,6?

Punonjëse, Kadastra Sarandë-Pesë i ka në emrin e tij dhe një në të djalit.

Gazetari-Gjashtë prona ka aplikuar për legalizim ë..?

Punonjëse, Kadastra Sarandë-Dy, katër, pesë, po!

Gazetari-Ku janë ato, në Ksamil dhe Sarandë dhe një në Finiq?

Punonjëse, Kadastra Sarandë-Tre janë në Ksamil, një në Finiq, një në Sarandë dhe kjo e katërta prapë në Ksamil. Gjergj Imeraj ka në Ksamil  649, 653. 649 është kjo, ky është objekt 3 kate në Ksamil, është ky këtu 460 metra, këtu ka kontratë shit-blerje, rrethimi.

LEXO EDHE:  Shkojnë të shembin banesat te “Unaza e Re”/ Ju shpërthen tritoli në makinë

LEXO EDHE:  Denoncimi në CNA.al/ Tërhiqet ministrja Lindita Nikolla

Gazetari-Rrethim është, apo objekt?

Punonjëse, Kadastra Sarandë-Jo rrethimi, trualli është 460 metra, ka bërë dy aplikime për të njejtën gjë.

Punonjëse 2, Kadastra Sarandë –Jo nuk i ka bërë për të njëjtën gjë, i ka në të njëjtën kohë dy aplikime.

Punonjëse, Kadastra Sarandë-Këto fotot e kësaj.., aq më tepër janë në Sarandë.

Punonjëse 2, Kadastra Sarandë– Nuk e di fare..

Punonjëse, Kadastra Sarandë-S’e shikoj këtej mbrapa.

Punonjëse 2, Kadastra Sarandë- Nuk e di fiks.

Punonjëse, Kadastra Sarandë-Ndërkohë që aplikimi është bërë në Ksamil, kjo është nga privatizimi o Arta, nuk duhet të jetë e Ksamilit.

Punonjëse 2, Kadastra Sarandë –Ina është e njëjta gjë dhe tek ky aplikim, të njëjtat gjëra ka. Tani ai i di, se të tjerët nuk dinë të lexojnë?

Punonjëse, Kadastra Sarandë-Janë të dy aplikimet e Ksamilit, dhe në database janë, në databasën elektronik te kombëtari janë në Ksamil, tek tonat janë në Ksamil.

Gazetari-Në dosje është në Sarandë.

Punonjëse 2, Kadastra Sarandë-Është e Ksamilit, tek kjo këtu ka një hartë.

Punonjëse, Kadastra Sarandë-Kurse ajo tjetra është në vend tjetër.

Gazetari-Ja kjo i bie të jetë, zona kadastrale, me këtë objektin këtu, po s’ka objekt fare aty, është pajisur ky me këto?

Punonjëse, Kadastra Sarandë-Jo, jo, ky është në fazë fillestare fare, sa është aplikuar.

Gazetari-Aplikimi, çfarë ka deklaruar ky për kontenierin?

Punonjëse 2, Kadastra Sarandë –Po, për kontenierin, ka dhe këtë vërtetim hipotekor thotë, nga veriu me shesh ndërtimi të Vangjel Langos, nga jugu shtëpi e Rrapos.

Gazetari-Ishte rruga,i ndante dhe pastaj fillon.

Punonjëse 2, Kadastra Sarandë- A nuk marr vesh unë.., s’e kam idenë për çfarë është.

Punonjëse, Kadastra Sarandë-Është vërtetim hipotekor./ tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi Fiks Fare/ 1200 euro kalimi në Kapshticë në mënyrë të paligjshme

Publikuar

-

Nga

Denoncimi Fiks Fare/ 1200 euro kalimi në Kapshticë në mënyrë të paligjshme

Bashkimi Europian hap më në fund dyert për turistët shqiptarë, të mbyllura prej më shumë se 1 viti. Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të unionit miratuan sot përfshirjen e Shqipërisë dhe dy vendeve të tjera të rajonit, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, në listën e vendeve, qytetarët e të cilëve lejohet të hyjnë për udhëtime në hapësirën e përbashkët.

