Connect with Us

Shenjat e dobësisë, vdekje për autokratët

Bota

Shenjat e dobësisë, vdekje për autokratët

Publikuar

-

Shenjat e dobësisë, vdekje për autokratët

Autokratët rëzohen nga pushteti kur njerëzit nuk kanë më frikë. Një gjest fare i thjeshtë si për shembull një fishkëllimë tallëse mund të jetë sinjali i këtij ndryshimi dramatik. Javën e kaluar, kjo u pa në rastin e të ashtuquajturit “diktator i fundit” i Evropës, kur presidenti bjellorus Alexander Lukashenko u prit me zhurma kundërshtimi nga punëtorët në një fabrikë në Minsk, ku dëgjoheshin thirrjet që ai të largohej nga pushteti.

“Deri kur të më vrisni, nuk do të keni më zgjedhje,” tha Lukashenko para turmës. “Vrit veten,” i tha me guxim një punëtor kur Lukashenko po zbriste nga podiumi. Ishte një koment tronditës që nuk do të kishte guxuar ta thoshte njeri në sy të udhëheqësit para trazirave të fundit në Bjellorusi.

Zoti Lukashenko e organizoi vizitën me synim që të dëshmonte se gëzon mbështetje të fortë në popull, thonë analistët. Fabrika, e cila prodhon rrota për traktorë, është një ndër objektet më të mëdha të trashëguara nga periudha sovjetike që në të kaluarën kanë qenë bazë e mbështetjes më të fortë të zotit Lukashenko. Vëzhguesit dhe gazetarët u shprehën se reagimi i papritur i punëtorëve në fabrikë u kujtoi momentin e rënies së autokratit tjetër evropian 32 vjet më parë, diktatorit rumun Nicolae Çaushesku.

Edhe ai kishte ushqyer optimizëm të pamerituar për reagimin e turmës dhe për rrjedhën e pritshme të ngjarjeve. Në 1984, Çaushesku kishte arritur t’i shpëtonte pa shumë probleme një grushti shteti, duke çuar një njësi ushtarake që të ndihmonte në korrjen e misrit. Por, në dhjetor 1989 dukej se kishte ardhur koha për ndryshim. Udhëheqësi rumun po përpiqej të entuziazmonte përkrahësit përballë protestave anti-qeveritare, të cilat nuk ishin dekurajuar as nga reagimi i ashpër i forcave shtetërore.

Tetë minuta pas fillimit të fjalimit para një turme në Sheshin Revolucioni të Bukureshtit, kur ai i cilësoi protestuesit “agjitatorë fashistë që duan të shkatërrojnë socializmin,” turma u përgjigj me fishkëllima dhe zhurma kundërshtimi. Diktatori rumun mbeti i shtangur. Dukej sikur në atë moment diktatori humbi gjithë fuqinë dhe autoritetin e tij.

“Një moment fatal dobësie, i transmetuar drejtpërdrejt nga televizioni, e vulosi fatin e tij,” shkruan historiani Victor Sebestyen në librin e tij Revolucioni 1989: Rënia e Perandorisë Sovjetike. “Paniku që iu shfaq në fytyrë ishte fillimi i fundit. Një shofer taksie, i quajtur Adrian Donea, kujton: “E pamë se ishte trembur. Në atë moment kuptuam forcën tonë”.

Nuk ka gjasa që Lukashenko të përfundojë si Çaushesku, i cili u ekzekutua së bashku me të shoqen, Elena, pasi një trup gjykues i mbledhur me ngut per këtë detyrë, i dënoi me vdekje. Ka më shumë të ngjarë që për udhëheqësin bjellorus të planifikohet një udhëtim për në Moskë, ku të strehohet ashtu si ish-udhëheqësi ukrainas, Viktor Yanukovych, parashikojnë diplomatët perëndimorë.

Po ashtu, duket se Lukashenko nuk është i gatshëm të dorëzohet lehtë, sipas Keir Giles, analist për organizatën Chatham House.

LEXO EDHE:  Horoskopi i financave/ Çfarë kanë parashikuar yjet për xhepat tuaj

“Pasi revoltimi popullor nuk prodhoi arritje të dukshme politike, duket se protestat kundër manipulimit të zgjedhjeve në Bjellorusi po humbin energjinë përballë reagimit të fortë të shtetit dhe aparatit të rendit dhe ligjit që ende funksionon me vetëbesim,” thotë analisti.

