LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kanë përvojë sa mosha e Feros”/ Robert Berisha këshillon reperin: Mos u shtyj me të vjetrit

21 Gusht 2020, 13:17, Lifestyle CNA
“Kanë përvojë sa mosha e Feros”/ Robert Berisha

Reperi Fero, pak ditë më parë ironizoi në rrjetet sociale këngëtarin Robert Berisha duke u tallur me pagesën që merr nëpër koncerte.

Nëpërmjet një statusi, Fero shkruante se Roberti në kohë pandemie e ul pazarin deri në 215 euro. Pas kësaj këngëtari Robert Berisha ka vendosur të reagojë duke sqaruar deklaratën e tij teksa ka qenë i ftuar në emisionin ?Ora e mbrëmjes?

Roberti i dha një këshillë reperit që të mos merret me artistë që kanë aq vite karrierë sa mosha e Feros. Pasi Fero ka  ftuar Mc Kreshën, Lyrical Son dhe BimBimmën për një duel në rep, Roberti e ka këshilluar të mos merret me artistë që kanë karrierë sa mosha e tij.

?Hallall i qoftë çfarë vetëbesimi, shumë djalë i lezetshëm, kam ndenjur një herë me të, një koncert e kemi pasur në Zvicër para tri vitesh, edhe më fëmijë ka qenë. Mos u shtyj me të vjetër hiç mos me pas hite, mos u merr me çmime të të tjerëve. Ma kishte bërë çmimin 400-500 euro e s?di diçka dhe i thash: Ma paske rrit, se unë ato para i ndaj me dy muzikantët e mi?, ka thënë Roberti.

Ai vazhdon duke krahasuar reperët këtu me ata të SHBA-së, që për fat të mirë thotë se nuk kanë përplasje me armë për famë, sikundër ndodh në Amerikë.

?BimBimma, Festimi, Mc Kresha në gjumë bëjnë rep, kanë përvojë sa ka vjet Fero. Por kjo është një lojë këta që e bëjnë, shyqyr këtu te ne që nuk gjuhen me armë si në Bronx, Neë York, se këtu nuk gjuhen me bo emër, po vetëm me fjalë kapak. Besomë që kur shihen në aeroplan përshëndeten me njëri-tjetrin: Si je a je mire??, përfundon ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga