LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kastriot Islami këshillon Ramën/ “Është turp i madh, duhet të…”

21 Gusht 2020, 18:36, Politikë CNA
Kastriot Islami këshillon Ramën/ “Është turp i madh,

Ish-ministri i Jashtëm Kastriot Islami, ka dhënë një këshillë për kryeministrin Edi Rama, i cili në cilësinë e kryetarit të OSBE-së po ndërhyn për të zgjidhur krizën në Bjellorusi.

Islami këshilloi Ramën të japë dorëheqjen, pasi pretenedon se ky i fundit është i paaftë.

?Edi Rama është në një pozitë qesharake për të luajtur këtë rol. Çfarë do të thoshte Lukashenko të shikonte atje përballë Edi Ramën i cili është hajduti më i madh i zgjedhjeve në të gjithë hapësirën. Organizata e OSBE-së është turp që ka një njeri si Edi Rama në krye që akuzohet, imagjino se çfarë mund të thuhej për rastin e Shqipërisë. Rama është një mizë e vogël përballë këtij buburreci.

Lukashenko është sistematik në qëndrimin e tij dhe nuk pranon asnjë lloj moderimi të jashtëm. OSBE do të ishte mirë të kërkonin moderacion. Do t?i këshilloja të jepte dorëheqjen jo nga OSBE po edhe nga drejtimi i punëve në Shqiqëri. Edi Rama nuk është i aftë nuk është i zoti dhe nuk ka kapacitete për të kryer këtë lloj detyre. Është turp i madh dhe për OSBE-në, pasi vetë Edi Rama duhet të ishte objekt i moderacionit?, theksoi ish-ministri i Jashtëm në Fax News./ CNA.al

Lajmet e fundit nga