Ndërkohë që deri më sot rregullat për kalimin e shqiptarëve në Greqi vijojnë të mbeten të njëjtat, që do të thotë se në vendin fqinj mund të shkojnë vetëm shtetasit grek, ata që disponojnë leje qëndrimi të rregullt si dhe punëtorët sezonalë.

Këto masa kanë favorizuar kalimin e personave në mënyrë të kundraligjshme.Një denoncim i tillë ka mbërritur në redaksinë e Fiks Fare, ku thuhet se mjafton të lidhesh me pronarin e një hoteli që ndodhet në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës dhe e kalon kufirin pa asnjë problem.

Fiks Fare solli rastin e një pronari hoteli në pikën kufitare të Kapshticës , i cili kërkon 1200 euro për të kaluar si ndihmës kamionist në doganë, pa qenë punëtor sezonal.

E dokumentuar me zë dhe figurë pronari i hotelit të vetëm në këtë pikë kufitare premton se mund ta kalojë qytetarin me vula të rregullta në doganë, të shkojë deri në Selanik dhe më vonë mund të udhëtojë për Athinë.

Ai tregon se këtë gjë mund ta bëjë në çdo moment, mjafton të stakohen paratë tek hoteli dhe ai i merr në momentin që personi mbërrin në Selanik.

Bisedë me pronarin e hotelit që të kalon në mënyrë të paligjshme në Greqi me 1200 euro

Fiksi – Ore më gjej dikë që të nxjerr garanci për punëtor sezonal?

Kamarieri – Nuk e di, vetëm të ketë pronarin e vetë

Fiksi – Më patë thënë një nga Cërriku më ka thënë që ka kaluar. Më ka thënë pyet këtu, më ka thënë

Kamarieri – Unë nuk marrë edhe vesh shumë. Pyet këtë djalin që ka këtë lokalin

LEXO EDHE:  Denoncimi në CNA.al/ Tërhiqet ministrja Lindita Nikolla

LEXO EDHE:  INTERVISTA/ Berisha thirrje SHBA-së dhe BE-së: Dënoni politikën kanabiste të Ramës!

Fiksi – Ta pyes një herë kot…

Kamarjeri – Mos di ai të orientojë.

Fiksi – Kam nipin për të ikur në Greqi. Më tha një nga Cërriku se e ke ndihmuar për të kaluar.Nëse e bën mirë, nëse s’e bën mos çaj kokën as më kë borxh e as të kam borxh

Pronari i hotelit – Me numrat e punës të vonohet nja dy javë. Ça moshe ka?

Fiksi – 17

Pronari i hotelit – Në qoftëse do të iki të iki si shofer kamioni, nga këta që i çojmë nga …dhe ky 1200 euro. Me vulë të rregullt.1200 euro të vetë edhe me numër punë, me numër punë të vonohet dy javë.

Fiksi – Të flas me vëllain e të them

Pronari i hotelit – Po jo mo s’ka problem. Ka ndonjë çikë trup kështu …

Fiksi – Ka, t’i them të vijë e të takojë

Pronari i hotelit – Po mirë të ta sqaroj si të vijë. Këtu nuk të humbet asnjë cent, ky është kunati im (kamarieri) , punon këtu tek unë është tek banaku

Fiksi – Atëherë unë do shkoj sot, kështu do e lëm, do vijë vetë nuk është problem.

Pronari i hotelit – Të vij kur të dojë, sa të dojë shpejtë e shpejtë

Fiksi – Shpejtë e shpejtë sa vonon?

Pronari i hotelit – Do vijë që sot o do ikë që sot o do ikë nesër

Fiksi – Ok, lekët do t’i lërë këtu?

Pronari i hotelit – Lekët t’i lërë këtu në momentin që do më marri mua kur të jetë në Selanik, deri në Selanik ikën

Fiksi – Po, po deri në Selanik

Pronari i hotelit – Vulën e ka të rregullt, pastaj do të iki në Athinë, t’i hipi autobuzit e të iki

Fiksi – Ok

Pronari i hotelit -Në rregull./tch

LEXO TE PLOTE