LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kujdes! Rrezikoni për leucemi”/ Skënder Brataj apel të fortë qytetarëve, kujtesë kolegëve që u revoltuan

21 Gusht 2020, 11:18, Lifestyle CNA

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, pas deklaratës së bërë në një studio televizive, ku tha se bërja e shpeshtë e skanerit rriste rrezikun për shfaqjen e leuçemisë, ka bërë sot një tjetër sqarim.

Në një postim në rrjetet sociale, Brataj ka sqaruar edhe një herë qëndrimin e tij, ndërsa apeloi qytetarët që të kenë kujdes me përshkrimin e CT-skaner të përsëritur për Covid-19, sepse ka doza të larta rrezatimi.

Sipas tij, kjo mund të shkaktojë tumore (kancer) të ndryshme, midis të cilave edhe Leuçemitë.

Në linjën e këtij sqarimi, Brataj ka publikuar sot një material që thote se ?do tu shërbejë si kujtesë kolegëve që u revoltuan shumë, por sidomos dua të informoj qytetarët?.

?Para tre ditësh në një intervistë te News 24 do të këshilloja të bëhej kujdes me përshkrimin e CT-skaner të përsëritur për Covid-19, sepse ka doza të larta rrezatimi dhe mund të shkaktoj tumore(kancer) të ndryshme, midis të cilave edhe Leuçemitë. Pati reagime dhe interpretime si nga koleg dhe komentues të gabuara, prandaj për këtë arsye kam përgatitur këtë material që mendoj se do tu shërbej si kujtes kolegëve që u revoltuan shumë, por sidomos dua të informoj qytetarët.
Falenderoj grupin e Mjekëve Shqiptar në luftën kundër Covid-19, për seriozitetin e treguar ndaj këtij argumenti mjeksor të diskutuar dje në këtë grup .
Falenderoj Dr. Maksim Çela për përshkrimin me detaje të efektetve radiologjike që ka bërë dje në statusin tim.
Falenderoj Dr. Arsen Dalipi (Torino) që më sinjalizoi dhe dërgoi këtë material të Zyrës federale të Zvicrës mbi rrezatimet të cilin e përktheva.
UFSP Ufficio federale della sanità pubblica

Zyra Federale e Shëndetit Publik Zvicër.
Dozat e rrezatimit(radiacionit) në fushën mjekësore
Përdorimi i rrezatimit me rreze X në radiologji ose radiofarmaceutikë në mjekësinë bërthamore përfshin një ngarkesë rrezatimi për pacientin. Përqëndrimi i dozës së rrezatimit për përdorim mjekësor mund të ndryshojë ndjeshëm në varësi të sasisë së marrjes.

Radiologjia diagnostikuese

Doza e rrezatimit(radiacionit) të një ekzaminimi radiologjik me rreze X varet nga shumë faktorë. Ajo është në përpjesëtim me kohëzgjatjen e ekzaminimit, dimensionet e trupit, ndjeshmërinë radiologjike të organeve të ekzaminuara, si dhe depërtimin e rrezeve. Radiografitë e një dhëmbi ose të duarve dhe këmbëve, kanë dozat më të ulta të rrezatimit, ndërsa rrezatimet më të mëdha merren në operacione komplekse dhe të zgjatura të zemrës.

Rrezatimi në mjekësinë bërthamore

Doza e rrezatimit(radiacionit) gjatë një ekzaminimi në mjekësinë bërthamore, varet nga sasia e aplikuar, e nevojshme për të marrë informacion cilësor të mjaftueshëm diagnostik. Sidoqoftë, përcaktohet edhe nga lloji i radiofarmaceutikës, në mënyrë të veçantë nga përgjysmimi dhe lloji i rrezatimit të radionuklidit të përdorur, si dhe nga shpërndarja dhe koha e qëndrimit në trup (përgjysmimi biologjik). Ngarkesa e rrezatimit varet nga pesha e pacientit dhe teknologjia e detektorëve dhe instrumenteve matëse të përdorura.

Në flten e përshkrimit të radiofarmaco të aprovuar sipas ligjit, është e treguar doza e rrezatimit për secilin aplikim. Ekzaminimet e mjekësisë bërthamore, janë të ngjashme me ato radiologjike (rrezet X dhe CT-Skaner).
Dozat e rrezatimit(radiacionit) të disa ekzaminimeve radiologjike dhe diagnostike në mjekësinë bërthamore, tregohen në tabelën e mëposhtme:
Njësia matëse e përdorur është milisievert (mSv). Për të kuptuar më mirë, dozat e rrezatimit(radiacionit) ato krahasohen me dozën e rrezatimit(radiacionit) të një radiografie të mushkërive. Radiografia(Rx) e mushkrive është ekzaminimi radiologjik i kryer më shpesh në mjekësi dhe doza e tij e rrezatimit është shumë e ulët. Ajo është e barabartë me atë të akumuluar gjatë një fluturimi me avion në distanca të gjata.
Siç lehtësisht shikohet në tabelën bashkëngjitur me ngjyrë të kuqe një CT-Skaner e mushkërive është njësoj sikur të bësh një radiografi të mushkërive çdo ditë gjatë gjithë vitit.?-shkruan Skënder Brataj.

Lajmet e fundit nga