“Përpjekjet për të fajësuar Perëndimin për trazirat kanë identifikuar grupe që shihen si armiqësore si nga Minsku, ashtu edhe Moska. Tani Presidenti Lukashenko jo vetëm që po sajon akuza kundër opozitës për politika anti-ruse, si për shembull për të ndalur përdorimin e gjuhës ruse si dhe për të mbyllur kufirin me Rusinë, por edhe për kërcënime nga NATO-ja,” thotë analisti Giles.

“Nëse Moska i beson këto akuza, në një kohë kur Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov i ka përshkruar zhvillimet në Bjellorusi si pjesë e “betejës për hapësirën pas-sovjetike”, ka gjasa që zëra të tilla të rrisin mundësinë për një ndërhyrje nga Rusia,” thotë analisti.

Një studim i vitit 2007 nga shkencëtarët amerikanë Jennifer Gandhi dhe Adam Przeworski lidhur me “Institucionet Diktatoriale dhe Mbijetesën e Autokratëve” arrin në përfundimin se udhëheqësit autokratë arrijnë të mbajnë pushtetin duke ndjekur dy opsione: ose duke shtypur më fort popullatën, ose duke zgjeruar mbështetjen përmes reformash sipërfaqësore. Ngjarjet e fundit në Minsk çojnë në përfundimin se opsioni i reformave mund të mos funksionojë tani për Bjellorusinë.

Sipas ish-Sekretarit të Jashtëm britanik, Malcom Rifkind, nuk ka arsye përse udhëheqësi bjellorus të ndalë shtypjen brutale, pasi nëse e ndal mund të duket i dobët, gjë që do të çonte në rënie të mëtejshme të autoritetit të tij në vend.

“Kemi shembullin e Sheshit Tiananmen në Kinë, të udhëheqësve iranianë që shtypën një kryengritje popullore disa vjet më parë, si dhe të Nicolas Maduros në Venezuelë, i cili vazhdon ta mbajë me forcë pushtetin, megjithë pakënaqësinë në popullatë. Presidenti Lukashenko e ka të qartë se në të ardhmen e pret ose një vilë e vogël në Rusi, si opsioni më i mirë, ose një qeli e vogël në Minsk, si opsioni më i keq, nëse dorëzohet para presionit të brendshëm dhe ndërkombëtar në këto momente,” thotë zoti Rifkind në një koment për Institutin e Shërbimeve të Bashkuara Mbretërore, një grup kërkimor me seli në Londër.

Por kjo mund të mos mjaftojë, siç e kuptoi edhe diktatori rumun Çaushesku, i cili dëshmoi dobësinë e tij kur nuk arriti ta fshihte habinë përballë kundërshtive të publikut. Opsioni i vetëm i zotit Lukashenko mund të jetë të sigurojë ndërhyrje nga Moska. Analisti Keir Giles beson se Perëndimi duhet të bëjë kalkulime të kujdesshme në përgjigjen e tij dhe të mos i japë Rusisë pretekst për të ndërhyrë.

Por nëse udhëheqësi bjellorus arrin ta mbajë pushtetin vetëm në sajë të mbështetjes së Presidentit Putin, Alexander Lukashenko nuk do të jetë më një burrë i fortë shteti, por thjeshtë një udhëheqës kukull, pa pushtet të mirëfilltë./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Situata në kufi acarohet, emigrantët shkojnë në Poloni

Publikuar

-

Nga

Në Bjellorusi, qindra emigrantë janë nisur drejt kufirit polak. Kjo është konfirmuar nga autoritetet kufitare. Në rrjetet sociale shfaqen pamje të njerëzve në rrugë dhe forcave të sigurisë që i shtyjnë nga rruga.

Situata në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë vazhdon të përkeqësohet. Qindra persona kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në pikën kufitare Kuznica-Bruzgi, pranë qytetit bjellorus, Grodno. Videot e postuara në rrjetet sociale i tregojnë ata duke ecur në kolona përgjatë rrugës. Pamjet e tjera tregojnë forcat e armatosura të sigurisë me qenë, që i shtyjnë njerëzit nga pika kufitare dhe në autostradë. Sipas pamjeve, shumë prej tyre prisnin në anët e rrugës dhe në pyjet ngjitur.

Komiteti Shtetëror i Kufirit konfirmoi zyrtarisht se qindra vetë ishin në rrugën drejt kufirit. Mediat shtetërore bjelloruse raportuan se emigrantët po kalonin kufirin për në Poloni.

Ministria polake e Mbrojtjes publikoi një video nga një helikopter që tregon një grup të madh njerëzish në një pjesë të kufirit të siguruar me tela me gjemba pranë Kuznicës.

Në llogarinë në Twitter të “Forcave të Mbrojtjes Territoriale”, një lloj ushtrie vullnetare në varësi të forcave të armatosura polake, u shpall gjendjen e gatishmërisë së lartë. Pjesëtarët e kësaj trupe duhet të jenë gati brenda gjashtë orësh për të mbështetur trupat kufitare. Ministri polak i Mbrojtjes, Marius Blaszczak shkroi se 12.000 forca ishin gati. Së bashku me Ministrinë e Brendshme dhe autoritetet, ata ishin gati të “mbronin kufirin polak”. Një zëdhënës i qeverisë në Varshavë tha se përpjekja më e madhe deri tani për të kaluar me forcë kufirin polako-bjellorusi sapo kishte filluar.

Në një ndalesë në Minsk

Gjatë fundjavës, një gazetar postoi në Minsk në Twitter pamje, në të cilat shihet se si mblidhen refugjatët. Ka spekulime se ata mund të kenë marrë mbështetje në rrugëtimin 300 kilometra nga kryeqyteti në qytetin kufitar. Me makinë, udhëtimi zgjat rreth katër orë; në këmbë, do të duheshin më shumë se dy ditë.

Në muajt e fundit, mijëra njerëz, kryesisht nga Iraku, Irani dhe Afganistani, kanë udhëtuar drejt Minskut direkt ose përmes aeroporteve si Dubai dhe Stambolli. Një agjenci shtetërore udhëtimesh u kishte dhënë atyre viza për në Bjellorusi dhe në ditët e para ata gjetën strehim në hotele. Sipas raporteve të shumta të mediave, shumë prej tyre u përpoqën më pas disa herë të kalonin kufirin për në Lituani dhe Poloni.

LEXO EDHE:  Shenjat më të pafata/ Kanë koleksion zhgënjimesh në dashuri

LEXO EDHE:  Shenjat më të pafata/ Kanë koleksion zhgënjimesh në dashuri



Në tetor, një grup prej 31 personash u bllokuan në tokën e askujt midis Bjellorusisë dhe Polonisë, sepse të dyja palët i refuzuan. Banorët në anën polake raportuan praninë e shumë forcave të sigurisë në zonën kufitare, ndërsa organizatave të ndihmës iu mohua qasja.

Putini rri i tërhequr

Udhëheqja e Rusisë, si aleate, deri tani ka qenë shumë e përmbajtur. Vetëm pak ditë më parë, Vladimir Putini dhe Aleksander Lukashenkoja konfirmuan me dekret një bashkëpunim më të ngushtë të gjendjes formalisht ekzistuese të shtetit të bashkuar.

Lidhur me situatën aktuale, zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, tha sot në mëngjes, sipas agjencisë Interfax: “Sigurisht, ne nuk kemi asnjë dyshim se autoritetet bjelloruse të migracionit po marrin të gjitha masat e nevojshme për të mbajtur situatën në përputhje me ligjin.” Sigurisht, po bëhet gjithashtu gjithçka e mundshme për të garantuar sigurinë e Bjellorusisë dhe Rusisë, shtoi ai. Situata kuptohet që nuk është e lehtë dhe “natyrisht, ka një barrë të madhe mbi supet e autoriteteve bjelloruse”, tha Peskovi sipas deklaratës.

NATO paralajmëron Bjellorusinë

NATO e ka paralajmëruar Bjellorusinë që të mos vazhdojë t’i shfrytëzojë më tej refugjatët.

Përshkallëzimi i fundit në kufirin polak-bjellorus shihet me shqetësim, tha një përfaqësues i Aleancës në Bruksel. NATO është e gatshme të mbështesë aleatët e saj dhe t’u garantojë atyre siguri.

BE e akuzon sundimtarin bjellorus Lukashenko për sjelljen e njerëzve nga rajonet e krizës në Bashkimin Evropian në shenjë hakmarrjeje për sanksionet evropiane. Përveç Polonisë, Letonia dhe Lituania po intensifikojnë masat e tyre paraprake. Qeveria e Vilniusit, për shembull, ka urdhëruar ushtarët të shkojnë në kufirin me Bjellorusinë./dw
 

LEXO TE PLOTE

Bota

Merkel: Politika ndaj refugjatëve dhe pandemia ishin për mua sfida të mëdha

Publikuar

-

Nga

E qetë dhe padyshim në paqe me veten: kështu dukej kancelarja Angela Merkel (CDU) në një intervistë që zhvilloi me të drejtori i lajmeve të Deutsche Welle, Max Hofmann, në Kancelarinë në Berlin. Merkelit nuk iu desh të mendohej gjatë për përgjigjen ndaj pyetjes se cilat kishin qenë sfidat më të vështira për të si kancelare: ardhja e refugjatëve në Gjermani në vitin 2015 dhe lufta kundër pandemisë së koronës. “Këto dy ngjarje ishin për mua personalisht sfidë, ndëkohë që numrin e madh të refugjatëve që vijnë, unë nuk do të doja ta quaja krizë, sepse njerëzit janë njerëz.”

Presioni për të ikur, veçanërisht nga Siria dhe vendet përreth, ishte shumë i fortë në atë kohë, tha kancelarja. Kurse për pandeminë e koronës Merkel tha: “Aty pamë se sa shumë njerëz u prekën drejtpërdrejt pra kemi të bëjmë me fate njerëzore”.

“Kundër ndryshimeve klimatike nuk është arritur mjaftueshëm”

Si një lloj krize në kohën e saj si kancelare Merkel quajti gjithashtu faktin që gjithnjë e më shumë njerëz në botë e vënë në dyshim multilateralizmin: “Për mua ishte gjithmonë e rëndësishme dhe gjithmonë jam përpjekur të forcoj organizatat ndërkombëtare, FMN-në, Bankën Botërore, Organizatën Botërore të Tregtisë dhe të tjerat. Lidhur me çështjen gjithnjë e më të ngutshme të luftës kundër ndryshimeve klimatike, kancelarja pranoi se nuk është arritur mjaftueshëm.

Merkel e cila para se të bëhej Kancelare ishte ministre e Mjedisit dhe ka kryesuar samitin e parë të OKB-së për klimën në Berlin në 2005, tha: “Ne jemi bërë më të shpejtë. Por kurrë nuk ka qenë si tani, që distanca ndaj vlerësimeve shkencore është rritur përsëri. Kjo duhet të ndryshojë tani gjatë kësaj dekade. Ne duhet të bazohemi përsëri dhe të ndjekim rekomandimet e studimeve shkencore lidhur me ngrohjen globale prej 1.5 gradësh.”

Merkel: Aktivistët e rinj të klimës duhet të bëjnë presion!”

Kancelarja nuk pranon se personalisht ka dështuar në politikën klimatike dhe tha se për çdo masë për mbrojtjen e klimës duhet të arrihen marrëveshje me shumicë, sepse ekziston shumë frikë nga pasojat sociale të shkurtimeve të forta, për shembull në konsumin privat.



Merkel mori pjesë kohët e fundit në konferencën e OKB-së për klimën që po zhvillohet në Glasgou dhe tha se: “Glasgou tashmë ka sjellë disa rezultate, por nga këndvështrimi i të rinjve, me të drejtë ende po ecën shumë ngadalë”. Me një qartësi të habitshme ajo shtoi: “Të rinjve dua t’u them se duhet të bëjnë presion.” Merkel tha fjalë për fjalë që është e tmerrshme që shkencëtarët po paralajmërojnë gjithnjë e më urgjentisht për përmbytjet dhe dëmtimet e thatësirës në mbarë botën

LEXO EDHE:  Shkoi në pishina dhe vdiq pas një ore në shtëpi/ E tmerrshme çfarë i ndodhi 10-vjeçarit

LEXO EDHE:  Ja si i thyejnë zemrat  shenjat e horoskopit

Merkel dhe pasardhësi i saj: një sinjal i mirë ndaj një bote të trazuar

Në takimin e G20 një javë më parë në Itali, Merkel u shfaq disa herë në takime dhe në publik demonstrativisht me pasardhësin e saj të mundshëm, Olaf Scholz, i cili është ministër i Financave në qeverinë gjermane ende në detyrë. Në Berlin Scholz po negocion aktualisht me të Gjelbërit dhe FDP për një qeveri të re nën udhëheqjen e tij.

Merkel tha se gjatë ditëve në samitin e G20 në Itali për të ishte e rëndësishme t’u dërgonte njerëzve një mesazh: “Nëse shihni se kreu aktual i qeverisë dhe kreu i ardhshëm i qeverisë kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, ky është një sinjal qetësues në një botë mjaft të trazuar.”

