LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Po nuk pagove në QSUT s’të çojnë në repart”/ Qytetarja kapet me Ramën: Flasim kur të duash

21 Gusht 2020, 15:50, Politikë CNA
“Po nuk pagove në QSUT s’të çojnë në

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga qendra e re shëndetësore në Kombinat, por një qytetare është irrituar dhe i ka ?çjerrë maskën? propagandës.

Qytetarja ka denoncuar me anë të një komenti se tek Urgjenca e QSUT nëse nuk paguan nuk të çojnë në repart për kurim. Më tej ajo deklaron se në QSUT janë punësuar njerëz të Partisë Socialiste.

Por duket se kjo akuzë i ka djegur kryeministrit Edi Rama, i cili i kërkon komentueses ta denoncojë rastin me emër me mbiemër.

I pakursyer a qenë edhe reagimi i qytetares, e cila thotë se nuk ka frikë të thotë të vërtetën dhe deklaron se është e gatshme të kontaktojë personalisht me kryeministrin.

Replikat:

Qyetarja: Ju dilni gjithmonë dhe flisni, por realiteti është krejt ndryshe. E dini ju ministre se në urgjencën e spitalit Nënë Tereza nëqoftëse nuk paguan nuk të çojnë në repart. Shko dhe shiko realitetin, shiko edhe vendet e punës që u jepen njerëzve që janë servilë të Partisë Socialiste.

Edi Rama: Realitet është ky nuk është film artistik, ndërsa përsa i përket akuzës që bën, bëje konkrete me emër e mbiemër ose hesht e mos hidh baltë mbi bluzat e bardha, që po e tregojnë veten në ditën më të errët për shëndetin publik për shkak të pandemisë!

Qytetarja: Po të ishte mundësia të flisnim, do të t?i jepja edhe emrat. Nuk po hedh baltë mbi bluzat e bardha, flas për një realitet që e kam kaluar. Mund të me kontaktoni, nuk i trembem së vërtetës. Edi Rama mund të flasim kur të duash./ CNA.al

Lajmet e fundit nga