Merkel: Edhe me mospraninë time do të mësoheni

Pyetjes se çfarë do të bëjë tani që së shpejti do të largohet prej pushtetit, Merkeli ju përgjigj: “Nuk e di se çfarë do të bëj më pas. E kam thënë që fillimisht do të pushoj dhe do të shikoj se çfarë më vjen në mendje. Do të lexoj dhe do të fle shumë tha Merkel, e cila ka theksuar tashmë disa herë se beson që nuk ka probleme që të largohet nga pushteti, gjë që e përsëriti tani edhe në intervistën për DW: “Jam e lumtur nga njëra anë, por ndoshta do të ndjej edhe pak trishtim”. Fjalisë përmbyllëse të gazetarit të DW se “pas 16 vjetësh Merkel as që mund të imagjinohet që ajo nuk do të jetë më në Kancelari”, kryetarja e qeverisë iu përgjigj në mënyrën e saj të kthjellët: “Edhe me këtë do të mësoheni”./dw

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA, thellohet beteja për vaksinimin e detyrueshëm në vendet e punës

Publikuar

-

Nga

Vaksinimi i detyrueshëm kundër Covid-19 në vendin e punës vazhdon të jetë një çështje e debatueshme në Shtetet e Bashkuara. Administrata e Presidentit Biden pritet të përgjigjet këtë javë ndaj një vendimi të fundit të gjykatës federale për të ndaluar përkohësisht zbatimin e rregullit federal të vaksinimit të detyrueshëm për punonjësit e kompanive të mëdha.

Në Shtetet e Bashkuara, po intensifikohet lufta mbi rregullat për vaksinimin e detyrueshëm kundër Covid-19 të punonjësve.

Shtëpia e Bardhë do t’i përgjigjet këtë javë një urdhri gjykate që ndalon përkohësisht zbatimin e një rregulli federal që e bën të detyrueshëm vaksinimin për bizneset me më shumë se 100 punonjës. Disa shtete, biznese dhe grupe fetare kanë ngritur padi kundër këtij rregulli, duke argumentuar se ai është jokushtetues.

Administrata e Presidentit Biden argumenton se rregulli është i nevojshëm.

“Ka raste kur ne e kuptojmë se vendimet tona kanë një efekt më të gjerë te njerëzit përreth nesh. Covid-19 na e ka kujtuar këtë. Për këtë arsye rregulli për vaksinim të detyrueshëm në vendet e punës do të jetë i dobishëm dhe një hap i domosdoshëm për të përshpejtuar rrugën tonë drejt mposhtjes së pandemisë”, tha Dr. Vivek Murthy, këshilltar i Shtëpisë së Bardhë për shëndetin publik.



Administrata e Presidentit Biden thotë se është përgjegjësi e qeverisë federale që të miratojë dhe zbatojë rregullat e sigurisë në vendin e punës. Por disa ligjvënës thonë se rregullat për Covid-19 i tejkalojnë kompetencat e qeverisë.

LEXO EDHE:  Këto shenja të injoruara tregojnë që keni probleme me veshkat

LEXO EDHE:  Foto/ Performuesit që vdiqën përpara audiencës

“Unë nuk mendoj se njerëzit duan që t’u hiqet e drejta e tyre për të marrë vendime mbi këtë çështje. Unë nuk mendoj se ata duan një precedent ku qeveria federale mund të ndërhyjë dhe thjesht t’ju detyrojë të bëni çfarë të dëshirojë”, tha guvernatori i Floridës, Ron DeSantis.

Me rritjen e numrit të njerëzve që regjistrohen çdo ditë për të marrë vaksinën, disa thonë se një betejë për rregullat federale për vaksinim të detyrueshëm, që do të hyjnë në fuqi në janar, mund të mos jetë e dobishme.

“Nga pikëpamja e politikave publike, ne duhet të pyesim veten se cili është qëllimi ynë? Ne kemi vaksinuar rreth 81% të personave mbi 18 vjeç. Ku duhet të arrijmë dhe çfarë çmimi jemi të gatshëm të paguajmë në lidhje me përçarjet kulturore dhe sfidat që sjellë kjo”, thotë Dr. Scott Gottlieb, ish-komisioner i Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve.

Ndërsa numri i rasteve të reja me Covid-19 vazhdon të bjerë në Shtetet e Bashkuara, rreth 70,000 infeksione të reja regjistrohen çdo ditë./voa

LEXO TE PLOTE